"The Albanian Files"/ Zhupa: Libri i premtimeve të Ramës për ndërtuesit e vet, ka brenda 523 vepra penale
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...

Të dhënat zyrtare të Formimit Bruto të Kapitalit Fiks (FBKF) për vitin 2024 tregojnë se 31.5 % e investimeve neto në ekonomi janë kanalizuar në ndërtim banesash, në rritje nga 30.8 % e vitit 2023. Ndërkohë, investimet në pajisje të teknologjisë janë thuajse simbolike. Vetëm 0.21 % e totalit. Edhe shpenzimet për produkte të pronësisë intelektuale (inovacione, patenta, software) mbetën në 0.37 %. Ky orientim tregon një ekonomi që po konsumon kapital në një sektor joproduktiv, në vend që të ndërtojë kapacitete moderne prodhuese.
Në Bashkimin Europian, investimet në banesa përbënin mesatarisht 5.6 % të PBB-së në vitin 2021, ndërsa vendet me peshën më të madhe si Qipro (7.6 %) dhe Gjermania e Finlanda (7.2 %), mbeten shumë larg nivelit shqiptar. Greqia kishte një peshë minimale prej 1.3 %. Po ashtu, vlera e shtuar bruto e sektorit të ndërtimit në BE luhatet rreth 5.5 % të PBB së, ndërsa në SHBA rezidenca fikse (ndërtimi dhe rikonceptimi i banesave) përbën rreth 4 % të PBB-së dhe e gjithë ekonomia e banesave (qiratë, shërbimet komunale) rreth 16.2 %. Këto shifra tregojnë se edhe vendet me sektorë të fuqishëm ndërtimi nuk lejojnë që ky sektor të thithë një të tretën e investimeve kombëtare.
Pse orientimi nga betoni është problematik?
1. Produktivitet i ulët dhe mungesë diversifikimi. Investimet në banesa nuk rrisin kapacitetin prodhues apo konkurrueshmërinë ndërkombëtare. Shpenzimi i kapitaleve në teknologji dhe asete të paprekshme është i domosdoshëm për të rritur produktivitetin. Kur vetëm 0.21 % e investimeve shkojnë në teknologji, vendi rrezikon të mbetet jashtë revolucionit digjital.
2. Mungesë edukimi financiar. Shumica e familjeve shqiptare, për shkak të traditës dhe mungesës së literacisë financiare, e shohin pronën e paluajtshme si formën më të sigurt të investimit. Në mungesë të njohurive për instrumente të tjera (tregjet e kapitalit, fondet e investimit, obligacionet), kursimet kanalizohen masivisht te ndërtimi. Kjo mungesë diversifikimi e bën ekonominë të brishtë ndaj krizave të tregut të pasurive të paluajtshme.
3. Rritje e ekonomisë informale. Raporti më i fundit i Global Initiative Against Transnational Organized Crime thekson se ndërtimi dhe tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri janë ndër sektorët me rrezikun më të lartë për pastrim parash. Bleje e pronave me para në dorë pa provuar origjinën e fondeve është ende e mundur, vetëm 40 % e transaksioneve financohen me hipoteka, dhe shumë kompani ndërtimi kanë lidhje me grupet kriminale. Studimi nënvizon se 68 % e pastruesve të parave përdorin pasuri të paluajtshme të shtrenjta për të “pastruar” fitimet e paligjshme. Këto praktika artificialisht rrisin kërkesën dhe çmimet e banesave, duke krijuar një flluskë që mund të shpërthejë.
4. Financim i dyshimtë. Sipas Albanian Conservative Insitute, flukset e paligjshme që hyjnë në Shqipëri arrijnë 1–4 miliardë euro në vit (5–17 % e PBB-së) dhe kanalizohen kryesisht në ndërtim. Bankat mbulojnë vetëm rreth 22 % të financimit të sektorit, duke ngritur pyetje se nga vijnë fondet e tjera. Raporte të tjera sugjerojnë se 500–700 milionë euro pastrohen çdo vit përmes ndërtimit.
