Erion Braçe del nga kontrolli/ Shpërthen në të shara ndaj qytetarit: B*thq*r, qelbësirë!
Deputeti Erion Braçe është filmuar në hyrje të Kryesisë së...
Deputeti Erion Braçe është filmuar në hyrje të Kryesisë së...

Në hyrje, kazanë plehrash që kutërbojnë duke qelbur dynjanë, trotuare e hapësira publike të zaptuara nga ndërtimet pa dhe me leje abuzive të zyrtarëve të epokës së Erion Veliajt.
Parkingje, tregje me pamje të mjerueshme të ngritura duke zaptuar trotuare, ish-lulishte e hapësira publike…


Kjo është pamja e shëmtuar e të shumënjohurës rruga “Don Bosko”, e etiketuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, prej më shumë se 6 muajsh i burgosur për korrupsion galopant, si një nga qendrat e kryeqytetit.

Sot, nën babëzinë korruptive të ushtrisë zyrtare të zdromsit, produkti i republikës së rinisë laliste, rruga “Don Bosko” i ngjan një rrumpalle urbane, të pakrahasueshme as me periferitë e Kabulit afgan.
E përfshirë në një investigim të hapur, CNA po sjell sot katrahurën urbane të rrugës “Don Bosko”, pa bërë shumë komente, pasi fotot flasin vetë.


Kjo katrahurë urbane, me zaptim trotuaresh, hapësirash publike e parkingje, me ndërtime pa dhe me leje abuzive, kundrejt dorovitjes së zyrtarëve bashkiakë të Erion Veliajt, duhet të marrë fund.
Sepse po ndodh që edhe aksioni kryeministror për çlirimin e hapësirave publike nga zaptuesit po komprometohet. Pikërisht nga zyrtarët e “Lali fikut”, të cilët, çuditërisht, ende qëndrojnë në funksione.

Sipas burimeve të CNA, mësohet se ditë më parë, nëpërmjet një aksioni, “ushtarët” e republikës rinore të Bashkisë së Tiranës iu sulën rrugës “Don Bosko”, bënë sikur goditën paligjshmërinë urbane, duke mos ndrequr asgjë.

Situata e katrahurës urbane vijon të jetë në gjendjen që tregojnë fotot e bëra nga CNA, jo më larg se dy ditë më parë.
Gjendja e pandryshuar edhe pas aksionit “çlirues” nga zaptimi i hapësirave publike është fakti më i pastër i talljes zyrtare me detyrën.

Është fakt që komprometon hapur aksionin e shpallur bujshëm nga Kryeministri, duke u dhënë të drejtë skeptikëve që artikulojnë se aksioni “Rama” për rikthimin te qytetarët të hapësirave të zaptuara s’është veçse një shteg i ri për rimbushjen e xhepave të zyrtarucëve.
Të atyre zyrtarucëve, që, ndonëse janë autorë të kësaj katrahure urbane, vijonë të gëzojnë trofetë e viteve të arta të komandantit Veliaj./ CNA
“Air Albania” erdhi si një diamant për Shqipërinë, emri i ...
Një nga thesaret më të çmuara arkeologjike dhe historike t...
Mero Bazes po i dalin zbuluar të gjitha zullumet dhe pasur...
Skemë për pastrim parash / Resorti i sekuestruar nga SPAK-...
Pak ditë më parë CNA publikoi një material informativ ...
Kompania DigitAlb, e cila së fundi u reklamua nga Lori...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike për Degën Vlorë, Atird ...
Një sipërfaqe e konsiderueshme prone publike dhe private n...
Disa ndërtime që po kryhen së fundmi në zonën e Jalës po s...
Inceneratorët janë afera shekullore, gropa më e madhe e ko...
Kandidati i zgjedhur deputet i Partisë Socialiste nga zgje...
CNA ka siguruar një dokument për një nga kandidatët e zgje...
Në një konferencë për teknologjinë shkurtin e vitit të kal...
Agron Malaj, ish-kryebashkiaku i Matit dhe kandidati i zgj...
Janë dy kallëzime të njëpasnjëshme të bëra ndaj Agron Mala...
Politologu Afrim Krasniqi, me anë të një statusi në rrjete...
CNA, në një shkrim të publikuar së fundi, zbuloi lidhjen e...
Fakte dhe detaje të rëndësishme po dalin në dritë pas ...
Ajola Xoxa na ka treguar se si arti përdoret si mekani...
CNA po sjell të tjera detaje që nxjerrin në pah skemën...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...