
Kthimi i Ministrisë së Bujqësisë në një stallë të madhe në shërbim të ministrit Andis Salla dhe konjukturave të tij është raportuar dje në CNA.
Ne kemi sjellë pjesën e parë të një shkrimi se si i hetuari nga SPAK-u, Dritan Palnikaj, nipi i Agim Ismailit, personit të marrë nën akuzë për vjedhjen e të dhënave sekrete nga dosjet e SPAK-ut, ka kërkuar që të japë dorëheqjen drejtori i peshkimit Enton Spaho, Doktor Shkencash i emëruar një vit më parë në këtë detyrë dhe në vend të tij të vendosej Vasjar Sherrmadhi nga Shtermeni i Cërrikut, një ushtar i bindur i ministrit Salla.
Është kërkuar gjithashtu që Spaho të kalojë te drejtoria e atij që quhet zëdhënësi dhe punëmbaruari i madh i Ministrisë së Bujqësisë, Arian Demiri.
CNA theksoi se ky informacion kishte ardhur nëpërmjet zëdhënësit “de facto” të institucionit, zotit Demiri, dhe ne, siç premtuam, do të vazhdojmë të sjellim materiale të tjera mbi skandalet që po ndodhin në Ministrinë e Bujqësisë.
Presionet janë të vazhdueshme, janë pa ndalim, që njerëzit të japin dorëheqjen dhe të zëvendësohen më pas me militantë të LSI-së, me hajdutë, apo dhe me persona me precedentë penalë që të bëhet komplet kapja e institucionit, pra Ministrisë së Bujqësisë në të gjitha strukturat e saj.
Ministri po i ndërron të gjithë njerëzit që ka në strukturat e kësaj ministrie me një qëllim të vetëm.

Ai ka filluar betejën e tij për t’u rritur politikisht dhe qëllimi është që të zëvendësojë Arbjan Maznikun në pozicionin kyç të drejtuesit politik të PS-së në Elbasan.
Për t’u forcuar politikisht ai po bën këto lëvizje si qoka, pra për t’u dhënë personave që kanë influencë në Qarkun e Elbasanit apo “shesin mend” se kanë 2,5 apo 10 vota, përfshirë individë të caktuar me dosje të dyshimta, që të marrin ofiqe në Ministrinë e Bujqësisë dhe më pas Andis Salla të luftojë për t’u bërë drejtues politik i Qarkut të Elbasanit pas largimit të Taulant Ballës, të cilin Salla po e kënaq me emërimin e zëvendësministrit.
Pra, skema nuk është thjesht dhe vetëm një njeri direkt nga ministri në emërim, por dhe indirekt, persona për ata të cilët mund të sjellin influencën politike, për të bërë të mundur që ministri Salla të ecë përpara në karrierën politike, për të marrë detyra të rëndësishme.
Siç CNA ka theksuar më sipër, ne njërën nga skemat që përmendëm ishin edhe emërimet e caktuara të personave që ministri Salla po i bënte për të kapur Elbasanin. Dhe një nga lojërat do të ishte emërimi i njerëzve të Taulant Ballës.

CNA ka mësuar se Eraldo Xhani, një nga asistentët e Taulant Ballës dhe ish-këshilltari i këtij të fundit, pritet të marrë postin e zëvendësministrit të Bujqësisë, dhe kjo jo pa qëllim.
Ministri Salla në finale kërkon që të bëhet një drejtues politik. Atëherë, duke pasur në krah si zëvendësministër një ish-këshilltar të zotit Balla, i cili ka qenë dhe drejtues i Qarkut, nuk është pa asnjë peshë.
Nga ana tjetër, me emërimet, qokat, skandalet që po ndodhin në Ministrinë e Bujqësisë, për ta kthyer në një stallë, e cila të shërbejë si sallë për ta bërë ministrin Salla drejtues politik të Qarkut të Elbasanit, po çmontohet një strukturë me vlera, me profesionistë, për t'u emëruar që nga militantët e LSI-së, njerëz të korruptuar, njerëz me probleme dhe me dosje, për të dalë në qëllimin final emërimi i zotit Salla si drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, për të goditur kështu Arbjan Maznikun, i cili tashmë ka marrë një rol dytësor në Kuvend, duke drejtuar një Komision, atë të Reformës Administrative.
Nga ana tjetër ministri Salla kërkon që të shtrijë tentakulat e tij nga Ministria e Bujqësisë, për të marrë jo vetëm drejtorë, struktura e institucione të rëndësishme që mund t'i ngrenë peshën politike, por edhe disa bashki për të emëruar njerëzit e rekomanduar prej tij, të cilët më pas do ta bëjnë atë dhe drejtues politik të Qarkut të Elbasanit.
Pra, lëvizjet janë të gjithanshme: sa në bashki, në drejtori, në struktura, në institucione, apo dhe qoka për marrëveshje në distancë dhe veprime, siç është ai i lëvizjes për të emëruar Eraldo Xhanin si zëvendësministër të Bujqësisë, ish-këshilltarin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste sot, zotit Taulant Balla./ CNA
Në qendër të qytetit të Sarandës, përballë hotelit histori...
Në disa prej kalave dhe parqeve arkeologjike më të njohura...
Marrja peng e prokurimeve të IT-së me skemat e ankimim...
Situata në Ministrinë e Bujqësisë po agravon ditë pas dite...
Komisioni i Prokurimit Publik është institucioni i cili sh...
CNA publikoi më herët ditën e sotme një rast ku zyrtarë të...
Në dy materiale CNA ka sjellë një skemë të qartë ndërt...
Një tjetër denoncim në lidhje me nënkryetarin e Bashki...
Blendi Sulaj u zgjodh nënkryetar bashkie për territorin dh...
Pasi i shembi vilat me një vendim arbitrar, IKMT ka njoftu...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi tre...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli denonc...
Një marrëveshje e nënshkruar mes Qendrës Kombëtare të Bizn...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur...
Dodi Troqi është një grua invalide dhe me probleme të shën...
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ar...
Gjatë bisedave tërësisht të papërshtatshme, mjeku i Qendrë...
Rasti flagrant që trajtohet sot në emisionin “Stop” në Tv ...
Pas denoncimit të CNA-së për marrëveshjen mes Qendrës Komb...
Lidhur me ngjarjen e rëndë, të ndodhur në Vlorë në gusht 2...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...