Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Vlora se aksioni për lirimin e hapësirave publike nuk ka tendencën për t’i zënë frymën e biznesit.
Ai kërkoi të harmonizohen inetersat e qytetarëve dhe bizneseve.
Rama është shprehur se, zaptimi i trotuarit është një kioskëzim i papranueshëm.
"Mirë duke qenë se ka filluar një operacioni i gjerë në Vlorë për të adresuar një sërë problemesh që kanë të bëjnë me territorin, atëherë ishte udhës që me ardhjen për herë të dytë këtu, të bëja edhe një komunikim me juve që jeni të mediave lokale, po dhe korrespondent të mediave kombëtare për t'iu informuar lidhur me këtë operacion edhe për t'iu përgjigjur pyetjeve që mund të keni.
Vlora është një bashki ku ka pasur një volum shumë të madh investimesh dhe ku patjetër ka nevojë për ende të tjera investime, por njëkohësisht investimet e bëra duhet të garantojnë një ecuri pozitive të të jetës sociale dhe ekonomike të qytetit, pasi në të gjitha territoret ku janë kryer investime, është rritur vlera e pronës, është rritur pa diskutim dhe xhiroja e njësive të shërbimit dhe natyrisht kjo sjell edhe rritjen e të ardhurave të bashkisë, edhe kështu shkon i gjithë zinxhiri, por duke qenë se nga pikëpamja e turizmit Vlora është një nga pikat kyçe dhe numri i vizitorëve dhe i turistëve gjatë sezonit rritet në mënyrë shumë të ndjeshme, atëherë edhe nevoja për të përballuar problematikat që bëhen edhe më të mëdha për shkak të numrit të madh të vizitorëve bëhet më e madhe.
Një nevojë që duhet adresuar në një qasje shumë më aktive dhe shumë më të fokusuar në të gjithë territorin, gjë që nga ana tjetër kërkon që të zgjedhurit e Partisë Socialiste në Vlorë të vazhdojnë të mbeten të lidhur me territorin në mënyrë shumë specifike dhe jo vetëm ata që u zgjodhën nga qytetarët për t'i përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë me një numër rekord, por edhe nga ata që ishin pjesë dhe janë pjesë e grupit tonë përfaqësues dhe nuk do të jenë në Kuvendin e Shqipërisë, por do të mbulojnë detyrat e tjera dhe kjo kërkon një frymë skuadre të vazhdueshme dhe një kontakt të vazhdueshëm me qytetarët.
Ne duhet ta kapërcejmë kohën e deputetëve që shfaqeshin shumë pak në territor dhe që ankesat apo kritikat për punën e pushtetit vendor apo për punën e institucioneve qendrore në territor, i bënin vetëm nëpër kafene.
Kemi folur për një qasje të strukturuar dhe praktikisht të gjithë përfaqësuesit e grupit të deputetëve që ishin në listën e 11 majit në Bashkinë e Vlorës, janë drejtpërdrejtë të përfshirë në mbulimin e territorit, duke shpërndarë kështu barrën e mbulimit të territorit dhe e mbulimit të komuniteteve në më shumë supe dhe natyrisht, duke shfrytëzuar faktin që kemi në Vlorë disa deputetë dhe deputete që janë praktikisht, përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë.
Problemi i hapësirave publike është një problem i madh në Vlorë, e kemi trajtuar me shumë vëmendje, edhe tani është koha për ta trajtuar me shumë rigorozitet në territor. Natyrisht që nuk ka absolutisht asnjë tendencë për t'i ngushtuar frymëmarrjen bizneseve, por ka një domosdoshmëri për të harmonizuar plotësisht interesat e të dyja palëve me prioritet qytetarët që ecin në këmbë.
Lungomare e cila u bë motori i transformimit urban, por edhe i një transformimi të ekonomisë vendore në aspektin e vlerës së shtuar që krijoi, duhet të kalojë tani në një nivel tjetër të paraqitjes edhe të shërbimit. Kioskëzimi i trotuarit është i papranueshëm dhe pasi është krijuar plotësisht trotuari i dedikuar vetëm për këmbësorët, do t'u jepet të gjithë njësive të shërbimit Lungomare dhe një dizajn i ri. Shpresojmë ta keni gati në shtator-tetor, që kemi filluar ta punojmë, në mënyrë që të harmonizojmë nevojën e tyre dhe interesin e tyre për të pasur një shërbim të mjaftueshëm me nevojën e qytetit për të pasur një dukje sa më spektakolare.
Nga ana tjetër, ajo është pasqyra kryesore, pasqyra e sallonit po themi, por ajo problematikë aty është në të gjitha rrugët e Vlorës ku ka njësi tregtare dhe në të gjitha rrugët, do veprohet në funksion të këmbësorëve.
