Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

“Keni 48 orë për t'u kthyer qytetarëve dhe turistëve trotuaret”
Prej dy ditësh, pas denoncimeve të njëpasnjëshme të qytetarëve, Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një aksion, për të vepruar me dorë të hekurt mbi të gjithë ato biznese që kanë zënë hapësirat publike.
Kryeministri dha ultimatum duke i paralajmëruar se kanë vetëm 48 orë për t’u liruar hapësirat qytetarëve dhe turistëve, përndryshe do të përballeshin me gjoba dhe ndjekje penale.
Rama, pas denoncimeve të qytetarëve, tha që janë rrëmbyer trotuaret, pronat publike, vendkalimet për turistët dhe qytetarët. Një konstatim i drejtë i kryeministrit.
Në fakt, ky konstatim i Ramës bëhet në momentet kur Erion Veliaj, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, është përballë 13 akuzave dhe ndërkohë nesër jepet në Gjykatën e Lartë vendimi për të.
13 akuza të renditura, 9 nga të cilat për korrupsion, 1 për pastrim të produkteve të veprës penale, 1 për shpërdorim detyre, 1 për futje të sendeve të ndaluara në burg dhe 1 për fshehje dhe mosdeklarim pasurie.
Me deklaratat e Kryeministrit dhe me atë që është konstatuar edhe nga ministrat që kanë dalë në terren e nga deputetët, edhe me aksionet që po merret Policia Bashkiake, po tregohet qartë se Erion Veliaj dhe vartësit e tij kanë SHPËRDORUAR DETYRËN.
Çështja e zënies së hapësirave publike është një fakt korrupsioni dhe skandali i radhës në Bashkinë e Tiranës. Sepse qytetarët paguajnë taksa dhe bashkia duhet ta kontrollojë territorin e saj.
Dhe, ato rrugë, trotuare, rrugica apo sheshe publike nuk janë zënë sot apo dje që hyri Erion Veliaj në burg, por kanë vite e vite që janë zaptuar nga bizneset, disa prej të cilave për t’i quajtur legale, pra ligjore, kanë paguar dhe taksa në bashki.
Lejet për të paguar këto taksa dhe për të zënë këto hapësira publike i kanë dhënë Erion Veliaj dhe vartësit e tij.
Dikush e ka paguar taksën për 5 metra dhe ka marrë 50 metra, sepse diferencën e taksave e ka futur në xhep ai hajduti i Policisë Bashkiake apo hajduti i Inspektoratit dhe ata inspektorët hajdutë të bashkisë.
Kjo është një çështje korrupsioni që Edi Rama jo vetëm ia ka faktuar dhe ia ka provuar me veprimet e fundit Erion Veliajt, por ia ka bërë gati për akuzë të re nga SPAK-u.
Sepse, është FAKT që ato prona publike janë zënë.
Regjistrohen 10 metra hapësirë, përdoren 100 metra, ku shkojnë paratë e tjera? Kujt i jepen në të zezë? Si ndahen?
Këto dihet si funksionojnë, shkojnë sa tek IMT-ja e Bashkisë sa në Policinë Bashkiake dhe te drejtorët hajdutë të Veliajt, një pjesë e të cilëve janë në burg dhe disa të tjerë që i zëvendësuan, pra hajdutët e parë u zëvendësuan me hajdutët e dytë.
Të gjitha këto FAKTE të publikuara për ditë me radhë dhe problematika të deklaruara nga vetë Kryeministri Edi Rama, për zaptimin e hapësirave publike, qoftë me apo pa leje, në fakt përbëjnë një akuzë të re për Erion Veliajn, e cila i serviret SPAK-ut vetëm një ditë para vendimit të Gjykatës së Lartë për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, me 13 akuza./CNA
Deputetja Monika Kryemadhi, pas daljes nga SPAK-u ka folur...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Vlora se aksioni pë...
Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, kreu i PD-së, Sali Ber...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Prokurorisë...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë më 9 korrik të gjithë ...
Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar sërish në Vlorë pas dorë...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë pub...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të diel lidhu...
Gazeta gjermane "Suddeutsche Zeitung" ka sjellë një tablo ...
Gazetarja Fatjona Mejdini me anë të një postimi në rrjetet...
Zegjine Çaushi ka falënderuar kolegen e saj Maldrita Bardh...
Deputeti i PS-së, Petro Koçi, i ka quajtur ofensivë nd...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish hapësira të zapt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një denoncim nga qytetari d...
Kryeministri Edi Rama, me dorë të hekurt, ka paralajmë...
Në datën 8 korrik do të mbahet në Gjykatën e Lartë seanca ...
Akademiku Artan Fuga ka deklaruar se shifrat që prodhuan z...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një reagim li...
Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për Qarkun D...
Kandidatët e kualifikuar për të vijuar garën për drejtues ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...