
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, që ndodhet në paraburgimin e Durrësit, studiot e tij ligjore dhe mbështetësit sa nga Britania dhe sa nga SHBA-ja, por edhe mediat që i shërbejnë, kryesisht zvarranikë mediatikë të paguar nga paratë e korrupsionit, kanë dalë me qëndrimet e përsëritura se Veliaj mbahet në burg pa akuzë.
Fillimisht ishin po të njëjtat këto media, po të njëjtët këta njerëz, të cilët thanë se çështja e Erion Veliajt në SPAK ishte thjesht një hetim për Ajolën.
Më pas shkuan deri aty sa për të mbrojtur Erionin thanë se ishin histori brekësh, histori blerjesh 850 mijë euro, ajo s’ka blerë më shumë se 70 mijë euro, s’ka blerë ndonjë gjë të madhe.
Në fakt, edhe këtu gënjyen. Por më tej, më e pështira ishte se përflisnin bashkëshorten e kryebashkiakut, se SPAK-u kishte hyrë në familje dhe kishte nxjerrë çështje private, të cilat ishin përfshirë në hetime etj.
CNA ka nxjerrë një pjesë të përgjimeve, ato që ne mundëm të siguronim dhe shumë media kanë nxjerrë dosjen e plotë sipas vendimit të dhënë në Gjykatën e Faktit të Apelit, tashmë edhe në Gjykatën e Lartë, për qëndrimin në burg të Erion Veliajt, ku nuk gjen ndonjë gjë personale familjare për Ajola Xoxën.
Pra, këta strategët mediatikë, thjesht dhe vetëm i kanë shërbyer një strategjie.
Nuk ka rëndësi nëse i nxihet imazhi asaj zonjës apo i cenohet privatësia, mjafton që Erioni të jetë i pastër.
Nuk ka në asnjë nga përgjimet ndonjë gjë problematike, private, për Ajola Xoxën, thjesht dhe vetëm për punimet që ndiqen nga një arkitekt i caktuar sa në Qerret, në Tiranë për të kryer investime. Vetëm kaq. Çështjet private i kanë përmendur këta të mediave.
Të njëjtat media, që dje kanë shkuar me një skemë, e cila nga pas mban një skenar, fiks si historia me gomarin, “hip se të vrava, zbrit se të vrava” që këtë radhë po ndodh me SPAK.
Strategët mediatikë dhe këshilltarët ligjorë apo lobistët tashmë kanë shtuar pa ndalim fjalinë “mbahet në burg pa akuzë”.
Kjo është GËNJESHTËR, sepse Erion Veliaj është arrestuar me vendime të të gjitha shkallëve të gjykatave që e kanë lënë në burg, për 13 akuza nga korrupsioni tek veprat e tjera dhe u provua katërcipërisht se Veliaj po prishte provat.
Në fakt, përmendja e fjalisë “mbahet në burg pa akuzë” është një gënjeshtër e madhe vetëm se atij nuk i është njoftuar akuza zyrtare, pra çështja nuk është çuar për gjykim.
Në rast se, nuk e nxjerrim dot Erion Veliajn në Gjykatën e Lartë që mund të kthehet në punë apo ta ndjekë punën nga shtëpia apo zbatimet e dënimeve proporcionale etj., strategjia është mjaft e thjeshtë, të luftojmë të hapim një rrugë tjetër për ta nxjerrë dhe për ta rikthyer në detyrë.
Erion Veliaj prej 5 muajsh qëndron në qeli, afati 6-mujor i hetimeve përfundon në fund të muajit korrik dhe i gjithë presioni i mediave dhe lobistëve është që të shkojë akuza. Në momentin që Erion Veliaj shkon me akuzë në gjykatë atëherë atij i lind e drejta sërish që të kërkojë lirinë.
Pra, meqenëse Gjykata e Lartë nuk e nxori, por e gjeti ligjor arrestimin e tij, tashmë në momentin që SPAK-u përfundon hetimet dhe çështja shkon në gjykatë do të thotë që provat u mblodhën dhe nuk ka arsye që Erion Veliaj të mbahet në burg dhe atëherë çfarë do të ndodhë?
