web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Demaskimi nga “Plug”/ Miqësia me Veliajn e shndërroi Bollinon në përfitues fondesh, si mori para edhe nga inceneratorët

24 Dhjetor 2025, 22:45, Denoncim CNA

Demaskimi nga “Plug”/ Miqësia me Veliajn e shndërroi

Mbrëmjen e sotme emisioni “Plug” me Flavio Qarrin në Syri Tv ka publikuar ditën e sotme fakte që kanë demaskuar botuesin e Report TV dhe Shqiptarja.com, Carlo Bollino.

Fakte që tregojnë se si Bollino ka përfituar tendera, ka bërë rolin e sekresit për tenderat apo ka marrë pronë publike me sipërfaqe mijëra katrore për vetëm 1 euro. Jo vetëm kaq, por Bollino ka përfituar para edhe nga afera e shekullit, ajo e inceneratorëve.

Carlo Bollino, ish-ministrja e financave Anila Denaj, drejtues të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe vetë Kryeministri Edi Rama, kanë vepruar në paligjshmëri, duke grabitur një pronë shtetërore.

Një pronë e grabitur, dokumente të falsifikuara dhe para të munguara në arkën e shtetit. Por, paligjshmëria nuk u mjaftua me kaq. E gjithë godina e Carlo Bolinos, ndonëse është deklaruar se u ndërtua me hua bankare, dyshohet në fakt se u ndërtua me para publike.

Por jo vetëm pasuri publike dhe para nga Belinda Balluku, “Plug” ka denoncuar më herët, se Carlo Bollino ka marrë para edhe nga “kopshti privat i Edi Ramës”, e këtu duke përdorur një tjetër personazh, kompanitë e shtetasit Igli Gjelishti. Rezulton gjithashtu përfitues koncesioni, siç janë Bunkart 1 dhe Bunkart 2, si dhe i provuar me fatura e dokumente, përfitues i miliona lekëve nga skandali korruptiv i inceneratorëve.

MTSC, kompania që ka në pronësi Report TV dhe Shqiptarja. Com është pronare edhe e një tjetër kompanie, C-7 Integrated System.

Kompania C-7 Integrated System u krijua në vitin 2018, apo një vit pasi Carlo Bollino mori në zotërim kompaninë MTSC shpk.

Sipas Open Data Albania, kompania C-7 Integrated System, me pronar përfitues Carlo Bollinon, vetëm një vit pas themelimit, ka pasur një fitimi para tatimit prej rreth 78 milion lekësh apo rreth 770 mijë eurosh. Fitim ky i realizuar pikërisht në vitin 2019, pra një vit pasi kjo kompani u themelua nga kompania MTSC shpk. Në vitin 2020, kompania e Carlo Bollinos, C-7 Integrated System ka pasur një fitim para tatimit prej rreth 14 milion lekësh apo rreth 140 mijë euro.

Kompania C-7 Integrated System rezulton gjithashtu se si adresë të saj ka pikërisht godinën e Report Televizion, pra ish-repartin e orëve në ish uzinën mekanike në Tiranë. Por le të ndalemi pak te aktiviteti i kësaj kompanie. Emisioni “Plug” u mundua të analizojë bilancet kontabël të kompanisë C-7 integrated system për vitin 2021 dhe 2022, por ishte e pamundur, pasi kjo kompani nuk ka dorëzuar balancet në Qendrën kombëtare të biznesit ashtu siç kërkon ligji. Por përtej kësaj shkelje ligjore, “Plug” analizoi bilancet e kompanisë MTSC shpk, e cila, përgjatë vitit 2020, 2021 dhe 2022, ka marrë të ardhura në formë dividenti nga kompania C-7 Integrated System. Konkretisht, në vitin 2020 MTSC ka marrë 10 milionë lekë të reja dividend, në vitin 2021 ka marrë 73 milionë lekë dividend dhe në vitin 2022 ka marrë 61 milionë lekë dividend. Në total, në tre vite, kompanie Carlo Bolinos ka përfituar 145.5 milionë lekë dividend nga kompania C-7 Integrated System, apo rreth 1.4 milionë euro.

