
Në një zbërthim informacionesh, mbledhje të dhënash, CNA zbuloi lehtësisht se deputetët e parlamentit shqiptar paguhen nga 4-5.5 milionë lekë të vjetër, pra nga 4 mijë deri në 5,500 apo 6000 euro në muaj dhe brenda kësaj page totale ku përfshihen dieta, shpërblime, pjesëmarrja në komisione etj., është edhe pagesa për telefonin.
Një pagesë që shkon rreth 170 mijë lekë në muaj. Ne vëzhguam dhe nxorëm ofertat e dy kompanive kryesore mobile në Shqipëri, One dhe Vodafone, dhe në një lexim të thjeshtë të ofertave që ata kanë online, nuk po flasim për ofertat e biznesit që janë edhe më favorizuese, rezulton se sa dhe për çfarë i përdorin deputetë tanë, pagesa që bëhen nga parlamenti e konsumi që bëjnë deputetët dhe ajo që vjen nga ofertat janë tri herë më të larta.
Pra, me rreth 5-6 mijë lekë të rinj deputetët do të siguronin paketa spektakolare, të thjeshta, oferta që kanë roaming pa limit, thirrje hyrëse, dalëse, internet etj., ndërkohë marrin trefishin e pagesës, pra një vjedhje e hapur. Një pagesë trefish që kushton dhjetëra miliona lekë vit për vit dhe qindra miliona lekë për një mandat.
Dhe, vazhdojnë ofertat, ulen kostot e shpenzimeve të telefonit për të gjithë qytetarët, ndërsa për deputetët vazhdojnë të qëndrojnë të larta.
Ne sollëm një material të plotë duke pritur dhe reagimin e Kuvendit për këto tarifa, pasi nuk do të mjaftohemi me kaq, duke e lënë këtë vjedhje të përmuajshme thjesht si denoncim, por do ta sjellim disa herë, do ta publikojmë deri në momentin që do të ketë një reagim dhe një strukturë përgjegjëse e Kuvendit të dalë në një veprim për të shkurtuar këtë lloj shpenzimi që mund të duket i vogël në krahasim me të tjerët, por ka një peshë të madhe.


Është një buxhet mjaft i madh që mund të shkojë për shumë gjëra të tjera dhe nuk ka pse të vidhet dhe të shkojë në xhepat e deputetëve për të ngrënë një drekë, ndoshta janë shumë pak, por një shishe verë e shtrenjtë e pirë nga një deputet, e cila vidhet nga pagesat që bëhen për telefonin.
Pra, deputetit i jepen 170 mijë lekët të paguajë telefonin, ndërkohë fatura e tij vjen 20-40 apo 50 mijë lekë dhe pjesën tjetër të parave e fut në xhep, tërësisht e padrejtë. Parlamenti mund t’i paguajë deputetit shpenzime telefonike deri në një limit, deri në 5-6 mijë lekë të rinj, sipas ofertave maksimale të dhëna nga kompanitë mobile dhe çdo gjë tjetër më tepër apo më pak paguhet nga secila palë.
Pra, nëse fatura e telefonit është 3 mijë lekë të rinj dhe duhet t’i paguajë 17 mijë lekë, ato para i mban buxheti i Kuvendit dhe nuk kalojnë për deputetin përkatës.
Në rast se limiti është 5 mijë lekë dhe telefoni shkon 8 mijë lekë, diferencën e paguan vetë nga xhepi deputeti, pasi telefonat nuk i përdorin vetëm për hallet e popullit, por i përdorin edhe për qejfet e tyre dhe për familjen apo për punë të tjera.
Ndaj dhe ne e kemi sjellë këtë shqetësim, i cili në fakt vlen me dhjetëra e dhjetëra miliona lekë që me një sezon po të mblidhen do t’i shërbenin shumë buxhetit të Kuvendit për të bërë gjëra shumë më të mira sesa t’i vjedhin deputetët dhe t’i përdorin për qejfet e tyre./ CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot...
CNA publikoi të dhëna që tregonin se shqiptarët për nj...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, që ndodhet në pa...
Pasi fali portin ekzistues të Vlorës për 1 euro tek kompan...
Disa biseda të zbardhura nga mediat greke, pas arrestimit ...
Risjellim në vëmendjen e opinionit publik sërish proku...
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve, është një nga...
Nga një vështrim kritik mbi artikullin e EU Reporter ...
DigitAlb ka qenë dikur kompania më e madhe e transmeti...
Në vitin 2021 emisioni “Stop” ka transmetuar denoncimin e ...
Suzana Gega është një qytetare, që tregon se është aksiden...
Denoncimi i radhës ka të bëjë me një ngërç mes Gjykatës dh...
Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop”...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës që prej vitit 2015, ...
Florenc Gjonaj është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Kl...
CNA ka sjellë një tjetër fakt për prokurorin e SPAK-ut, Dr...
Blendi Gonxhja nuk është një personazh i panjohur në polit...
VELIAJ KAPET NË FLAGRANCË Erion Veliaj, me një vendim...
Erion Veliaj është kapur mat nga Gjykata Administrativ...
Kompania “One”, një kompani telefonike mobile, jep një shu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...