
Kryeministri Edi Rama, dje në një fjalim të mbajtur përballë kryebashkiakëve, pranoi dështimin për strategjinë e trajtimit të përpunimit të mbetjeve, pasi në Elbasan u investuan 24 milionë euro dhe ka një incenerator që nuk punon dhe mbetjet digjen. (LEXO KETU)
Në Fier gjithashtu ka një incenerator, i cili nuk ka përfunduar, e që ka kushtuar rreth 35-36 milionë euro dhe në Tiranë janë paguar më shumë se ndoshta 130 milionë euro nga buxheti i shtetit, por edhe nga qytetarët dhe fakti është që inceneratori nuk ekziston, sërish kemi një landfill.
Ndërkohë në Vlorë u investua për një landfill të ri, mbetjet e landfillit të vjetër digjen.
Shumë qytete janë në prag katastrofe për çështjen e mbetjeve dhe një situatë e pazgjidhur prej dekadash.
Kryeministri e pranoi dështimin dhe tha se:
“Bazuar në mësimet me atë që ndodhi me mbetjet në tri bashki, ku përtej të gjitha benefiteve, pasi ka problematika të lidhura me gjithëfarlloj arsyesh, na duhet një Korporatë Kombëtare që të merret me pjesën e gjithë sistemit të trajtimit të mbetjeve".
Përgjigjja jonë është Korporatën e Inceneratorëve mund ta drejtojë vetë njeriu që shkatërroi hetimet dhe lejoi që deri në këto momente buxhetit të shtetit t’i bëhen qindra miliona euro dëm. Ky emër është Dritan Prençi, prokurori i SPAK-ut.
Për dikë mund të jetë për të qeshur, por po. Askush nuk mund të jetë më dinjitoz për të drejtuar një Korporatë Inceneratorësh që nuk punojnë, që nuk kanë përfunduar apo nuk ekzistojnë, sesa njeriu që i ka hetuar ose ka bërë sikur i ka hetuar dhe i ka mbyllur dosjet duke mbajtur si banditin më të madh dhe përgjegjësin kryesor ish-ministrin Lefter Koka.
Pa e parë përgjegjësinë për kryebashkiakun e Elbasanit, pa parë përgjegjësinë për kryebashkiakun e Fierit, pa parë përgjegjësinë për kryebashkiakun e Tiranës, ku lekët që jepen nga buxheti, në fakt, kalojnë nëpërmjet qeverisë.
Pa e parë nëse ka ministra të tjerë të qeverisë, se nuk është i vetmi Arben Ahmetaj. Pa e parë cila është përgjegjësia e 24 firmave që u hodhën brenda një dite për të dhënë koncesionin, investimi i shtrirë në katër vite për inceneratorin e Elbasanit, qark në të cilin mbetjet digjen vit pas viti.
Ndaj dhe Dritan Prençi është njeriu kryesor për shkatërrimin e hetimeve dhe që nuk gjeti dot se kush qe ideatori dhe përgjegjësit kryesorë për çdo bashki, njeriu që nuk hetoi deri në fund inceneratorët, njeriu që nuk zbuloi dhe nuk ndali vjedhjen te landfilli i Tiranës, njeriu i cili me hetimet e tij të ngadalta, me paaftësinë, me padijen me dashje apo pa dashje, me punën e tij me një çorganizim të organizuar, ka bërë që kokat e inceneratorëve, njerëzit e kësaj skeme hajdutësh, të largohen nga Shqipëria.
U ka krijuar atyre komoditetin që të mos kenë përgjegjësi të madhe penale, por zgjat e zgjat hetimin pa i vënë kokën një dosjeje me qindra miliona euro që është një turp për SPAK-un.
Në rast se ka një turp, të cilin nuk e përmendin as mediat, të cilat sulmojnë SPAK-un, sot është dosja e ineceneratorëve, por thonë se kjo dosje është super e hetuar dhe nuk kanë gjetur asgjë.
Në fakt, kjo dosje nuk është super e hetuar. Dokumentet janë atje dhe Dritan Prençi, ose i fsheh për qëllime të tjera, ose bën sikur nuk i sheh, ose është përfundimisht një zyrtar i paaftë në SPAK që duhet të largohet një orë e më parë nga aty.
Edhe ata që flasin se SPAK-u ka një dështim, dështimi kryesor i SPAK-ut është hetimi për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, hetimi për Fierin gjithashtu.
Po e quajmë të ezauruar Elbasanin, pasi ka marrë disa koka ministrash dhe disa zyrtarë.
Për Tiranën, si mundet të flesh mbi një dosje aq voluminoze, me emra, me fakte, dhe të bësh sikur nuk di? Të mos hetosh një dokument me shumë vula dhe shumë firma në lidhje me drejtorët, me zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, të cilët u grabitën bizneseve dhe qytetarëve 60 milionë euro për t’ia çuar Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos në landfill nëpërmjet aferës së dherave.
Një vjedhje me firmë dhe vulë ku e gjithë Bashkia e Tiranës, nga Erion Veliaj deri te roja i derës, u vu në shërbim të kompanisë së inceneratorëve. Kompania e landfillit të Tiranës, me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, i merrte makinat te kompania e bashkëshortes së Blendi Gonxhes për t’ia dhënë Bashkisë së Tiranës.
Pikërisht në vitin 2021, gjatë kohës së fushatës me dhjetëra e dhjetëra mjete, dhjetëra mijëra euro që paguheshin, për çfarë?! Që të ndiqnin nga pas bizneset ku i hidhnin dherat dhe t’i çonin në landfill në emër, gjoja, të pastrimit të qytetit, por lekët i paguante Mirel Mërtiri, mjetet i përdorte Erion Veliaj, paratë e qirasë i merrte Blendi Gonxhja.
Kjo është e vërteta e landfillit të Tiranës, inceneratorit të munguar që Dritan Prençi nuk e heton, nuk e zbardh dhe nuk e përfundon.
Ndoshta me shpresën se mund të jetë drejtori i ri i Korporatës së Inceneratorëve, ndoshta është i paaftë si prokuror, por mund të shkëlqejë si drejtor inceneratorësh që nuk punojnë, nuk kanë përfunduar dhe nuk ekzistojnë./ CNA
Në një zbërthim informacionesh, mbledhje të dhënash, CNA z...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot...
CNA publikoi të dhëna që tregonin se shqiptarët për nj...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, që ndodhet në pa...
Pasi fali portin ekzistues të Vlorës për 1 euro tek kompan...
Disa biseda të zbardhura nga mediat greke, pas arrestimit ...
Risjellim në vëmendjen e opinionit publik sërish proku...
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve, është një nga...
Nga një vështrim kritik mbi artikullin e EU Reporter ...
DigitAlb ka qenë dikur kompania më e madhe e transmeti...
Në vitin 2021 emisioni “Stop” ka transmetuar denoncimin e ...
Suzana Gega është një qytetare, që tregon se është aksiden...
Denoncimi i radhës ka të bëjë me një ngërç mes Gjykatës dh...
Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop”...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës që prej vitit 2015, ...
Florenc Gjonaj është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Kl...
CNA ka sjellë një tjetër fakt për prokurorin e SPAK-ut, Dr...
Blendi Gonxhja nuk është një personazh i panjohur në polit...
VELIAJ KAPET NË FLAGRANCË Erion Veliaj, me një vendim...
Erion Veliaj është kapur mat nga Gjykata Administrativ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...