Heshtja për shfrytëzimin e fëmijëve/ Të miturit në rrugët e Tiranës, në duart e tutorëve
Në zemër të kryeqytetit, mes zhurmës së makinave dhe hapav...

Prej javësh Prokuroria e Posaçme ka hapur garën për të zgjedhur kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Mes kandidatëve që garojnë për kreun e BKH-së është edhe Elton Kërluku, një emër jo pak i njohur, në fakt, për institucionet e Drejtësisë.
CNA ka siguruar një vendim të Gjykatës së Lartë, të marrë 19 vite më parë, në vitin 2006.
Sipas këtij vendimi të siguruar nga CNA, na rezulton se Elton Kërluku është përjashtuar nga Policia e Shtetit për një sërë shkeljesh gjatë kohës që ka qenë në detyrë.
Përjashtimi i tij është bërë në 2004, ku Kërluku e ka paditur Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe ka kërkuar pagën për një vit punë.
Çështja ka përfunduar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, e cila në datë 18.05.2005 ka vendosur pranimin e padisë, anulimin e urdhrit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, si dhe detyrimin e palës së paditur për të dëmshpërblyer Kërlukun.
Po ashtu çështja ka shkuar më tej në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila në 6.09.2005 ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka kërkuar ndryshimin e vendimit përmes një rekursi në Gjykatën e Lartë, duke parashtruar edhe shkeljet e bëra nga Elton Kërluku.
“Nuk janë analizuar me objektivitet provat dhe faktet mbi të cilat ka dalë urdhri i përjashtimit.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor u pranuan ekzistenca e fakteve për shkeljet e kryera nga paditësi, por duke u konsideruar se nuk janë të tilla për përjashtimin e tij nga Policia në një kohë që ato në tërësi konsumojnë plotësisht 'Shkeljen e betimit'.
Me veprimet e tij si marrja dhe përdorimi i mjetit të policisë pa leje, largimi jashtë juridiksionit të Postës së Policisë Selenicë pa leje, komunikimi jashtë normave të përcaktuara në Kodin e Etikës së Policisë, paditësi ka shkelur ligjin nr.8291, date 25.02.1998 'Kodin e Etikes së Policisë', nenin 13 të tij, rregulloren e Disiplinës së Policisë së Shtetit, rregulli 9, pika 2, Kodin Rrugor të R. Shqipërisë, neni 190, pika 1, ligjin 'Për Policinë e Shtetit', nenin 23, pika 1, neni 39, pika 2 dhe nenin 54, pika 2”, thuhet në parashtrimin e bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Gjykatën e Lartë.
Pasi ka shqyrtuar çështjen, Gjykata e Lartë me një vendim të datës 4 korrik të vitit 2006, merr vendimin për të rrëzuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit, si dhe padinë e bërë nga Elton Kërluku, pasi ka çmuar se ky i fundit ka kryer një sërë shkeljesh.


Pra, Elton Kërluku për shkak se ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin në kufijtë e veprës penale është larguar nga policia.
Pas përjashtimit nga strukturat e policisë, Kërluku është kthyer dhe ka punuar te Tatimet apo struktura të tjera nga ku është larguar me dorëheqje.
Elton Kërluku sot synon BKH-në, por me këtë vendim të cilin CNA ka siguruar, ai nuk mund të jetë pjesë e strukturës së BKH-së.
Ndër kushtet për t’u bërë pjesë jo vetëm e BKH-së, por edhe e strukturave në varësi të SPAK-ut, është të mos kesh masa disiplinore të përjashtimit apo shkarkimit nga një detyrë e mëparshme shtetërore.
Nuk dihet se si e ka dosjen apo çfarë ka deklaruar në SPAK apo strukturat e BKH-së Elton Kërluku, por me këtë vendim zor se ai mund të kalonte vetingun dhe të ishte pjesë e strukturës së BKH-së apo SPAK-ut duke ditur edhe filtrin, pra vetingun e brendshëm që bëhet në atë institucion.
Me këtë vendim ai nuk do të mund të ishte pjesë e strukturës, aq më pak të garojë për të drejtuar një nga strukturat e rëndësishme në Prokurorinë e Posaçme.
Elton Kërluku është një njeri që është përjashtuar nga policia dhe vendimi i Gjykatës së Lartë e shpreh qartë qëndrimin duke i rrëzuar padinë dhe vendimet e dy gjykatave.
Si mundet një njeri që del nga penxherja e sistemit dhe e shtetit dhe hyn nga dera e garon për drejtimin e BKH-së?
Pra, sipas këtij vendimi dhe kushteve për të garuar në një pozicion si ai i kreut të BKH-së, Elton Kërluku nuk mund të jetë pjesë e strukturës së BKH-së./ CNA
Në zemër të kryeqytetit, mes zhurmës së makinave dhe hapav...
Një denoncim është publikuar sa i përket emërimit të dyshi...
Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmace...
Kryeministri Edi Rama, dje në një fjalim të mbajtur pë...
Në një zbërthim informacionesh, mbledhje të dhënash, CNA z...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot...
CNA publikoi të dhëna që tregonin se shqiptarët për nj...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, që ndodhet në pa...
Pasi fali portin ekzistues të Vlorës për 1 euro tek kompan...
Disa biseda të zbardhura nga mediat greke, pas arrestimit ...
Risjellim në vëmendjen e opinionit publik sërish proku...
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve, është një nga...
Nga një vështrim kritik mbi artikullin e EU Reporter ...
DigitAlb ka qenë dikur kompania më e madhe e transmeti...
Në vitin 2021 emisioni “Stop” ka transmetuar denoncimin e ...
Suzana Gega është një qytetare, që tregon se është aksiden...
Denoncimi i radhës ka të bëjë me një ngërç mes Gjykatës dh...
Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop”...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës që prej vitit 2015, ...
Florenc Gjonaj është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Kl...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...