
Opozita shqiptare duket se nuk është ende e qartë dhe mesa duket paska qenë e pavendosur lidhur me (tashmë) ish-kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës Erion Veliaj. Opozita ka qenë e para që ka kërkuar edhe me protesta në mbi 40 javë për shkarkimin e tij.
Fillimisht, përfaqësues të opozitës shpreheshin se Veliaj duhej shkarkuar menjëherë pas përfundimit të afatit 3-mujor nga mungesa e tij.
Në fakt, Erion Veliaj u shkarkua nga detyra pas 7 muajsh!
Deklaratat e sotme të opozitës, nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gaz Bardhi, janë sa qesharake, aq edhe pa bazë ligjore.
Si i argumenton opozita deklaratat e sotme në mbrojtje ndaj Erion Veliajt, kur shkarkimi nuk ndodhi në kohën e përfolur dhe të shprehur nga opozita, por ndodhi 4 muaj më vonë. Apo kërkesa e opozitës për shkarkim ishte thjesht një provokim GazBardhist, me idenë se Gjykata Kushtetuese do ta bllokonte shkarkimin?
Nuk është e qartë se cilin nen lexonin opozitarët, demokratë e jo vetëm, kur thonin se Veliaj duhet të shkarkohej pas 3 muajsh mungese nga detyra.
Veliaj u shkarkua më 25 shtator me vendim të Këshillit të Ministrave pasi u propozua nga Këshilli Bashkiak. Shkarkimi i tij u bë me vendim në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës 'c', të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, 'Për vetëqeverisjen vendore', të ndryshuar.
Menjëherë më pas duket se opozita është mobilizuar per bllokimin e shkarkimit të Veliajt.
Opozita, nga njëri qëndrim në tjetrin, e tregoi qartazi se është e dyzuar për shkarkimin e Veliajt.
Në qëndrimet e saj publike dhe deklaratat për mediet, opozita i ka mëshuar idesë se një shkarkim i Veliajt duhej bërë kohë më parë, ndoshta që në fillim, pas arrestimit të tij. Por kur deklaronin se duhej shkarkuar që me arrestimin e tij, cilin nen të Kushtetutës që e ka në kokë vetem Gaz Bardhi, lexonte opozita?!
A besonte vërtetë opozita se shkarkimi varej vetëm prej opozitarëve në Këshillin Bashkiak? Apo besonte se do e bllokonte kryeministri Edi Rama?!
Lojërat publike të opozitës për rastin Veliaj tejkalojnë çdo lloj imagjinate, duke thyer edhe rregullat e logjikës qytetare pa arritur në logjikën e aksionit politik. Këto zig-zage nuk i shkojnë përshtat një opozite, që do qe ta besojmë se po kërkon shkarkimin e një kryebashkiaku. Më tepër i ngjason një shakaje dhe talljeje me publikun, duke kërkuar që Veliaj të shkarkohej vetëm kur donte vetë.
Opozita të ndajë mendjen!
Më këto përpjekje, opozita ndoshta donte të provonte nëse Veliaj do të shkarkohet, e më pas të rrinte ende në detyrë pas një ankimimi në Gjykatën Kushtetuese.
Opozita nuk po ndan mendjen ende për arsyen që e shtyu të kërkonte shkarkimin e Veliajt. E donte të shkarkuar se mungoi 3 muaj nga detyra apo se donte që Veliaj të rrinte në burg si Kryebashkiak?
Kjo opozitë, me këto qëndrime, nuk po na bën thjesht për të qeshur. Madje, po i kalon ‘Portokallisë’ në ditën e saj më të keqe të shfaqjeve të humorit./CNA
Intrigat rreth arrestimit dhe shkarkimit të Erion Veliajt,...
Shkeljet brutale të sovranitetit ajror të Polonise dhe Est...
Siç e dimë, qeveria kërkon të votojë në Parlament një proj...
Prej tri ditësh, ky djalë është bërë personazh publik. Në ...
Duke u ankuar në Kushtetuese, Veliaj ka dalë hapur kundër ...
Bujë të madhe ka shkaktuar dalja në publik e një takimi në...
"- Ik që këtu! Kthehu në Romë! Je i ri dhe bota është jotj...
Qëllimi i luftës ekonomike është të dëmtohet ose të dobëso...
Ata që nuk harxhuan një shikim të fundit për ata, të cilët p...
Normalisht, për rekrutimin nga Rama të një zyrtareje të ni...
Të nderuar qytetarë, pas një skanimi me sy të mbyllur dhe ...
Në politikë, para veprave, fjala është arma më e fortë, po...
Ndërsa po ndiqja në “Opinionin” e Blendi Fevziut një d...
Sot është një ditë historike! Pas kaq vitesh durimi stoik,...
Dielli im, Kryeministri, ma bëri qejfin sot. Më në fund e ...
Palestina do të jetë “elefanti në dhomë”, gjatë takimit vj...
Seanca e fundit parlamentare ishte një shfaqje e vogël, po...
Republika e Këshilltareve Sot mbajta fjalimin tim të parë...
Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një koment në lidhje me a...
Ky është një ekuacion shumë interesant: a do t’i hapë Veli...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...