Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Pas denoncimit të CNA-së për marrëveshjen mes Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Institutit të Ekspertëve Fiskal, QKB ka dhënë një reagim për CNA-në.
CNA kërkoi transparencë mbi këtë bashkëpunim dhe sqarime nga institucioni publik, nëse përmes tij është favorizuar kompania private SmartFin, e cila po promovohet si ofruese shërbimesh “falas” për bizneset në fushën e fiskalizimit dhe kontabilitetit.
Në reagimin e QKB-së theksohet se bashkëpunimi është në përputhje të plotë me ligjin dhe se marrëveshja e bashkëpunimit nuk përbën ndërhyrje të padrejtë në treg dhe nuk cenon konkurrencën, duke iu referuar nenit 5 të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
“Marrëveshja e bashkëpunimit mes QKB dhe IEF (OJF) nuk përbën ndërhyrje të padrejtë në treg dhe nuk cenon konkurrencën, pasi, siç parashikohet në ligj, marrëveshjet që kontribuojnë në zhvillimin teknologjik dhe ekonomik, në favor të konsumatorëve, nuk janë të ndaluara. Marrëveshja midis QKB-së dhe Institutit të Ekspertëve Fiskal përmbush këto kushte, pasi synon përmirësimin e raportimit financiar përmes përdorimit të teknologjisë dhe ofrimit të shërbimeve pa pagesë në favor të subjekteve tregtare,” thuhet ndër të tjera në përgjigjen e QKB-së për CNA-në.
Por ajo që mungon në reagim është çështja thelbësore e denoncuar nga CNA, pse një kompani private si SmartFin, promovohet përmes QKB-së dhe IEF-së?
Sipas QKB-së, propozimi për nënshkrimin e memorandumit ka ardhur nga vetë IEF, që ka kërkuar ofrimin falas të programit SmartFin për zhvillimin teknologjik dhe ekonomik të bizneseve.
Institucioni shton se marrëveshja nuk parashikon asnjë përfitim financiar për QKB dhe IEF dhe se nuk është detyruese për subjektet tregtare, por përfaqëson vetëm një mundësi vullnetare për të përfituar shërbime falas.
“Propozimi për nënshkrimin e memorandumit ka ardhur nga Instituti i Ekspertëve Fiskal (OJF), i cili ka paraqitur kërkesën për ofrimin falas të programit të automatizuar SMARTFIN – Fiskalizim, Kontabilitet dhe Auditim, që kontribuojnë në zhvillimin teknologjik dhe ekonomik të subjekteve tregtare. Marrëveshja nuk parashikon asnjë përfitim financiar për palët QKB dhe IEF (OJF)”, thuhet në reagim.





Ndërkohë, lidhur me pyetjen e CNA-së nëse QKB po mbështet një kompani të caktuar që mund të ndikojë te bizneset e tjera private që janë të licensuara dhe ofrojnë të njëjtat shërbime me pagesë, institucioni shton:
“Marrëveshja ndërmjet QKB-së dhe IEF nuk përmban asnjë dispozitë që parashikon ekskluzivitet apo kufizim të bashkëpunimit me subjekte të tjera që ofrojnë shërbime të ngjashme. Gjithashtu, marrëveshja nuk është detyruese për subjektet tregtare, por përfaqëson vetëm një mundësi për të përfituar shërbime falas, në mënyrë vullnetare”, thotë QKB-ja.
Megjithatë, Qendra Kombëtare të Biznesit shmang çdo përmendje direkte të kompanisë SmartFin, edhe pse është pikërisht kjo platformë private që po shpërndahet te bizneset nëpërmjet bashkëpunimit QKB-IEF.
Në reagimin zyrtar nuk jepet asnjë sqarim mbi mënyrën e përzgjedhjes së platformës, nëse është kryer ndonjë vlerësim i ndikimit në treg apo nëse janë konsultuar operatorët e tjerë të licencuar të fushës.
Në praktikë, bashkëpunimi i QKB-së me një aplikacion privat që promovohet me mbështetje nga institucioni publik krijon perceptimin e një shërbimi shtetëror falas, duke vendosur SmartFin në një pozicion të privilegjuar përballë konkurrentëve të tjerë.
CNA do të vijojë ta ndjekë këtë çështje, ndërsa në ditët në vijim do të publikojmë audiregjistrime të bisedave mes bizneseve private, IEF dhe Smartfin.
Në këto biseda zbulohet konfuzioni i shkaktuar nga ky bashkëpunim, pasi në to dëgjohen përfaqësues të SmartFin dhe IEF të cilët japin shpjegime të ndryshme për natyrën e bashkëpunimit me QKB-në dhe periudhën “falas” të aplikacionit, duke i lënë bizneset në pasiguri se kush qëndron realisht pas këtij shërbimi, shteti apo një kompani private./CNA
Lidhur me ngjarjen e rëndë, të ndodhur në Vlorë në gusht 2...
Një histori tronditëse vjen në emisionin “Stop” në Tv Klan...
Në fshatin Burimas të Bashkisë Maliq, banorët kanë dalë so...
Një marrëveshje e nënshkruar mes Qendrës Kombëtare të Bizn...
CNA ka marrë sot një denoncim, në lidhje me një skandal, n...
Një gjendje kaotike ka përfshirë zonën në afërsi të Mjull-...
Në Durrës, qytetarja Gjinovefa Menalla u përball me një ma...
Prej katër vitesh, Natasha Shyti nga Sukthi, ka pritur, që...
Fadil Mziu, pronar i një shtëpie me dokumentacion të rregu...
Një qytetare denoncoi në emisionin “Stop”, se gjatë një tr...
Lidhur me ngjarjen aksidentale, të ndodhur në familjen Bur...
E dhimbshme, por fatkeqësisht e vërtetë. Trafiku rrugor i ...
Frida Krifca la sektorin privat për t'u bashkuar me qeveri...
Plug ka zbuluar skemën se si u abuzua me 35 milionë euro n...
Në Njësinë Administrative Bushat të Vaut të Dejës, Nik Jah...
Prokurorja e Sarandës, Esmeralda Basho, ndodhet në qendër ...
Bllokimi i prokurimeve në IT me një skemë, jo vetëm të dys...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në qytetin e Vlorës, pa...
Në qershor në Bashkinë e Vlorës u miratua pozicioni i “Për...
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara në APP, prej më shum...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...