
Plaku maç apo derri maç në letra i ngjan shumë Carlo Bollino-s në lidhjet dhe përfitimet e tij nga pushteti i Rilindjes. Ndoshta ai i vizatuari është edhe më i bukur, por këtu nuk ka rëndësi estetika. E kemi fjalën te parimet e medias dhe Carlon si milioner dhe përfitues i taksave të shqiptarëve, këta paguajnë Bollino merr pjesë për të freskuar skandalet e pushtetit.
Carlo Bollino, në faktet e publikuara nga CNA dhe media të tjera, edhe nga opozita, edhe nga faktorë të tjerë të shoqërisë civile, është të paktën 5 herë me “derrin maç” në dorë. Dhe jo vetëm ia kanë zënë “derrin maç” në dorë, nuk ka ngelur kur ka luajtur me letra por duke përfituar nga pushteti.
Së pari, i ngeli “derri maç” në dorë me dokumentin që mund ta shikoni këtu, kur merr 10 mijë euro dhe shkruan në një faturë se kemi fushatë. Ndërkohë që janë zgjedhjet e 2021-shit. Fushatë elektorale për kë bënte Carlo Bollino? Dihet. Një njeri që pretendon se është gazetar, por që është një propagandist i Partisë Socialiste, i Rilindjes, një mik i ngushtë i kryeministrit Rama, një zë i Erion Veliajt, jo aq sa Mero Baze, pasi ky i fundit është më i pështirë.
Fatura e parë janë inceneratorët. Nuk do të kishte asgjë të keqe dhe vërtet do të trajtohej sikur ishte thjesht një reklamë, ashtu si Carlo pretendon. Por kur shohim në faqen e tij, ka me dhjetëra artikuj që na tregojnë se inceneratori i Fierit është në punë, kur ai s’ka përfunduar.
Ai i Elbasanit është një mrekulli, një vepër e madhe investimi, kur në fakt nuk funksionon, është jashtë funksionit. Dhe në Tiranë po bëhet një punë e madhe, kur në fakt, deri tani janë vërtetuar dhjetëra miliona euro të vjedhura dhe abuzime, midis të cilave përfitime ka marrë me ato që pretendon reklama dhe Carlo Bollino.
“Derri maç” i dytë janë tenderët e AKSHI-t me nënkontraktorë nëpërmjet kompanive të Igli Gjelishtit. Do të punojë dhe Carlo, patjetër do të punojë dhe me IT dhe do të zhvillojë e do të publikojë reklama, pafund. Atë punë ka. Por të paktën të mos bëjë moral, që është larg qeverisë, që është larg pushtetit. Do të ishte shumë më njerëzore ta pranonte: “Po, unë jam një gazetar qeverie, përfitoj. S'jam deputet si Erion Braçe që ka drejtuar ‘Zërin e Popullit’, po më ka lënë partia në seksionin e mediave të pavarura, si patronazhist mediatik”.
“Derri maç” i tretë, jo më pak i vogël, janë Bunk'artet. Të investuara diku nga qeveria, të administruara nga Carlo Bollino dhe rrethet e tij të OJF-së, që kanë përfitime nga pushteti dhe qeveria e Edi Ramës apo institucionet e drejtuara nga Rilindja.
“Derri maç” i katërt i ka ngelur në dorë me pronën e tij. Me një pronë të marrë për 1 euro, ku Carlo e krahason me të tjerët e thotë: "Pse e ka marrë ‘TV Klani’? Pse i kanë marrë ata në Kinostudio? Pse të mos e marr edhe unë? Pse e ka marrë kjo media? Më takon dhe mua të kem”. Po, por jo pronë e shkollës. Jo atë që pronarët e falin për një shkollë. Patjetër që mund të marrë edhe Carlo Bollino si media, se do të investojë, por të paktën me ato letrat duhet të jetë më i kujdesshëm në vërtetësinë e tyre. Dhe që një media të jetë e pavarur, nuk mund ta varë litarin në pronat e shtetit që ia jep për 1 euro. Dhe prapë ia jep pushteti. I kujt? I Edi Ramës, i Erion Veliajt, i Rilindjes.
