web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

CNA e paralajmëroi/ Shtyhet gjyqi për Erion Veliajn

28 Tetor 2025, 10:56, Aktualitet CNA

CNA e paralajmëroi/ Shtyhet gjyqi për Erion Veliajn

Ashtu siç CNA e paralajmëroi gjyqi për kryebashkiakun e shkarkuar dhe të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj është shtyrë.

Seanca është shtyrë për në datën 12 nëntor. Avokatët e Veliajt tashmë janë të njohur për strategjinë e përdorur për shtyrjen e seancave gjyqësore, duke përdorur teknikalitete të ndryshme duke nisur me ndërrimin e avokatëve, apo dhe strategji të tjera të cilat CNA i ka zbardhur që nga skenarët për bojkotet e bëra nga avokatët. 

Më herët seanca paraprake për Veliajn është shtyrë për shkak të bojkotit të avokatëve më 10 tetor, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ndërsa herën e dytë, më 21 tetor, u shty për shkak të bojkotit pas arrestimit të avokatit në Elbasan.

Ndërsa më 29 shtator seanca paraprake u shty për shkak të mosnjoftimit për disa nga të pandehurit./ CNA

 





Lajmet e fundit nga