web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/ SPAK për CNA: E vërteta e përballjes Dado-Veliaj në gjykatë

24 Shkurt 2025, 15:01, Aktualitet CNA
Ekskluzive/ SPAK për CNA: E vërteta e përballjes Dado-Veliaj
SPAK

Pas publikimit të mesazheve nga kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj, ku ky i fundit pretendonte se Olsi Dado i është drejtuar me fjalën "ndyrësirë" në gjykatë janë hedhur poshtë nga SPAK-u.

Në një reagim për CNA, SPAK nënvizon se audioja e seancës së mbajtur në 12 shkurt për Erion Veliajn nuk përfshin fjalët e përmendura nga personi nën hetim, të publikuara sot në media.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ju informon si vijon: Procesverbali i seancës gjyqësore i datës 12.02.2025, në faqen 292, e numërtuar nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe audio e kësaj seance nuk përfshijnë fjalët e përmendura nga personi nën hetim, E.V., të publikuara sot në media”, thuhet në reagimin e SPAK-ur për CNA.

CNA ka siguruar dhe procesverbalin e seancës ku është e zbardhur përballja mes prokurorit Ols Dado dhe Erion Veliaj, dhe në asnjë rresht nuk është fjala ndyrësirë siç pretendon Veliaj.

Ekskluzive/ SPAK për CNA: E vërteta e përballjes Dado-Veliaj

Gënjeshtrën e tij e ka hedhur poshtë edhe GJKKO përmes një reagimi zyrtar ku nënvizon: “Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të dates 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në “Facebook”, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë.

Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment”, thuhet në njoftim./ CNA





Lajmet e fundit nga