Nga Bujar Leskaj/ Jo iluzioneve për hapjen e kapitujve të MSA-së, themelore mbyllja e tyre!
Vendet që ecën me të vërtetë shpejt dhe fort drejt BE-së, ...

Asnjë formë dhune nuk ka treguar aq qëndrueshmëri dhe aftësi për t’u rikrijuar sa dhuna ndaj grave. Ajo nuk është fashitur, përkundrazi, ka gjetur terrene të reja, tani edhe në hapësirën digjitale.
Këtë vit, fushata globale e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave, i kushtohet dhunës digjitale. Dhe me të drejtë. Sepse fronti i ri i dhunës nuk është më vetëm pragu i derës, por ekrani. Jo vetëm dhuna e dorës, por dhuna e tastierës.
Jo vetëm kërcënimi fizik, por linçimi publik.
Si “veterane”, (pa patetizëm), e betejës për të njohur efektet e dhunës online ndaj grave vajzave, pa pretenduar se konkurroj me ndokënd për nivelin toksik të sulmeve online, sot po e nis ditën me të njëjtin mendim si gjithë bota: Dhuna online është krim!
Për më shumë se dhjetë vite kam kërkuar që ky realitet të njihej qartë në ligj. Atëherë, pak e besonin se dhuna digjitale ishte po aq e vërtetë, po aq e rrezikshme, po aq shkatërruese sa dhuna fizike.
Sot, më në fund, po diskutohet ligji i ri “Për parandalimin dhe mbrojtjen e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, i cili e njeh gjuhën e urrejtjes, kërcënimin, përshkrimin degradues, fyes të personit, shpërndarjen e të dhënave personale, përndjekjen digjitale etj, si forma të dënueshme të dhunës të cilën e shpërndan teknologjia virale, duke i dhënë grave e vajzave një armë juridike që deri dje mungonte.
Në praktikë e deri në zbatim të ligjit, linjat nuk do të jenë kaq të qarta. As do ta zhdukë ligji dhe zbatimi i tij, dhunën digjitale, por mund të jetë një instrument i ri për drejtësinë dhe një shans i ri për çdo grua e vajzë që vendos të padisë edhe për dhunën online, terrenin e menduar dhe të përdorur lehtësisht si armë e shkatërrimit në masë.
Por si gjithë bota as shumë e drejtë as shumë e përkorë, edhe ne prej sot mund të flasim më shumë për mikrokozmosin tonë të dhunës.
Për dritaret në të gjitha cepat e vendit, që mbyllen më shpejt se nata, për gra që janë përballur me dhunën dhe kanë parë vetëm murin e ftohtë të procedurave, për zërat që nuk janë dëgjuar asnjëherë dhe ku ndihma ka mbërritur kur ishte tepër vonë.
Por mbi të gjitha, mund të zhdehemi nga dakortësia misogjene se portretizimi i grave e vajzave si “k…, të lehta, target i mrekullueshëm për klikim fitime”- është e lejueshme, e pranueshme, e mrekullueshme, perlë, gjetje brilante” e kështu me radhë. Jo! Është thjesht e dënueshme!
Sepse dhuna digjitale nuk fshihet pas ekranit, ajo godet jetën reale.
Çdo popull që ka dashur të quhet i denjë ka ditur të mbrojë më të pambrojturat e vet. Histori të tëra kanë rënë për shkak të indiferencës. Perandori janë plandosur sepse nuk kanë ditur të mbrojnë njerëzit e tyre. Ne nuk jemi as më të mëdhenj e as më të paprekshëm se ata.
Ndaj me mirë sot, të jemi të paktën dakord si gjithë bota: Dhuna digjitale është krim!/ CNA
Vendet që ecën me të vërtetë shpejt dhe fort drejt BE-së, ...
Hetimi ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si ...
GJKKO pezulloi këtë të enjte Belinda Ballukun nga posti i ...
Sot mediat raportuan se GJKKO kishte dhënë masë sigurie nd...
Portali online “Tema”, i gazetarit të familjes Veliaj, M...
Nenet më poshtë janë 2 nga nenet e ligjit për Procedurat t...
Kryeministri Rama ka reklamuar fort atë që ai e quan Paqe ...
Në SPAK ka shumë prokurorë me integritet, njerëz të ndersh...
Gjykata Kushtetuese e Sadushit, (d.m.th. 5 nga anëtarët), ...
Ditët e fundit, mediat u pushtuan nga lajmi i marrjes nën ...
Fjala e plotë e kryeministrit Rama në Forumin e Paqes në P...
NGA ELVI FUNDO Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërm...
Aeroporti i Vlorës, një nga aeroportet e reja që pritej të...
Dje, Dhoma e Avokatisë, e drejtuar nga Maks Haxhia, ka ven...
Dje Tedi Blushi, në vend të ndjesës, kishte nxjerrë një st...
Sot Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lir...
Afera e shekullit është ajo e inceneratorëve që fillon...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një nga ngjarjet më...
Sot pasdite është qëlluar me armë brenda ambienteve të Gjy...
Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij sot, ku kishte t...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...