Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Sot në GJKKO për të disatën herë janë shtyrë seancat gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Durrësit, Erion Veliaj.
Ky i fundit ka 13 akuza të rënda penale të cilat janë çuar në gjykatë në datën 10 shtator.
Në media ndërkohë ato të paguara nga inceneratorët dhe në portalin e familjes Veliaj që drejtohet nga Mero Baze thuhet se Erioni mbahet në burg pa akuzë.
Thuhet se është arrestuar padrejtësisht, flitet për proporcionalitet, flitet se SPAK-u ka qenë në revansh.
Në fakt, Erioni është arrestuar në shkurt pas disa muajsh hetimesh, janë mbyllur brenda afatit 6-mujor të gjitha veprimet procedurale dhe mbledhja e provave dhe fakteve të tjera të cilat po prisheshin në fakt nga Erion Veliaj dhe njerëzit e tij dhe dosja është çuar në gjykatë.
Akuza është në gjykatë, por Erion Veliaj nuk shkon. Prej disa muajsh Erion Veliaj nuk shkon në gjykatë të përballet me akuzat. Gjenden një mijë e një teknikalitete. Njëherë për fatkeqësinë dhe krimin, vrasjen e një gjyqtari, avokatët shpallën bojkotin, por jo sipas vendimit të KLGJ e shtynë dy ditë, futën brenda dhe datën e gjyqit të Veliajt, njëherë për arrestimin e një avokati në Elbasan, i futën 5 ditë bojkot dhe aty përfshihej data e gjyqit të Veliajt, njëherë ndërrojnë një avokat, njëherë ndërrojnë një avokat tjetër, teknikalitete, çështje procedurale që i përket mbrojtjes.
Por në diskutimin publik, në qëndrimin e mbajtur, ku është përballja? Është kërkuar të përballet në gjykatë me akuzat. Të mos mbahet në burg pa akuzë.
Erion Veliaj ka akuzat në gjykatë. Pse nuk shkon të përballet me to? Pse nuk shkon të bëjë betejën e tij me drejtësinë? Por bën gërr e vërr, "pse s'kam kompjuter”, “pse s'më jep Ulsiu kompjuter?"
Sepse ashtu e ka vendimi i Këshillit të Ministrave, duhet t'ia kërkojë Edi Ramës, t'i kërkojë qeverisë, jo SPAK-ut.
"Pse s'më printojnë?” “Pse s'më sjellin vendimin?” “Akuzat?” “Dokumentet?". Çfarë kërkon një dreq e di!
Por në finale, për atë që Erion Veliaj lufton më shumë, dinjitetin dhe imazhin publik. Ku je, o Erion? Pse nuk shkon të përballesh në gjykatë me akuzat e prokurorëve të SPAK-ut?
Pse bën cic-mic? Pse nuk shkon të tregosh të kundërtën e atyre fakteve dhe provave që kanë gjetur prokurorët? Pse nuk shkon t'ua rrëzosh? Të përballesh, të bësh një betejë me drejtësinë?
Përgjigjja është e thjeshtë: Janë akuza të rënda, fakte dhe prova të siguruara në mënyrë ligjore. Të gjitha nivelet e gjykatave e kanë lënë Erion Veliajn në burg. Dhe termi i përdorur prej tij në mënyrë abuzuese, "mbahesha padrejtësisht në burg e pa akuzë", tashmë ka rënë.
Ashtu siç ranë gënjeshtrat e njëpasnjëshme se nuk kishte vendim gjykate për arrestimin e Erion Veliajt, kur në fakt masa e sigurisë "arrest me burg" kishte dhënë disa herë deri në nivelin më të lartë në Gjykatën e Lartë.
Një gënjeshtër tjetër që ra rrugës ishte se, një nga prokurorët e çështjes, Olsi Dado, kishte kërkuar një shtesë leje, por kurrë nuk e nxori dokumentin me firmë për shtesën e lejes, as refuzimin me firmën e tij.
Dhe tani i ra dhe një tjetër nga ato gënjeshtrat publike, se mbahet në burg pa akuzë, ndërkohë ka disa muaj që akuza është çuar në gjykatë nga prokurorët dhe Erion Veliaj nuk shkon të përballet me akuzën. Këto janë të vërtetat.
Dhe kuptohet pse nuk shkon. Ka frikë të përballet me të vërtetën. Ka frikë të përballet me drejtësinë. Ndryshe do të kishte shkuar. Do të kishte pasur kurajën për t'u përballur dhe për të bërë betejën e tij ligjore. Që në fakt po e bën "tërhiq e mos e këput", thjesht dhe vetëm të fitojë nga koha e paraburgimit. Ndoshta atje në burg ndihet dhe më rehat./ CNA
Ashtu siç CNA e paralajmëroi gjyqi për kryebashkiakun e sh...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar të gjitha pasuritë e l...
Interpol Tirana ka finalizuar operacionin e koduar "Brothe...
Seanca për dosjen Meta-Kryemadhi është shtyrë për në datën...
Seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta në GJKKO ës...
Ekspertja e Ekonomisë ka folur për prokurorin që fle mbi d...
Seanca paraprake për kryebashkiakun e shkarkuar dhe të arr...
Minatorët e Spaçit po vijojnë me protestën e tyre për të 1...
Sot në orën 09:00 do të mbahet në GJKKO-së seanca paraprak...
Sot pritet të mbahet seanca paraprake për kryebashkiak...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Drejtuesi i ILD, Artur Metani në raportimin në Kuvend për ...
Inspektori i Lartë të Drejtësisë Artur Metani gjatë raport...
Gazetarja Klodiana Lala në një dalje televizive tha se zb....
Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ...
Gazetari Blendi Fevziu ka analizuar garën për Bashkinë e T...
Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin “Të Paekspozua...
Kreu i SPAK, Altin Dumani në raportimin e bërë ditën e sot...
Kreu i SPAK Altin Dumani gjatë raportimit në Kuvend iu për...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...