Shtetet me ekonomi të konsoliduar kanë zhvilluar kultura të diversifikuara të investimit. Kapitalet kanalizohen në teknologji, kërkim zhvillim, infrastrukturë dhe asete të paprekshme. Për të lëvizur drejt këtij modeli, Shqipëria duhet të ndërmarrë disa hapa:
* Rritja e edukimit financiar. Programet shkollore dhe kursimet familjare duhet të orientojnë qytetarët drejt instrumenteve të ndryshme investimi (obligacione, aksione, fonde të indeksit). Literacia financiare ndihmon individët të kuptojnë rrezikun dhe të shmangin varësinë nga një aset i vetëm.
* Fuqizimi i tregjeve kapitale dhe inovacionit. Krijimi i një ambienti të besueshëm për start up-et, ekonominë kreative dhe teknologjinë do të diversifikonte portofolin e investimeve dhe do të rrite produktivitetin.
* Lufta ndaj ekonomisë informale dhe pastrimit të parave. Organe të specializuara si SPAK duhet të rrisin kontrollin mbi transaksionet në pasuri të paluajtshme, duke kërkuar provën e origjinës së fondeve për çdo investim të madh. Raporti i GI TOC nënvizon se hetimet për ndërtimet pa dokumentacion duhet të intensifikohen dhe blerjet me para në dorë të kufizohen.
* Politika fiskale dhe bankare stimuluese. Ulja e barrës tatimore për sektorët prodhues dhe lehtësimi i kredidhënies për inovacion e bujqësi mund të zhvendosin kapitalet nga betonizimi drejt aktiviteteve me vlerë të shtuar.
Shqipëria përballet me një paradoks zhvillimi. Rritje ekonomike e mbështetur te ndërtimi, por me prapambetje në sektorët që gjenerojnë të ardhura afatgjata. Një ekonomi moderne nuk mund të mbështetet vetëm te “llaçi dhe tulla”. Për ta thyer këtë cikël, është thelbësore të forcojmë edukimin financiar, të diversifikojmë portofolin e investimeve dhe të godasim burimet e paligjshme të kapitaleve. Vetëm atëherë do të mund të ndërtojmë një ekonomi të qëndrueshme që krijon punësim, inovacion dhe mirëqenie për të gjithë.
S’i zgjidhëm dot hallet, paskan qenë të thella,Por që sot e ...
Dëshmia e James Rubin, ish zv sekretarit amerikan të shtet...
Nuk është një temë debati apo çështje titujsh sensacional ...
“Air Albania” është një kompani ajrore, jo pa halle, e fillu...
Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të kishte një ministre...
Neni 2 në dekretin e Presidentit ku theksohej se Diella is...
Në qeverinë e katërt të Rilindjes, pas gjithë ministrave m...
Ndërkohë që shumica e kastës socialiste prisnin me ankth d...
Kabinetin Rama 4, surprizat i ka me pikatore. Spektakli ja...
Vlora sot zyrtarisht pa kryetar bashkie Komisioni famëkeq...
Si mund të pajtohen politika dhe etika, ose, thënë ndrys...
9 shtator 1946, kryengritja e dytë antikomuniste e Postrib...
Gjatë vitit 2025 pati zgjedhje në disa vende europiane dhe...
Zakonin e letrave të hapura me “i/e nderuar” apo “të nderu...
Kam ndjekur këto ditë lajmet dhe reagimet mbi aktin e dhun...
Absurditeti është cilësi apo një gjendje qesharake krejtësis...
Mbas 35 vitesh “tranzicioni komunist” që akoma vazhdon, du...
Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Fil...
Prolog Për komunitetin e artistëve në përgjithësi, e për VI...
Ndodhi në Firenze. Piazza della Signoria. Kryetari i Bashki...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...