Plarenti është person nën akuzë, Mero Baze merr lekë nga vellai që paguan për një të pandehur në burgun e Durrësit, por dhe ca të tjerë të mos i përjashtojmë apo subjektet që e kanë paguar dhe e paguajnë. Ylli Manjani ka klientët e tij, këta janë drejtësia cilësore, artikulimi i tyre i përbashkët. Në fakt, këta nuk kërkojnë drejtësi cilësore, këta kanë hallet e tyre me drejtësinë

Ka disa kohë që një grup personash kanë të njëjtin artikulim në opinionin publik. Kuptohet, janë të dirigjuar, nuk ka asnjë diskutim. I pari është gazetari i familjes Berisha dje dhe familjes Veliaj sot.

Mero flet për drejtësi cilësore, për shkelje të drejtash dhe këtë ka filluar ta artikulojë pas arrestimit të zotit Veliaj.
Një pyetje lind thjesht, deri në atë moment nuk kishte pasur probleme me drejtësinë cilësore? Pse nuk fliste Mero Baze apo kur u arrestua Veliaj u prish cilësia e drejtësisë? Se mund të ketë pasur dhe gjëra më të rënda brenda drejtësisë.
Një zyrtare me dy fëmijë që është marrë në zyrë apo dikush tjetër për një milion lekë, apo dikush tjetër për një arkë peshk dhe një celular. Kështu e përcakton ligji. Deri atëherë nuk flitej "drejtësia cilësore". Mero filloi të fliste kur pati hallin Erion Veliaj.
Por hall ka dhe Mero Baze se është i paguar nga Erioni, ka hallin e lekëve. Mjafton t’i shikojmë pasurinë në 2013 e sot dhe kuptojmë se çfarë ka ndodhur.
Hienë mediatike, por nuk ka turp, si të ketë kur nuk ka fytyrë.
Drejtësi cilësore shkruajnë dhe artikulojnë shokët e 99-ça apo të rilindur të Meros. I bien SPAK-ut se po na i shkelen të drejtat Erionit, se i ndenji polici atje kur iu bë kolonoskopia. Të njëjtin raport bëri dhe Erinda Ballanca si qokë për politikën.
Por sot që ka ikur një kriminel nga burgu, sipas standardeve të kërkuara si hiena Mero Baze dhe nga Erinda Ballanca, ish-Avokatja e Popullit e familjes Basha-Berisha, ja ku jemi për standardet dhe drejtësinë cilësore. Krimineli iku.

Ish-bashkëpunëtori i Fatos Nanos, më pas u bashkua me Edi Ramën, shkoi tek Ilir Meta, e braktisi, shkoi te Rama prapë, ministër, komentator, analist, tallava e vjetër politike, një moment iku doli partizan në opozitë, tani shkoi tek Edi Rama dhe na flet për drejtësinë cilësore, për SPAK-un, që s’ka prova, që s’ka fakte.
Por Ylli Manjani që shitet si analist në media dhe si oponent tani është kthyer në një ushtar të Edi Ramës, në tezat e tij një bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës dhe, të mos harrojmë, është avokat i palëve që ndodhen në proces gjyqësor. Mbron subjekte të SPAK-ut. Ylli Manjani ka hallin e klientëve të tij, ka hallin e lekëve të tij si Mero Baze, nuk ka hallin e drejtësisë cilësore.
Se po të mos i kishin arrestuar klientët nuk do të na fliste për to. Atëherë ishte me Saliun (që e la se nuk e bëri deputet jo se nuk donte por se pranoi Meta si pjesë të listës të LSI), pak kohë afër dhe me Metën në opozitë, tani Manjani është bërë një zëdhënës i drejtësisë cilësore të Edi Ramës që dirigjohet nga Erion Veliaj, në fakt, nga burgu i Durrësit dhe këtë e kemi parë nga përgjimet vitin e shkuar se si sulmoheshin prokurorët dhe si përdoreshin mediat.
Njëri prej tyre si risi është Ylli Manjani.

I treti në radhë, ndoshta edhe më pak i rëndësishëm, është Plarent Ndreca, pseudopolitikan, flet diku si i pavarur, diku i varur për fyti sepse është subjekt i SPAK-ut, zyrtar i akuzuar. Ka hall dhe ky i fundit që flet për drejtësi cilësore.
Ky i treti flet nga halli i vet, ka dhe hallin e zdromsit. Por këta nuk kanë folur për drejtësi cilësore kur duhej? Tani që drejtësia bën punë, që arreston të korruptuar, që dënohen, këta kanë hallet e tyre për drejtësi cilësore. Mjeranë.
Plarenti është person nën akuzë, Mero Baze merr lekë nga vellai që paguan për një të pandehur në burgun e Durrësit, por dhe ca të tjerë të mos i përjashtojmë apo subjektet që e kanë paguar dhe e paguajnë.
Ylli Manjani ka klientët e tij, këta janë drejtësia cilësore, artikulimi i tyre i përbashkët. Në fakt, këta nuk kërkojnë drejtësi cilësore, këta kanë hallet e tyre me drejtësinë./ CNA
Plaku maç apo derri maç në letra i ngjan shumë Carlo Bolli...
Në vitin 2026, Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën fytyrë...
Disa mendime që do t’i paraqisja në tryezën e 9 janarit, t...
Mjerë ata që të keqen e quajnë të mirë e të mirën të keqe,...
Bankat moderne, që nisën të paktën me familjen Medici ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot është paraqitur para SPA...
Klodjan Braho mori zyrtarisht detyrën e kreut të SPAK-ut, ...
Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve mori një v...
“Djemtë e Mulit” dhe “Djemtë e Gridës” nuk po luftojnë një...
Një grup biznesmenësh, shtetasit G.S., F.B., M.P, Sh.F,...
Prej nëntë muajsh në burgun e Durrësit, i arrestuar me ven...
Në Korçë u vendos një bust i Llazar Fundos, mbi një pie...
Asnjë formë dhune nuk ka treguar aq qëndrueshmëri dhe aftë...
Vendet që ecën me të vërtetë shpejt dhe fort drejt BE-së, ...
Hetimi ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si ...
GJKKO pezulloi këtë të enjte Belinda Ballukun nga posti i ...
Sot mediat raportuan se GJKKO kishte dhënë masë sigurie nd...
Portali online “Tema”, i gazetarit të familjes Veliaj, M...
Nenet më poshtë janë 2 nga nenet e ligjit për Procedurat t...
Kryeministri Rama ka reklamuar fort atë që ai e quan Paqe ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...