Viti 2020- 10.000.000 Lekë

Viti 2021- 73.861.676 Lekë

Viti 2022- 61.674.854 Lekë

TOTALI: 145.536.530 Lekë

Këto të ardhura, kompania C-7 Integrated System i ka siguruar nëpërmjet kompanisë IMAGE Communications DEVELOPMENT në pronësi të Igli Gjelishtit. Ky i fundit, në pak vite, ka marrë nga qeveria mbi 1.2 miliardë lekë tendera, nga periudha 2019 deri në vitin 2023. Konkretisht, kompania e Igli Gjelishtit ka përfituar një shumë prej 12 milionë dollarë, nga institucione buxhetore si AKSHI, Drejtoria e Tatimeve, Bashkia Tiranë etj. Më pas një pjesë e këtyre parave kanë shkuar për kompaninë e Carlo Bollinos.

Në vitin e parë të operimit kompania C-7 ka nje fitim 770 milion dollarë ndërkohë që kompania e Igli Gjelishtit deklaronte si pagesë nënkontraktori 1.39 milion dollarë. Pra pikëpytjet tona qëndrojnë!!!! 

Nga analiza e bilanceve të bëra publike në QKB kuptohet qartësisht se investimi 265.000.000 leke për ndërtimin e REPORT TV është kryer në më shumë se 50% me para publike. Duke faktuar përtej çdo dyshimi se Qeveria Shqiptare e drejtuar nga Edi Rama jo vetëm ka kryer shkelje të rënda ligjore për të tjetërsuar në favor të shtetasit Carlo Bollino pronën publike, por ajo ka dhënë para dhe për ndërtimin e këtij televizioni, fakt ky i pranuar dhe nga shtetasi Igli Gjelishti në një dalje publike:

Endri, sic ta thashë pardje, s’do gjesh asnjëherë prapa meje njerez me konflikt interesi, me të shkuar kriminale apo që kanë vrare për t’u pasuruar. Se më kë bashkëpunoj unë, për sa kohë nuk shkel asnjë ligj, eshte në të drejtën time. Nëse provon ndonjë nga të mësipermet, ose që paratë e mia në fund shkojnë në xhepin e ndonje pushtetari, shkojme bashkë në Prokurori. Deri atëhere, mire do ishte të kishe thene ndonjë fjale për ato 6 gënjeshtrat që të faktova pardje (përpara se avokatet e mi të përfundojne së përpiluari padinë). Për 2 pyetjet mos u mundo se do perpiqem t’i gjej vetë pergjigjet.

Përgjigjej Igli Gjelishti për ish-deputetin Endri Hasa në vitin 2020. Para këto të përfituara nga një kompani satelit në pronësi të Carlo Bollino e cila me një staf të limituar ka mundur të jap “shërbim” për të përfituar miliona euro.

Ndërkohë, këto detaje tashmë janë në SPAK, ndërsa u denoncuan edhe nga kreu i grupit të ekspertëve në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në ditën që u bë publik kallëzimi i parë penal për Carlo Bolinon.

Mirëpo, nëse i referohemi bilanceve kontabël, që kompania MTSC ka regjistruar në QKB, del qartë se investimi për ndërtimin e godinës, është futur te aktivet e bilancit kontabël. Siç shihet nga pasqyra financiare të vitit 2020, ku raporton 45 milion lekë dhe në vitin 2022 raporton në aktivet afatgjata  vlerën e 265 milion lekëve, apo rreth 2.5 milionë eurove, janë futur në aktiv për ndërtimin e zyrave të reja. Ku rreth 145 milionë lekë apo 1.4 milionë euro janë përfituar nga paratë publike nëpërmjet kompanisë C-7 Integrated System, që ka marrë para nga fonde publike nëpërmjet kompanisë së Igli Gjelishtit. Por çfarë thotë Standardi Kombëtar i Kontabilitetit, i cili tregon se çfarë regjistrohet në aktiv?! Sipas këtij standardi, në aktiv njësia ekonomik njeh koston e një zëri të aktivit, të AAM-ve, si një aktiv nëse dhe vetëm nëse: aktivi kontrollohet nga njësia ekonomike, është e mundur që nga përdorimi i aktivit do të hyjën në njësinë ekonomike përfitime të ardhshme ekonomike etj.