“Derri i pestë maç”, ne e kemi treguar dhe mund ta lexoni këtu, janë mesazhet ku i kërkon favore Belinda Ballukut. E quan normale një ndërhyrje për një supervizim, t'i japin lekët atij të shkretit. Po, janë dhe kronikat që na thoshte "Sa i mirë është supervizimi në Unazë dhe sa e bukur është Unaza e Madhe sipër". Kush është Carlo Bollino, pse duhet të ndërhyjë? Po t'i lexosh mesazhet më thellësisht, të tjera gjëra dalin. Se ky supervizori lidhet direkt me objektin që përmendëm më lart, pronën që ka marrë nga shteti Carlo Bollino, kur në fakt ishte dhënë nga ish-pronarët për t'u bërë një shkollë.
Këta janë pesë “derrat maçë” kapur në dorën e Carlo Bollino-s. Të paktën, se ai i gjashti i Arben Ahmetajt, që është krimbur në para, është shumatore i këtyre të gjithave dhe të tjerëve “derra maçë” që Carlo-s ende nuk i kanë dalë. Por, këto janë të pestat fakte kokëforta, të cilat tregojnë se si një gazetar përfiton nga pushteti dhe bën çdo lloj propagande thjesht dhe vetëm për ato paratë që i japin.
Na thoshte: “Kemi inceneratorë të mirë”, merrte para nga inceneratorët. Na thoshte: “Sa i mirë është supervizimi", ka ndërhyrë për supervizimin, ka bërë kronikat e supervizimit. Ka marrë Bunk'artet, na reklamon Bunk'artet. Ka marrë pronën e ish-pronarëve, sulmon trashëgimtarët e pronarëve të ligjshëm. E kështu me radhë.
Shumatorja e këtyre nuk ka rëndësi shumë tek ajo që thotë Ben Ahmetaj. Rëndësi kanë faktet, sipas tyre, që ne i kemi renditur, se që është krimbur në para Carlo Bollino nga pushteti, është mjaft e thjeshtë. Një hetim i thjeshtë, një hetim i vogël do të na nxjerrë sa para dhe si kanë qenë investimet dhe të ardhurat në 2012-2013-ën dhe sa janë sot.
Sa janë shtuar, sa taksa janë paguar, sa janë të ardhurat, si janë shtuar bizneset?! Për të dalë në një përgjigje: Është një gazetar apo një patronazhist mediatik i kryeministrit Rama, Erion Veliajt dhe disa të tjerëve, si mbetje e Rilindjes dhe skandaleve të pushtetit, tani i ka ngelur derri maç në dorë, thjesht ta varë në qafë si "dekoratë"./CNA
Në vitin 2026, Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën fytyrë...
Disa mendime që do t’i paraqisja në tryezën e 9 janarit, t...
Mjerë ata që të keqen e quajnë të mirë e të mirën të keqe,...
Bankat moderne, që nisën të paktën me familjen Medici ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot është paraqitur para SPA...
Klodjan Braho mori zyrtarisht detyrën e kreut të SPAK-ut, ...
Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve mori një v...
“Djemtë e Mulit” dhe “Djemtë e Gridës” nuk po luftojnë një...
Një grup biznesmenësh, shtetasit G.S., F.B., M.P, Sh.F,...
Prej nëntë muajsh në burgun e Durrësit, i arrestuar me ven...
Në Korçë u vendos një bust i Llazar Fundos, mbi një pie...
Asnjë formë dhune nuk ka treguar aq qëndrueshmëri dhe aftë...
Vendet që ecën me të vërtetë shpejt dhe fort drejt BE-së, ...
Hetimi ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si ...
GJKKO pezulloi këtë të enjte Belinda Ballukun nga posti i ...
Sot mediat raportuan se GJKKO kishte dhënë masë sigurie nd...
Portali online “Tema”, i gazetarit të familjes Veliaj, M...
Nenet më poshtë janë 2 nga nenet e ligjit për Procedurat t...
Kryeministri Rama ka reklamuar fort atë që ai e quan Paqe ...
Në SPAK ka shumë prokurorë me integritet, njerëz të ndersh...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...