Konflikt mes vëllezërve në Kavajë/ Ndërron jetë 74-vjeçari, u godit me thikë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...

Duket sikur Partia Demokratike ka gjetur formulën e vetme që nuk gabon kurrë: kthen demokratët në armiq të partisë.
Para disa ditësh, kur fola për Valbonën, disa u ndien të prekur në tela e më shkruan pse theksova se PD-ja ka bërë gabime të shumta në numër. Por nuk e kisha llogaritur këtë “gabim të fundit”, "varrimin" solemn që opozita i bëri vetes në Elbasan.
Kalimi i Klodit nga PD në LSI nuk ishte një lëvizje politike, por një peshqesh helmues nga vendimet e Flamur Nokës, për demokratët e Elbasanit.
Ja ku jemi sot: kemi dy përfaqësues të LSI-së.
Demokratët e Elbasanit punuan e luftuan për të çuar në parlament dy përfaqësues të LSI-së.
E ndërkohë lamë pa mandat prej “peshqeshit” të LSI-së, Aurel Bylykbashin, një njeri demokrat që luftoi deri në fund për Partinë Demokratike, dhe të them publikisht, ka bërë një superfushatë. Një superorganizim me të rinjtë e forumit.
Qarku i Elbasanit e nxori një deputet të kësaj partie. Donte apo s'donte. Dhe kushdo në Elbasan i kujton mirë drejtorët e LSI-së, ata që kanë bërë namin në këtë qytet. Shushunjat e zarfeve e “kafeve” të majme.
Mos vallë qytetarët kishin faj që nuk e donin kësaj here LSI-në?
Elbasani sot është i rrethuar: 10 deputetë të PS-së, banda, bashkia, administrata, çdo hallkë në dorën e tyre. Dhe çfarë bën PD-ja? Me tre deputetë. Nuk ngre zërin e opozitës, përkundrazi: ia ul deri në pëshpëritje, ndërsa i rrit volumin LSI-së. Shumë thjesht mund të merrte deputetë nga një qytet ku s’kishte deputetë të LSI-së.
Pse duhej dobësuar opozita e Elbasanit? Kur pikërisht ne jemi qytet i kapur nga PS-ja dhe bandat. Edhe për sa kohë do t’i vuajmë “vendimet” e Flamur Nokës?
Po ju lutem, mos flisni për kalime “formalisht” se më kujtoni atë barcoletën e prostitutës që betohej se ishte e virgjër.
Dhe sot, të nderuar elbasanas, na përfaqësojnë në këtë qytet si opozitë Blendi dhe Tomori. Dhe le ta themi hapur: nëse ka një intelektual të rrallë, një njeri me bagazh, me integritet e mendim të thellë në atë Parlament të mjerë, është pikërisht Tomor Alizoti. Elbasani ka fatin ta ketë deputet këtë njeri të rrallë, por njëkohësisht, për fatin tonë të keq, ai nuk është bir i këtij qyteti.
Kështu që, të nderuar demokratë, qarku ynë mbetet në dorën e djalit elbasanas e demokratit Blendi Himçi dhe këtu, për të mos e lënë Elbasanin krejt pa zë opozitar, duhet falënderuar doktori që “dëgjon” Flamurin e na e kurseu atë dhimbjen e fundit, të mos mbeteshim krejt memecë.
Ky është realiteti ynë. Ky është gabimi i radhës. Dhe, siç duket, gabimet në këtë parti këtë mandat nuk janë më rastësi, janë strategji e heshtur vetëvrasjeje të partisë.
M’i kurseni ju të PD-së SMS-të: s’duhet të flasësh e këto historitë e shitblerjeve. Se jeni bërë më keq se komunistët.
Të thuash të vërtetën, jemi të shitur! Posi more, posi.
16 vjet rrugëve jemi, në pazar të madh. Veç terezisni mirë ato pazaret tuaja në kurriz të demokratëve. Pa ne që themi të vërtetën, shitemi sipas oreksit tuaj.
Të dhënat zyrtare të Formimit Bruto të Kapitalit Fiks (FBK...
S’i zgjidhëm dot hallet, paskan qenë të thella,Por që sot e ...
Dëshmia e James Rubin, ish zv sekretarit amerikan të shtet...
Nuk është një temë debati apo çështje titujsh sensacional ...
“Air Albania” është një kompani ajrore, jo pa halle, e fillu...
Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të kishte një ministre...
Neni 2 në dekretin e Presidentit ku theksohej se Diella is...
Në qeverinë e katërt të Rilindjes, pas gjithë ministrave m...
Ndërkohë që shumica e kastës socialiste prisnin me ankth d...
Kabinetin Rama 4, surprizat i ka me pikatore. Spektakli ja...
Vlora sot zyrtarisht pa kryetar bashkie Komisioni famëkeq...
Si mund të pajtohen politika dhe etika, ose, thënë ndrys...
9 shtator 1946, kryengritja e dytë antikomuniste e Postrib...
Gjatë vitit 2025 pati zgjedhje në disa vende europiane dhe...
Zakonin e letrave të hapura me “i/e nderuar” apo “të nderu...
Kam ndjekur këto ditë lajmet dhe reagimet mbi aktin e dhun...
Absurditeti është cilësi apo një gjendje qesharake krejtësis...
Mbas 35 vitesh “tranzicioni komunist” që akoma vazhdon, du...
Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Fil...
Prolog Për komunitetin e artistëve në përgjithësi, e për VI...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...