Në Korçë u vendos një bust i Llazar Fundos, mbi një piedestal që më shumë sesa një monument është një vepër arti, e cilësuar e tillë nga artistë, skulptorë, piktorë, intelektualë, profesorë dhe pas kësaj vepre qëndrojnë duart e arta të skulptorit Adi Dule.

Fillon me ardhjen e Dules në Korçë, në shtëpinë e Llazar Fundos dhe të nesërmen në takim me Mitropolitin e atëhershëm të Korçës, sot Fortlumturinë e Tij Joanin, Kryepiskop i Kishës Ortodokse Autoqefale te Shqipërisë, për të marrë bekimet, për të filluar një rrugë, një punë deri në vendosjen e monumentit të Llazar Fundos.
Gjithçka shihet atje është bërë nga skulptori Adi Dule që patjetër pati një forcë të madhe shpirtërore dhe frymëzuese, jo vetëm kur u njoh me veprën e Zait, por edhe kur u bashkua për të shkuar në Ventotene, atje ku Fundo kishte qenë i internuar dhe u bë një nga hartuesit e Manifestit të Ventotenes.
Më pas në debate me intelektualët e asaj kohe si Altiero Spinelli apo si një nga miqtë e Sandro Pertinit, i cili më vonë u bë president i Italisë.
Adi Dule e pa Zai Fundon që nga fillimet, aktiviteti, tek vrasja dhe deri tek nxirja e historisë së tij nga diktatori Enver Hoxha deri te vlerat që i jepen këtij intelektuali dhe filozofi të majtë, një ish-komunist në të gjitha kohërat.
Që nga ndëshkimet e para nga Mbreti Zog, që nga gjyqet në Gjermani, nga largimi në Moskë, nëpërmjet katakombeve për në Mongoli e më pas në Europë, sepse spiunohej nga shokët e tij të Kominternit dhe nuk e vranë dot, as Zogu, as gjermanët dhe as rusët.
Por e arrestuan italianët në Korçë, ashtu siç thotë Enver Hoxha, sepse në 7 prill '39 doli përpara bashkisë për të kërkuar armë që të luftohet fashizmi. Zai Fundo ishte një antifashist. Pikërisht atje ku ka folur, në 7 prill '39, është vendosur busti i tij.
E internuan dhe italianët për katër vjet. Më pas erdhi në Shqipëri, hyri në Kosovë me 'Kryezinjtë' dhe me një misionar anglez dhe e pushkatoi pa gjyq Enver Hoxha.
Profesor Aurel Plasari është më i qarti në qëndrimin që jep për Zai Fundon, i cili thotë mjafton të shikojmë pyetjet: 'Pse në Kosovë, ku ke qenë?’
Plasari e cilëson vrasjen e Zai Fundos si një hakmarrje personale të diktatorit gjakatar. Nuk ka një gjyq, nuk ka një faj të Zai Fundos, nuk ka një krim. I vetmi është në Moskë ku kritikonte regjimin e Stalinit.
Këtë “Zai Fundo” Adi Dule e lexoi, e jetoi, hyri brenda tij dhe solli një skulpturë që është vërtetë një vepër arti, është e rrallë.
Dikur, në vitet '86 në Korçë do të vendosej monumenti i diktatorit Enver Hoxha, njeriut që e kishte pushkatuar Llazar Fundon.
Vepër nga duart e mjeshtrit të madh Hektor Dule, një nga skulptorët e rrallë përtej madhështisë që ka pasur, që ka Shqipëria. Dhe atëherë ai monument i diktatorit konsiderohej nga më të bukurit që ishte realizuar. Në fakt, sot i biri i tij, Adi Dule, realizon bustin e Llazar Fundos dhe ja si qëndron historia.
Adi Dule, atë skulpturë e ka bërë me shpirtin dhe forcën e pasionit të tij, pa asnjë kosto, pa u paguar asnjë qindarkë dhe duke këmbëngulur që Zai do të ishte vepër e tij, nga duart e tij dhe nuk do të kontribuonte askush tjetër.
Nuk mund të lihet pa përmendur, edhe në vlerësimin që i bëhet Adi Dules, Kryeministri Edi Rama me energjinë, dëshirën dhe pasionin që Zai Fundo të kishte monumentin e tij në Korçë, i cili ka kontributin e tij në detaje. (Lexo Ketu)
Edhe Niko Peleshi, kryetar i Kuvendit, ish-kryetar i Bashkisë Korçë, i cili e ka pasur babain e tij të internuar në Ventotene dhe ai ishte atje, së bashku me Adi Dulen dhe Blendi Fevziun për të parë vuajtjet e të internuarve.
Niko Peleshi ishte një nga propozuesit për të vendosur atë bust dhe për t'i vënë emrin sheshit ku Zai Fundo kishte folur, së bashku me kryetarin aktual të bashkisë, Sotiraq Filo, me një kontribut të vazhdueshëm për të arritur në qëllimin final, këtë monument, këtë bust që ka një histori.
Ajo që është më e rëndësishmja nga të gjitha, përtej falënderimeve dhe vlerësimeve që duhet të jenë të pafundme, jo vetëm për skulptorin, por dhe për persona të tjerë që u përfshinë: Gimin, IImiun, Petrikën, çdo punonjës që vuri qoftë një gozhdë në atë monument për të dalë ajo vepër arti, ka një detaj shumë të rëndësishëm në atë bust që u vendos atje.
Dje, babai i tij, skulptor, bënte bustin e diktatorit. Djali i tij, në kapitalizëm, në liri, bën viktimën e diktatorit dhe i jep vlerat që i takojnë një intelektuali dhe filozofi si Llazar Fundo.
Jo thjesht vetëm Adit, jo thjesht dhe vetëm babait të tij Hektorit, por se si historia dhe Zoti na drejtojnë gjithmonë tek i drejti dhe se koha vonon, por nuk harron.
Dhe koha nuk harroi që Adi Dulen ta çonte te Llazar Fundo për të krijuar atë vepër arti të papërsëritshme, që është vendosur në krah të Bashkisë Korçë./ CNA
Asnjë formë dhune nuk ka treguar aq qëndrueshmëri dhe aftë...
Vendet që ecën me të vërtetë shpejt dhe fort drejt BE-së, ...
Hetimi ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si ...
GJKKO pezulloi këtë të enjte Belinda Ballukun nga posti i ...
Sot mediat raportuan se GJKKO kishte dhënë masë sigurie nd...
Portali online “Tema”, i gazetarit të familjes Veliaj, M...
Nenet më poshtë janë 2 nga nenet e ligjit për Procedurat t...
Kryeministri Rama ka reklamuar fort atë që ai e quan Paqe ...
Në SPAK ka shumë prokurorë me integritet, njerëz të ndersh...
Gjykata Kushtetuese e Sadushit, (d.m.th. 5 nga anëtarët), ...
Ditët e fundit, mediat u pushtuan nga lajmi i marrjes nën ...
Fjala e plotë e kryeministrit Rama në Forumin e Paqes në P...
NGA ELVI FUNDO Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërm...
Aeroporti i Vlorës, një nga aeroportet e reja që pritej të...
Dje, Dhoma e Avokatisë, e drejtuar nga Maks Haxhia, ka ven...
Dje Tedi Blushi, në vend të ndjesës, kishte nxjerrë një st...
Sot Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lir...
Afera e shekullit është ajo e inceneratorëve që fillon...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një nga ngjarjet më...
Sot pasdite është qëlluar me armë brenda ambienteve të Gjy...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...