Këto janë fakte të pakundërshtueshme, të një afere me pronën dhe paratë publike, për ndërtimin e një televizioni, që veç propagandës qeveritare, shërben sot edhe si strehë për të gjitha bizneset në pronësi të Carlo Bolinos dhe bashkëshortes së tij. Nëse i referohemi bilanceve të kompanive, MTSC, C-7. FPM etj, janë të regjistruara sot me adresë në godinën e re të Report tv, në ish repartin e orëve, pra që do të thotë se Carlo Bolino, ambientet e përfituara  i jep me qera e në përdorim nga kompani të tjera.

Mirëpo, a është e lejuar një gjë e tillë? Ja çfarë parashikon kontrata e qerasë mes shtetit dhe carlo bollinos për këtë pronë. Në pikën 5.16 të kontratës, shkruhet qartë se “Qiramarrësit” nuk i lejohet që në pronën e dhënë me qira ta jap me nën qira ose tia kalojë kontratën një tjetri. Pra, i mbetet spak të interpretojë juridikisht, se çfarë dokumentesh kanë përdorur kompanitë e tjera të Carlo Bollinos dhe bashkëshortes së tij, për të regjistruar në godinën e Report Tv, kompanitë e tyre.

Ku ka skandale korruptive, del i përfshirë edhe emri i Carlo Bollino. Kohë më parë, u faktua me prova, se biznesmeni italian nëpërmjet kompanisë së tij mediatike merrte fonde nga kompania e inceneratorit të Tiranës, e cilësuar si afera e shekullit. Në atë kohë u publikuan edhe faturat që vërtetonin se Carlo Bollino merrte para nga kompania e inceneratorit të Tiranës. Javët e fundit të fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, edhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, publikoi disa dokumente që vërtetonin pagesat nga Klodian Zoto për Bollinon, ndërsa ky i fundit në mediat e tij kishte nisur edhe një fushatë sulmesh ndaj Këlliçit që garonte përballë Veliajt në Bashki.  Në denoncimin e tij, Këlliçi tregoi me fatura se Carlo Bollino kishte marrë 10 mijë e 600 euro nga inceneratori i Tiranës, e bashkë me to ishin edhe komunikimet ku Bollino kërkonte buxhet shtesë për fushatën elektorale në pranverën e vitit 2021 dhe për këtë pagesë merrte konfirmimin e Klodian Zotos së Inceneratorëve.

Kjo faturë rezulton se është lëshuar në datë 14 prill të vitit 2021 dhe përfshin buxhetin shtesë që Bollino, si pronar medie, ka kërkuar nga inceneratori i Tiranës. Fakti i dytë është që thuhet në e-mail se për shkak se janë zgjedhjet fatura është “fryrë”. Pra, përveç argumentit që Carlo Bollino është paguar nga inceneratorët, këto pagesa përdoren dhe si propagandë politike. Pra u konfirmua se Klodian Zoto jepte “Okej” për të kryer pagesa për mediat në lidhje me fatura të lëshuara nga inceneratori i Tiranës.

Së pari, e-maili niset nga “[email protected]”, punonjëse e Stela Gugalles (e përfshirë drejtëpërdrejtë tek Inceneratorët). Së dyti, e-maili i është dërguar për dijeni, ose thënë ndryshe është vënë në Ç “[email protected]”, administratore e kompanisë se Klodian Zotos, më pas edhe pronare 30%.