Problemi tjetër në Vlorë janë parkimet. Kemi filluar punën për dy parkime të mëdha publike nëntokësore dhe do të vazhdojmë edhe më tutje me të tjera investime në këtë drejtim, por nga ana tjetër, kjo nuk justifikon parkimin me vend e pa vend, kjo nuk justifikon abuzimin e drejtuesit të automjeteve me këmbësorët dhe për këtë arsye Policia Rrugore në Vlorë do të jetë shumë e ashpër me të gjitha parkimet e pavenda apo me parkimet që bllokojnë qarkullimin ose që pengojnë qarkullimin në rrugët e Vlorës.
Problemi tjetër, i cili tani me sa mua më rezulton është disi më i adresuar, por prapë, duhet adresuar në mënyrë të strukturuar, është problemi i ujit të pijshëm për shkak të ngarkesës së madhe që ka qyteti në këtë periudhë, po dhe për shkak të investimeve që duhet të vazhdojnë. Ama, çfarë është konstatuar, sidomos deri përpara 10 ditësh ka qenë një keq menaxhim total i ujësjellësit nga ana e strukturave vendore dhe kjo e kombinuar me një abuzim të madh me ujin e pijshëm nga konsumatorë që e përdorin ujin e pijshëm për të ujitur bahçet dhe për të larë makinat.
Ky nuk është një fenomen thjesht i Vlorës, ky është një fenomen në shumë qytete dhe për këtë arsye, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po përgatit një paketë të re ligjore për sa i përket ujit të pijshëm me të cilën shpresoj, uroj dhe besoj, do të pagëzojmë mandatin e katërt, që do të adresojë në kompleks problemin e përmirësimit të mëtejshëm të furnizimit me ujit të pijshëm, sidomos në zonat turistike.
Këto ishin pak a shumë ato që unë mund të them, ndërkohë që më vjen mirë që drejtorët e Bashkisë Vlorës e kanë kuptuar mesazhin që qyteti është mbi të gjithë dhe mbi të gjitha dhe që janë të papërshtatshëm për të vazhduar të kryejnë atë detyrë.
Natyrisht që secilit dhe secilës mund t'u jepen mundësi të reja në të ardhmen, por në ndërkohë, dua t'i ftoj të gjithë, të gjithë vajzat, djemtë, gratë, burrat profesionistë në Vlorë, që të aplikojnë për të shërbyer në administratën e Bashkisë së Vlorës, duke i siguruar që ne do të jemi shumë kërkues dhe shumë rigorozë në funksion të meritës.
Secili dhe secila sipas meritës, sipas profesionit, sipas vullnetit që do të shpreh në këtë proces dhe e njëjta gjë do të vlejë edhe për drejtuesit e institucioneve qendrore në qarkun e Vlorës, që edhe ata janë dorëhequr dhe i falënderoj dhe i përshëndes dhe asnjë person që ka mbuluar pozicionet drejtuese në bashkinë e Vlorës ose në qarkun e Vlorës, nuk do të rimerret si drejtues në këtë fazë. Të gjithë drejtuesit do të jenë të rinj.
Kam një thirrje të veçantë për pedagoget dhe pedagogët e universitetit. Natyrisht që, puna e tyre në universiteti është shumë e vyer dhe shumë e respektuar, por janë të mirëpritur që të kontribuojnë më shumë për qytetin edhe cilado dhe cilido prej tyre që do të dëshirojë të afrohet në administratën e bashkisë apo të afrohet në rolet drejtuese në institucionet qendrore do të jetë i mirëseardhur dhe i trajtuar me shumë respekt. Natyrisht që vlerësimi pastaj do të bëhet sipas performancës së secilit në procesin e përzgjedhjes, që do të jetë një proces transparent sipas ligjit, konkurrues dhe meritokratik.
Po ashtu, të gjithë ata që kanë studiuar në Vlorë apo në Tiranë apo jashtë vendit, edhe që janë të dëshiruar për të shërbyer për administratën e shtetit apo për administratën vendore të Vlorës, e që ndërkohë punojnë kamerierë apo punojnë në punë të tjera, janë të mirëpritur të vijnë dhe të provojnë veten në konkurset që do të organizohen shumë shpejt", tha Rama./ CNA
Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, kreu i PD-së, Sali Ber...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Prokurorisë...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë më 9 korrik të gjithë ...
Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar sërish në Vlorë pas dorë...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë pub...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të diel lidhu...
Gazeta gjermane "Suddeutsche Zeitung" ka sjellë një tablo ...
Gazetarja Fatjona Mejdini me anë të një postimi në rrjetet...
Zegjine Çaushi ka falënderuar kolegen e saj Maldrita Bardh...
Deputeti i PS-së, Petro Koçi, i ka quajtur ofensivë nd...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish hapësira të zapt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një denoncim nga qytetari d...
Kryeministri Edi Rama, me dorë të hekurt, ka paralajmë...
Në datën 8 korrik do të mbahet në Gjykatën e Lartë seanca ...
Akademiku Artan Fuga ka deklaruar se shifrat që prodhuan z...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një reagim li...
Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për Qarkun D...
Kandidatët e kualifikuar për të vijuar garën për drejtues ...
Partia Demokratike ka drejtuar një kërkesë zyrtare në Komi...
Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Berat, Lefter Mal...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...