Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në politikë, para veprave, fjala është arma më e fortë, por kur ajo nuk përdoret drejt e humbet fuqinë e saj. Kjo ndodh shumë shpesh në një pjesë të mirë të postimeve të politikaneve/ëve tanë. Meqenëse jemi disa ditë pas formimit të qeverisë Rama 4 po analizojmë disa nga ministret/at e këtij kabineti.
Kjo tregon paaftësinë e tyre për të shkruar drejt, gjë e cila vjen edhe si pasojë e një problemi kombëtar për shkak të politikave të gabuara të sistemit paraardhës e që vazhdon edhe me këtë që kemi.
Si pasojë, lind pyetja: kur është hera e fundit që këta zyrtarë kanë bërë gjuhë shqipe? As në gjimnaz jo! Mos ndoshta kanë nevojë për kurse të gjuhës shqipe që të jenë shembull i mirë edhe për ata që i ndjekin? Pse jo?! Të jenë model për të gjithë ata që nuk e shkruajnë saktë gjuhën shqipe, por edhe për ata që do të vijnë pas tyre. Shoqëria jonë ka nevojë për ndërgjegjësim në këtë drejtim, aq më tepër kur ata që duhet të jenë shembull, kanë nevojë për të ndjekur një shembull.
Po e nisim me njërën nga ministret, e cila që në hyrje të profilit të saj shkruan: “Ministër i Punëve të Brendshme”?! Lind pyetja tjetër: ministër apo ministre? Në një postim të tri ditëve më parë, “ë”-ja përdoret në shumë raste mirë, por në shumë raste mungon, ndoshta kanë përtuar ta shkruajnë në të gjitha rastet sepse, siç duket, tastiera në gjuhën shqipe “nuk ekziston” për ata dhe kush e mban shtypur “e”-në derisa të dalë “ë”-ja...
Në një postim tjetër më poshtë “ministri i Punëve të Brendshme” përforcohet. E kuptojmë shumë mirë që si pozicion pune është “ministër i Punëve të Brendshme”, por gjuha shqipe është shumë e larmishme dhe na jep mundësinë e përshtatjes – “ministre e Punëve të Brendshme”, kaq e thjeshtë!
Një gjë të mirë kishte ky profil, që “ç”-ja shkruhej në formë të saktë dhe jo “c” siç e shohim në emra e mbiemra të shumëkujt, pa i harruar fjalët në përdorimin e përditshëm.
Edhe emrat e përveçëm në gjuhën shqipe lakohen. Për këtë duam të vëmë në dijeni një ministre tjetër, e cila shkruan: “I urojmë Ermal Shena suksese...”, Ermal Shenës, zonja ministre.
Problem më vete janë edhe trajtat e shkurtra, shumë të rëndësishme edhe këto. “...drejtor i Përgjithshëm të Agjencisë...” - drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë... Ndoshta, bazuar në ministrinë që do të drejtojë ministrja në fjalë, këto detaje janë pak të rëndësishme, por në të vërtetë fjala ka peshën e saj dhe shtrembërimi në çdo rast e bën më pak të rëndësishme! Për dikë që ia di vlerën gjuhës amtare kjo duhet të jetë shumë shqetësuese.
Në një konferencë gjatë ditës së sotme në Vjenë, jo në “Vienë” siç e shkruan ministri i qeverisë sonë del përsëri problemi i emrave. Nejse, ndoshta nuk e ka shkruar vetë ministri...
Për ndonjë ish-ministre, sot me pozicion tjetër, këshillojmë që pozicionet e tyre të mëparshme t’i shkruajnë siç u ka hije, sepse edhe në raste si 81-vjetori i çlirimit të një qyteti duhet që, përveçse të festohet kjo datë, të manifestohet edhe ruajtja me fanatizëm e gjuhës sonë, se fundja për këto vlera kombëtare kujtohen përvjetorë si çlirimi apo çdo përvjetor tjetër.
Këta shembuj nga shkrimet e zyrtarëve të qeverisë na kujtojnë se gjuha ka nevojë për disiplinë po aq sa politika. Në komunikime publike çdo pasaktësi gjuhësore cenon besueshmërinë e mesazhit. Për këtë arsye kujdesi gjuhësor është një domosdoshmëri, një standard që duhet mbajtur lart për hir të peshës që kanë shkrimet e tyre para qytetarëve, por akoma më shumë në ruajtjen e vlerave kombëtare si gjuha shqipe e shkruar drejt në këtë rast./ CNA
Ndërsa po ndiqja në “Opinionin” e Blendi Fevziut një d...
Sot është një ditë historike! Pas kaq vitesh durimi stoik,...
Dielli im, Kryeministri, ma bëri qejfin sot. Më në fund e ...
Palestina do të jetë “elefanti në dhomë”, gjatë takimit vj...
Seanca e fundit parlamentare ishte një shfaqje e vogël, po...
Republika e Këshilltareve Sot mbajta fjalimin tim të parë...
Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një koment në lidhje me a...
Ky është një ekuacion shumë interesant: a do t’i hapë Veli...
Duket sikur Partia Demokratike ka gjetur formulën e vetme ...
Të dhënat zyrtare të Formimit Bruto të Kapitalit Fiks (FBK...
S’i zgjidhëm dot hallet, paskan qenë të thella,Por që sot e ...
Dëshmia e James Rubin, ish zv sekretarit amerikan të shtet...
Nuk është një temë debati apo çështje titujsh sensacional ...
“Air Albania” është një kompani ajrore, jo pa halle, e fillu...
Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të kishte një ministre...
Neni 2 në dekretin e Presidentit ku theksohej se Diella is...
Në qeverinë e katërt të Rilindjes, pas gjithë ministrave m...
Ndërkohë që shumica e kastës socialiste prisnin me ankth d...
Kabinetin Rama 4, surprizat i ka me pikatore. Spektakli ja...
Vlora sot zyrtarisht pa kryetar bashkie Komisioni famëkeq...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...