Pra me faturat dhe komunikimet mes tyre tregohet qartë se si nga milionat e korrupsionit tek inceneratorët blihet Carlo Bollino e të tjera media që bëjnë propagandën proqeveritare dhe mbulojnë aferat e kësaj qeverië, duke inskenuar sulme ndaj opozitës. 

Por jo vetëm kaq, Carlo Bollino rezulton të jetë përfitues fondeve miliona lekë edhe nga Ministria e Shëndetësisë, ku gjithashtu është faktuar se skandalet korruptive të koncesioneve vodhën paratë e të sëmurëve. Ndërsa të sëmurët me kancer vuanin në dyert e onkologjikut, Carlo Bollino nëpërmjet fushatave të tij promovuese kujdesej tu ofronte shqiptarëve një tjetër realitet, e madje nuk nuk nguronte të shfaqej krah kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit Ilir Beqja.

Gjithashtu Bashkia e Tiranës, dhe miqësia familjare me Erion Veliajn, e shndërruan Carlon në një prej përfituesve të mëdhenj të fondeve nga kjo bashki, e gjithashtu biznesmeni italian rezulton një prej përfituesve të parë të politikave të Edi Ramës me koncesionet.

Bunkart 1 dhe Bunkart 2, janë koncesioni me të cilin Carlo Bollino arrin të thith çdo vit fonde milionëshe nga Buxheti i Shtetit apo institucione të tjera, pa përllogaritur këtu fitimet nga pagesa e biletave të vizitorëve.

Në faqen zyrtare të Bunkart, jepen detaje për këtë projekt dhe përkatësisht “ideator dhe kurator i përgjithshëm i projektit BUNK’ART është gazetari italian Carlo Bollino, ndërsa stafi i kërkimeve historike udhëhiqet nga gazetarja Admirina Peçi. Projekti BUNK’ART është mbështetur nga OJF shqiptare “Qendra Ura”. Opozita ka denoncuar publikisht dhe ka ngritur akuzat se fondet për administrimin e ish-bunkereve të diktaturës iu dhanë kompanisë private e kontrolluar nga Carlo Bollino, pa garë e në mënyrë të padrejtë. Por fatkeqësisht asnjë hetim serioz nuk duket të jetë kryer deri më tani për të përcaktuar si janë akorduar këto pasuri publike një shtetasi që pretendon se merret me media e gazetari.

Për të kryer këto përfitime, Carlo Bollino ka përorur një rrjet OJF-shë, dhe prestanome që në final çdo qindarka e kalonin në llogarinë e tij.

Projekti i Bunkart u përfitua nga QENDRA PËR STUDIME SOCIALE DHE LIGJORE që si drejtues kishte shtetasin Ergys Gezka. Kjo OJF edhe pse pa asnjë lidhje me Kulturën, përfitoi këtë projekt, që në çdo detaj do të kurohej nga Carlo Bollino. Dhe si fillim për këto projekte, kjo OJF ka përfituar në vitin 2014, afro 12 milionë lekë të reja. Pa tender dhe pa garë, kjo kontratë dhe këto fonde ju dhanë për më tepër një OJF-je, që nga verifikimet e mëpasshme rezultoi fantazmë, pasi as nuk ishte regjistruar në Gjykatën e Tiranës, ku regjistrohen shoqatat jofitimprurese. Për thithjen e fondeve të tjera, dhe justifikimin e shpenzimeve të parave që ka përfituar Carlo Bollino ka përdorur edhe kompani të tjera, ku një prej tyre rezulton edhe Spazio Eventi Albania, që gjithashtu rezulton e regjistruar në emër të peronave që janë punësuar nga Bollino në kompaninë e tij mediatike. Spazio Eventi Albania bashkë me Bunkartin e Bolinos rezultojnë përfitues të milioan lekëve të akorduara nga fondi 940 mijë eurove që Qeveria akordoi me VKM në vitin 2014 për përgatitjet festimet e 70 vjetorit të Çlirimit. Këtë vit, SPAZIO EVENTI ALBANIA deklron të ardhura në vlerën 17,808,920 lekë.

