Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Në një konferencë për teknologjinë shkurtin e vitit të kaluar në Dubai, kryeministri Edi Rama u ngjit në podium me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, dhe i dedikoi këtij të fundit karrierën e tij si politikan dhe kryeministër.
“Unë nuk do të isha as kryeministër dhe as njeri i përfshirë në politikë pa të,” i tha Rama audiencës, ndërsa Blair ishte në rolin e prezantuesit. “Dhe përpara se ta njihja [Blair], ai ishte modeli dhe frymëzimi im për të hyrë në politikë…,” shtoi ai.
Por lidhjet mes ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama nuk janë vetëm politike.
Prej janarit të vitit 2024, organizata e themeluar prej tij, Tony Blair Institute, ka hapur një degë biznesi në Shqipëri dhe ofron konsulencë për qeverinë shqiptare përmes kontratave që mbahen sekret.
“Tony Blair Institute for Global Change” [Instituti Tony Blair për Ndryshim Global] është një organizatë e themeluar nga ish-kryeministri Blair në vitin 2016 dhe punon aktualisht me liderët e 45 vendeve të botës.
Dega në Shqipëri e Tony Blair Institute drejtohet nga David Stephenson, ka të regjistruar tetë punonjës dhe për vitin e parë të aktivitetit ka deklaruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit të ardhura në vlerën e 9.1 milionë lekëve [rreth 94 mijë euro].
Në katin e tretë të “Torre Drin”, e deklaruar si adresa zyrtare e Institutit, nuk gjendet asnjë punonjës i saj, ndërsa zyrat përdoren nga një kompani kontabiliteti që ka për klient edhe “Tony Blair Institute – Albanian branch”.
Nga të dhënat publike është e paqartë se çfarë shërbimesh konkrete ofron kjo kompani për qeverinë shqiptare dhe sa do t’u kushtojnë taksapaguesve këto shërbime.
Nga postimet publike të Tony Blair Institute duket se puna e tij lidhet më ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, por kjo agjenci mohoi të kishte një kontratë për kushtet e bashkëpunimit.
“Kontrata është me Këshillin e Ministrave dhe AKSHI si agjenci varësie, përfiton nga ekspertiza e Institutit në fjalë,” deklaroi AKSHI në një përgjigje me shkrim për BIRN.
Këshilli i Ministrave nuk e vuri në dispozicion kontratën deri në publikimin e këtij shkrimi dhe zyra e shtypit nuk u përgjigj një kërkese për të sqaruar marrëdhënien e konsulencës me Tony Blair Institute.
Vetë Rama u mburr në korrik për asistencën që ky Institut po ofronte për krijimin e një strukture të re organizative në Bashkinë e Tiranës – një model sipas tij që do të adaptohej edhe nga bashkitë e tjera, por ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore, Arbjan Mazniku saktësoi për BIRN se konsulenca në Bashkinë e Tiranës po ofrohej nga një tjetër kompani britanike e quajtur ‘Delivery Associates’.
“Delivery Associates” është një firmë konsulence e themeluar në vitin 2013 nga Sir Michael Barber – një bashkëpunëtor i Tony Blair dhe pjesë e administratës së tij në vitet 2001-2005.
Marrëveshja me “Delivery Associates” u trumbetua në verën e vitit 2024 nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj si një auditim i punës së bashkisë, por kontrata dhe kostoja e këtij shërbimi nuk u bënë asnjëherë publike.
Mazniku i tha BIRN se raporti që “Delivery Associates” ka bërë për Bashkinë e Tiranës është ‘cilësor’ dhe udhëzimet do të përdoren edhe nga bashkitë e tjera ‘pa kosto’ për to dhe as për qeverinë.
Agjencia për Media dhe Informim nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN nëse ishte gafë e kryeministrit faturimi i punës së bërë nga Delivery Associates për Tony Blair Institute apo kishte një lidhje mes punës së tyre për qeverinë dhe për Bashkinë e Tiranës.
Bashkia e Tiranës refuzoi të vinte në dispozicion kontratën me “Delivery Associates” me pretendimin se “sektori i Arkivit… konstatoi mungesë të të dhënave të nevojshme për identifikimin e dokumentacionit”. Në mënyrë absurde, Bashkia i kërkoi BIRN që t’i vinte në dispozicion numrin dhe datën e protokollimit të dokumentit për ta identifikuar atë.
Gjithashtu, Tony Blair Institute, Delivery Associates dhe drejtoresha e kësaj të fundit për Europën, Anna Sakiqi nuk iu përgjigjën kërkesave për koment të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.
Edhe punët e mëparshme të ish-kryeministrit Tony Blair në Shqipëri janë mbuluar nga mungesa e transparencës.
Blair ka këshilluar qeverinë e kryeministrit Edi Rama përmes “Tony Blair Associates”- një bashkëpunim që filloi në vitin 2013 dhe u deklarua i mbyllur në vitin 2016, por puna e tij në Shqipëri mbeti mister dhe nuk u zbulua kurrë realisht. Ndërkohë, studioja ligjore e bashkëshortes së tij, Cherrie Blair fitoi gjithashtu kontrata nga qeveria shqiptare në kohën që bashkëshorti i saj ishte këshilltar./ Reporter.al
Agron Malaj, ish-kryebashkiaku i Matit dhe kandidati i zgj...
Janë dy kallëzime të njëpasnjëshme të bëra ndaj Agron Mala...
Politologu Afrim Krasniqi, me anë të një statusi në rrjete...
CNA, në një shkrim të publikuar së fundi, zbuloi lidhjen e...
Fakte dhe detaje të rëndësishme po dalin në dritë pas ...
Ajola Xoxa na ka treguar se si arti përdoret si mekani...
CNA po sjell të tjera detaje që nxjerrin në pah skemën...
Lidhur me ngjarjen e fundit ku drejtuesi i policisë Ardian...
Shqipëria prej disa vitesh është bërë një destinacion i nj...
CNA ka raportuar që prej muajit shkurt detaje nga dosja he...
Në 23 korrik, SPAK i komunikoi akuzat kryebashkiakut E...
SPAK njoftoi një ditë më parë se kreu një operacion të gje...
Nga hetimet e SPAK janë zbuluar skemat se si Erion Veliaj ...
Me një profil të ulët publik, pak fotografi, thuajse asnjë...
Në 14 korrik të vitit 2016, një vajzë e re e quajtur Laura...
Politikani Petrit Vasili ka denoncuar sot një rast abuzimi...
Ky nuk është ndonjë skeç komik. Është realiteti tronditës ...
Prej javësh Prokuroria e Posaçme ka hapur garën për të...
Në zemër të kryeqytetit, mes zhurmës së makinave dhe hapav...
Një denoncim është publikuar sa i përket emërimit të dyshi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...