Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni…! Një vit për marrjen e sendit
Në Njësinë Administrative Bushat të Vaut të Dejës, Nik Jah...

Plug ka zbuluar skemën se si u abuzua me 35 milionë euro nga fondet e IPARD, që në vend që të shkonin në xhepat e fermerëve, shkuan në kontot e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste dhe organizatave kriminale, si dhe të familjarëve të tyre.
Sot ka vijuar investigimin duke treguar se nuk bëhet fjalë për 1 apo 2 raste, por nga 431 përfitues në total të fondeve të akorduara nga Bashkimi Europian, gati gjysma e tyre janë konfirmuar tashmë se kanë përfituar abuzivisht.
Në listën e zyrtarëve që abuzuan me fondet e IPARD dhe fondet e akorduara nga qeveria shqiptare, janë me qindra emra.
Lista mund të nisë nga kryeministri, ministrja e bujqësisë, zv/ministrat, deputetë, drejtorët rajonalë të bujqësisë, etj. Por personi kyç që ndërtoi nga e para dhe e zbatoi deri në fund këtë skemë korruptive është ish-drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, të cilën, pas alarmit të dhënë nga Bashkimi Europian për vjedhjen e fondeve, Edi Rama e rriti në përgjegjësi si Ministre të Bujqësisë.
Ndërsa shumë pak media dhe ekspertë të fushës u morën me thelbin, ajo që bëri bujë në këtë periudhë ishte tallja e Frida Krifcës me qytetarët shqiptarë, se do tu ndërtonte Akademinë e Çobanëve. Ndërsa vëmendjen e tërhoqi kjo rrëshkitje e Krifcës, në fakt ligjërata e saj kishte brenda provat kriminale të ndërtimit nga e para të skemës së Abuzimit nga AZHBR.
Ministrja Frida Krifca sapo zbuloi të vërtetën e madhe se skema e AZHBR-së, që është faktuar edhe nga Bashkimi Europian dhe rezultoi skemë abuzuese me fondet, është ndërtuar nga ajo me bekimin e kryeministrit Edi Rama.
Siç e ka faktuar situata e rrënuar me të cilën përballen sot fermerët dhe blegtorët shqiptarë, skema e ndërtuar fal vizionit të Frida Krifcës dhe Edi Ramës, nuk kishte për qëllim ngritjen e sektorit më jetik të ekonomisë shqiptare, por vjedhjen e fondeve dhe groposjen e çdo fshatari që kishte zgjedhur të investonte në fshat. Kjo me mungesë fondesh, me mungesë tregu, dhe me konkurencën e pandershme dhe tutelën e familjarëve të zyrtarëve të qeverisë Rama, që u shndërruan në zotër të bujqësisë, duke vjedhur fondet e fermerëve shqiptarë. Dhe sot, pjesa më e madhe e fermave që nuk arritën të mbijetonin, janë punësuar si skllevër në serat, bujtinat dhe pikat e grumbullimit që u ndërtuan me paratë që u takonin atyre.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Frida Krifca e nisi skemën me fonde për rrethin e ngushtë familjar e shoqëror, për tu përhapur më pas tek zyrtarët lokalë, sipas listës që u përcaktua në të 12 qarqet.
Ndërtimi i Agroturizmit Bylis, i ndodhur në zonën e Hekalit në Mallakastër u shit edhe nga kryeministri Edi Rama si një histori suksesi, ku një çift emigrantësh ishin kthyer për të bërë investimin qindra-mijëra euro. Ky biznes u hap në vitin 2018, në Qendrën Kombëtare të Biznesit në emër të shtetases Entela Cara, e cila rezulton e martuar me Roland Lutajn. Pikërisht mbiemri i bashkëshortit, ngre dyshimet e mëdha që do të konfirmohen në vijim. Roland Lutaj rezulton kushëri i ish-deputetit socialist Piro Lutaj, njëherësh kushëri i Erti Lutajt, bashkëshort i ish-ministres Frida Krifca, dhe lidhjet e mbështetjen ndaj saj i shfaq edhe publikisht si fans i vërtetë, duke ripostuar edhe intervistat e Krifcës.
Ndërsa janë me dhjetra aplikime nga ajo zonë për një investim të tillë, lidhjet familjare të Carës dhe Lutajt rezultuan të mjaftueshme që, nga emigrantë me banim në Itali, me një NIPT të hapur me vetëm 100 lekë, të thithnin fonde të mjaftueshme për të ndërtuar këtë bujtinë. Banorët e zonës, jashtë kamerave, kur i pyet për adresën, të orientojnë për të bujtinën e Piro Lutajt, apo tek kushëriri i Frida Krifcës. Por përtej asaj që thonë banorët, fakt është që lidhjet familjare mes Krifcës dhe përfituesve të këtyre fondeve janë të drejtpërdrejta. Madje mbështetja dhe identifikimi i banorëve të kësaj zone përforcohet edhe nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, që në kulmin e fushatës elektorale e pa si destinacion dollie, sa herë që duhet të shkonte për fushatë në Mallakastër./ PLUG
Në Njësinë Administrative Bushat të Vaut të Dejës, Nik Jah...
Prokurorja e Sarandës, Esmeralda Basho, ndodhet në qendër ...
Bllokimi i prokurimeve në IT me një skemë, jo vetëm të dys...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në qytetin e Vlorës, pa...
Në qershor në Bashkinë e Vlorës u miratua pozicioni i “Për...
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara në APP, prej më shum...
Dje, CNA publikoi një skandal, disa pamje ku shihej makina...
Makina e deputetit socialist, Ardit Bido, i zgjedhur në ma...
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Du...
Kompania Albgarden SH.P.K., në pronësi të Pjetër Trashajt,...
Kryeministri Edi Rama shpiku Diellën, si diellin që do të ...
Kompania ONE ka bllokuar disa nga mediat informative dhe pje...
“Po bën gati një vit e gjysmë që s’ e kam parë me sy. Më k...
Emisioni “Stop” në Tv Klan në një lagje të Kasharit, pasi ...
Ylber Djerri nga Thethi, është drejtuar në emisionin “Stop...
Rreth një muaj më parë në Suharekë të Kosovës, 48-vjeçari ...
Prej javësh CNA ka sjellë një sërë materialesh, investigim...
Gazetari Flavio Qarri, në rrjetet e tij sociale, ka ndarë ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan kanë mbërritur ...
Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...