Në auditimin e kryer nga KLSH në Ministrinë  Kulturës, i gjithë projekti i Bunkart rezulton me shkelje të rënda që nga lidhja e kontratës dhe pagesat milionëshe që kanë vijuar më pas, dhe për këtë KLSH ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm nga Shërbimi Civil të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Kulturës znj. Elira Kokona.

Në vitin 2016 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar fondet e dhëna nga Ministria e Kulturës e konkretisht për Bunkart rezultojnë shkelje të rënda kontrata fillestare me OJF-në QENDRA PËR STUDIME SOCIALE DHE LIGJORE. Klsh ka konstatuar shkelje të rënda të procedurës për dhënien e fondeve, një OJF-je e cila nuk rezulton e regjistruar e që sot nga sa shihet nga transaksionet e thesarit pagesat për Bunk-Art i kalojnë një tjetër OJF-je po në administrim të Ergys Gezka. Organizata jofitimprurëse “Qendra Ura”, që gjithashtu administrohet nëpërmjet prestanomeve nga Carlo Bollino, ka përfituar fonde abuzive:

Për vitet 2015-2018, 39 pagesa nga thesari në vlerën 21,878,720 lekë, nga të cilat rreth 15,000,000 lekë nga Bashkia Tiranë për projekte dhe pjesa tjeter bileta për vizita në Bunk-Art nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata e Lartë, Ministria e Mbrojtjes etj.

Viti 2019-2025, nga thesari në vlerën 15 milionë lekë të reja sërish pagesat më të mëdha i ka nga Bashkia Tiranë, AMSHC dhe pagesa për biletari në Bunk-Art. Por jo vetëm kaq, për thithjen e fondeve për aktivitete të ndryshme Kulturore, bashkpunëtori i Carlo Bollinos, Ergys Gezka rezulton administrator i disa kompanive dhe shoqatave të ndryshme, si “Liburnetik”  që përfitonte fonde nga Bashkia Tiranë për evente të ndryshme, Qendra “U R A” që merr projektet e Bunkart si dhe disa OJF e kompani të lidhur me ta që për objjekt kryesor kanë thithjen e fondeve shtetërore.

Pra siç e patë, Carlo Bollino një shtetas italian vjen në Shqipëri si gazetar, e shndërrohet në biznesmenin më të suksesshëm përfitues të fondeve shtetërore. Ndodh skandali i vjedhjes së fondeve, del në skenë Carlo Bollino. Ndodh skandali korruptiv i AKSH-it del në skenë Carlo Bollino. Ndodh skandali korruptiv i inceneratorit, del sërish emri i Carlo Bollinos. E si ndodh! Ndërsa shqiptarët duhet të ropaten me vite për të blerë një banesë, Carlo Bollino merr nga Rama bunkerët ish-diktaturës, merr fonde dhe i kthen në biznes. Merr tokë shtetërore, merr pagesa nga taksapaguesit shqiptar dhe ndërton television për ti bërë propagandën Edi Ramës. Themelon OJF e merr fonde për të mbuluar zhvatjen e koncesioneve në QSUT. Themelon kompani nga hici, lidh kontrata dhe përfiton lekë nga AKSHI apo nga Inceneratorët. E në fund me këto para ngre një media, që tu tregoj shqiptarëve se të kqëijët në këtë histori janë ata dhe opozita që i denoncon, e jo ai dhe Edi Rama që në çdo ditë të pushtetit u gllabërojnë pronat dhe paratë nga xhepat e taksapaguesve. Ky emision, duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi jo vetëm për çdo sqhiptar, por edhe për shqiptarët e SPAK, që ti thonë “STOP” vjedhjes, qoftë kjo edhe në emër të medias. /Syri





Lajmet e fundit nga