"Përgjegjësit u dënuan"/ Blendi Klosi: Rrethimi në Zvërnec është hequr
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka bërë me...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka bërë me...

Rreth një muaj më parë në Suharekë të Kosovës, 48-vjeçari Nazif Kololli u gjet i vdekur brenda stacionit të policisë, vetëm pak orë pas ndalimit. Denoncimi është sjellë në emisionin “Stop” nga kunati i tij, Bajram Perteshi, i cili kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nazifi u denoncua nga vajza e tij 22-vjeçare, e cila ka probleme të shëndetit mendor. Rreth orës 20:30 të mbrëmjes, me urdhër të prokurorit të gatshëm, u vendos që ai të mbahej në paraburgim për 48 orë.
Por tragjikisht, vetëm pak orë më vonë, në orët e para të mëngjesit, ai u gjet i vdekur brenda në stacion. Sipas familjarëve dhe avokatit të viktimës, rrethanat e vdekjes janë të dyshimta.
“Ky rast ka ndodhur para gati 2 muajsh. Pati një mosmarrëveshje ma vajzën e vet, erdhi policia e mori dhe pasi e kanë marrë i thanë që je i arrestuar nga prokuroria për 48 orë. Nga ora 03:40 kishte ndërruar jetë dhe nga ora 04:00 kishin njoftuar emergjencën. Mua më mori në telefon vëllai i të ndjerit. Kurse policia na u kthye në një mënyrë arrogante dhe na tha që nuk kemi asnjë lloj përgjegjësie.”
Ata deklarojnë, se organet kompetente nuk u kanë vënë në dispozicion pamjet e kamerave të sigurisë brenda stacionit të policisë, edhe pse është konfirmuar, se kamerat funksionojnë.
“Asgjë s’na bind pa parë kamerat. Stacioni policor ka kamera. Nuk dyshoj tek diçka pa parë kamerat, por nuk kemi pasur asnjë ftesë nga prokuroria apo gjykata për të dhënë deklaratë.”
Policia ka deklaruar, se Nazifi ka kryer vetëvrasje duke u varur, por familjarët hedhin poshtë këtë version, duke thënë se trupi i tij nuk kishte asnjë shenjë në qafë.
“Shkuam tek mjekësia ligjore dhe na thanë që ka bërë vetëvarje, na lanë të shikonim edhe kufomën, e parë te fyti dhe nuk kishte asnjë shenjë. Jam shumë i sigurt. Nuk arrijmë edhe ne të kuptojmë se si mund të varë veten, ku shumë herë më i sigurt është në stacionin policor, se sa në burgjet e tjera.”
Tragjedia është edhe më e rëndë pasi Nazifi kishte humbur bashkëshorten në vitin 2020. Me vdekjen e tij, katër fëmijë të mitur kanë mbetur pa prindër dhe aktualisht po rriten nga gjyshërit dhe daja.
Gazetari i “Stop”, pyeti në Policinë e Suharekës nëse qendrat e ndalimit monitorohen nga kamerat dhe këtë gjë e pohon vetë punonjësi i policisë.
Gazetari: Thjesht doja të pyesja, a ka kamera sigurie brenda komisariatit?
Policia Suharekë: Po, po ka, monitorohet..,në qendrën e ndalimit monitorohet me kamera.
Gazetari: Interesohem për atë rastin, që vdiq një këtu, Nasifi përpara një muaji?
Policia Suharekë: Ai e ka mbyt vetveten…,dëgjo, kamera e ka brenda në dhomë.
Gazetari: Ka kamera në dhomë? Ia keni çuar Prokurorisë Prizren?
Policia Suharekë: Po, mo, po edhe prej Prishtinës monitorohet këtu. Ajo vërehet mirë aty në kamer, kur e ka marrë çarçafin e hollë, është ajo dritarja si me gjemba me tela edhe e ka var aty, është ul kështu dhe ka mbyt veten…/tvklan.al
Prej javësh CNA ka sjellë një sërë materialesh, investigim...
Gazetari Flavio Qarri, në rrjetet e tij sociale, ka ndarë ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan kanë mbërritur ...
Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të ...
Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe...
Në Fushë-Prezë, në rrugën e Rinasit emisioni “Stop” në Tv ...
CNA publikoi një audioregjistrim ku zonja Evi Kokalari Ang...
Banorët e fshatit Zëmblak në Bashkinë e Maliqit janë ngrit...
Tiranë/Stamboll-Historia e zgjerimit të flotës së “Air...
Në disa shkrime të njëpasnjëshme CNA ka sjellë materia...
Delirim, fshehje nga e vërteta. Kjo është sjellja që do të...
Nëpërmjet një investigimi që lindi menjëherë pas publikimi...
Evi Kokalari është një personazh jo i panjohur për pub...
Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgji...
Në hyrje, kazanë plehrash që kutërbojnë duke qelbur dynjan...
“Air Albania” erdhi si një diamant për Shqipërinë, emri i ...
Një nga thesaret më të çmuara arkeologjike dhe historike t...
Mero Bazes po i dalin zbuluar të gjitha zullumet dhe pasur...
Skemë për pastrim parash / Resorti i sekuestruar nga SPAK-...
Pak ditë më parë CNA publikoi një material informativ ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...