web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

GJKKO “rrëzon” Gent Sulën/ Nuk hiqet sekuestroja e apartamentit

24 Shkurt 2025, 10:31, Aktualitet CNA

GJKKO “rrëzon” Gent Sulën/ Nuk hiqet sekuestroja e

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e biznesmenti Gent Sula për heqjen e sekuestros ndaj apartamentit 81 metra katrorë që ndodhet pranë Gardës, që iu sekuestrua si pronë e Jorgo Goros, ish-kryebashkiakut të Himarës.

Sipas SPAK-ut, kjo ishte një pronë e fshehur dhe e padeklaruar nga ish-kryebashkiaku i Himarës, por biznesmeni Gent Sula ka pretenduar në gjykatë që apartamenti është i tij dhe ia kishte lënë në përdorim. Por kërkesa e tij nuk është pranuar nga gjykata.

Për Jorgo Goron Prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vite burgim, ndërkohë kërkoi edhe konfiskimin e apartamentit.

Jorgo Goro akuzohet për “shpërdorim detyre” në 2 raste, si dhe fshehje e mosdeklarim pasurie./ CNA





Lajmet e fundit nga