Do t’i kërkohet Gjykatës që ta lirojë apo ta nxjerrë me garanci pasurore, ose ta hetojë në shtëpi.Në fakt, kjo është një strategji e lexueshme. Duket nga përsëritja e fjalisë “mbahet në burg pa akuzë”.
Në momentin që Erion Veliajt do t’i ngrihet akuzë do të thonë s’kanë pse e mbajnë në burg, akuzën e ka, SPAK-u e ka përfunduar punën, provat i ka mbledhur, zotëria mund të ndiqet pa burgosje.
Në fakt, Erion Veliaj në asnjë rast nuk mund të ndiqet në gjendje të lirë sepse edhe sikur brenda 6 muajve, pra deri në fund të korrikut, SPAK t’i çojë dosjen për 13 akuzat që i ka, janë disa fraksione të dosjes, janë disa çështje të tjera hetimore që lidhen direkt dhe indirekt me Erion Veliajn që janë hapur për këtë të fundit.
Janë hetimet për personazhet e tjerë, për bashkëpunëtorët, për gjithçka tjetër dhe Erion Veliaj nuk mund të dalë nga burgu se në momentin që del kthehet në arrest shtëpie apo në zyrë ai sërish mund të prishë provat.
Jo vetëm provat e mbledhura deri tani ndaj tij, por provat që lidhen me atë direkt apo indirekt në dosjet e tjera hetimore penale, sepse SPAK-u do të vazhdojë hetimin.
Dhe, për dosjet e tjera Erion Veliaj jashtë burgut mund t’i prishë ato.
Kujtojmë përgjimet në ambientet e paraburgimit në Durrës se çfarë bënte dhe si sillej.
Edhe sot pas 5 muajsh në burg ende nuk jep dorëheqjen nga detyra, pikërisht për këto arsye, që të krijojë skema dhe skenarë me idenë që i shkoi akuza, provat u mblodhën dhe tashmë ai duhet të dalë për të marrë për të vënë shallin e kryebashkiakut dhe për të shkuar prapë në detyrë për të prishur të tjera prova, prova që lidhen me dosje të tjera hetimore, jo me ato fakte, prova dhe akuza, të cilat SPAK-u duhet t’ia çojë në gjykatë brenda fundit të muajit korrik.
Kjo është fiks “hip se të vrava, zbrit se të vrava” dhe kjo do të jetë akuza e radhës ndaj SPAK-ut, e çoi Erionin në gjykatë, tani nuk ka pse ta mbajë në burg.
Në fakt, Erioni mbahet në burg, si një kryetar bashkie i kapur në korrupsion, me vepra të ndryshme penale dhe që ka jo vetëm dosjen ndaj tij, por edhe dosje të tjera ku hetohen bashkëpunëtorë të tij dhe zyrtarë të tjerë ku ai përfshihet dhe sërish mund t’i prishë provat.
Pra, loja e lobistëve dhe mediave “çojmë një akuzë dhe nxjerrim Erion Veliajn” është thjesht dhe vetëm një flluskë sapuni e radhës dhe asgjë më shumë se kaq./ CNA
Pasi fali portin ekzistues të Vlorës për 1 euro tek kompan...
Disa biseda të zbardhura nga mediat greke, pas arrestimit ...
Risjellim në vëmendjen e opinionit publik sërish proku...
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve, është një nga...
Nga një vështrim kritik mbi artikullin e EU Reporter ...
DigitAlb ka qenë dikur kompania më e madhe e transmeti...
Në vitin 2021 emisioni “Stop” ka transmetuar denoncimin e ...
Suzana Gega është një qytetare, që tregon se është aksiden...
Denoncimi i radhës ka të bëjë me një ngërç mes Gjykatës dh...
Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop”...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës që prej vitit 2015, ...
Florenc Gjonaj është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Kl...
CNA ka sjellë një tjetër fakt për prokurorin e SPAK-ut, Dr...
Blendi Gonxhja nuk është një personazh i panjohur në polit...
VELIAJ KAPET NË FLAGRANCË Erion Veliaj, me një vendim...
Erion Veliaj është kapur mat nga Gjykata Administrativ...
Kompania “One”, një kompani telefonike mobile, jep një shu...
Gjykata Administrative e Apelit ka fundosur edhe më sh...
Telashet e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk kanë të mbaruar...
Emisioni investigativ "Plug" solli fakte të reja për aferë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...