Në zemër të kryeqytetit, mes zhurmës së makinave dhe hapave të kalimtarëve, një realitet i dhimbshëm shfaqet përditë para syve tanë, fëmijë të mitur që lypin në rrugët e Tiranës.
Shumë prej tyre janë të detyruar të dalin në rrugë nga vetë prindërit apo tutorët, duke u shndërruar në viktima të një shfrytëzimi të hapur dhe të vazhdueshëm.
Edhe pse Bashkia e Tiranës dhe institucionet përkatëse pretendojnë se kanë në zbatim programe për ndihmën e fëmijëve në nevojë, rastet në rrugë tregojnë të kundërtën – fenomeni jo vetëm nuk po zhduket, por duket se po rritet.
Shfrytëzimi i fëmijëve në rrugë nuk është vetëm një sfidë sociale, por një alarm për të gjithë shoqërinë. Çdo fëmijë meriton fëmijërinë e vet, dhe jo ta kalojë atë nën shi, pluhur e indiferencë e aq më tepër të jetë viktimë shfrytëzimi.
Institucionet duhet të veprojnë, jo nesër, por sot. Sepse çdo ditë në rrugë është një ditë e vjedhur nga fëmijëria dhe jeta e tyre.
Në Tiranën e 2025-ës, skena e fëmijëve të mitur që lypin në rrugë nuk është thjesht e dhimbshme – ajo është një kambanë alarmi.
Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, vitin e kaluar janë regjistruar 141 fëmijë në “situatë rruge” në Shqipëri, nga të cilët 37 rezultuan të jenë viktima të trafikimit, megjithëse zyrtare shifrat nuk duken të jenë ato reale, pasi me vëzhgim të shkurtër në rrugët kryesore të Tiranës, shihet lehtë se realiteti mund të jetë edhe më i hidhur.
Në vitin 2024, një organizatë lokale regjistroi në Tiranë 240 raste fëmijësh të përfshirë në punë të rrugës ose lypje, ndërsa vetëm në tremujorin e parë të 2025 janë regjistruar 102 raste të reja.
Me dhjetëra raste të prindërve të proceduar penalisht janë raportuar zyrtarisht, por kjo duket se nuk i ndalon për t'u rikthyer në rrugë bashkë me fëmijët.
Institucionet shtetërore dhe ato lokale, përfshi Bashkinë e Tiranës dhe ASHDMF-në, duhet të vlerësojnë: A mjafton rritja e nivelit të mbështetjes familjare dhe sociale? Apo duhen reformuar plotësisht sistemet e identifikimit dhe rehabilitimit?
Fëmijët në situatë rruge mbeten shqetësim i pazgjidhur ndër vite, ndonëse programet dhe fondet për trajtimin dhe zhdukjen e këtij fenomeni nuk mungojnë.
Organizatat dhe institucionet shtetërore gjithashtu nuk mungojnë, as ligjet jo, që janë të formuluar qartë, por leximi dhe zbatimi dështojnë. Mbrojtja e fëmijëve nga çdo lloj abuzimi nëpërmjet shfrytëzimit si burim ekonomik apo keqtrajtimit nga neglizhimi prindëror për përkujdesjen e tyre, është prezent.
Neni 54, pika 3 e Kushtetutës së Shqipërisë, shkruan:
“Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, e veçanërisht nën moshën minimale për punën e fëmijëve, që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal.”
Ligji nr. 18/2017 Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, neni 64, pika 1 garanton "mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi ekonomik në moshë të mitur".
Strukturat e mbrojtjes së fëmijës kanë për detyrë të identifikojnë në mënyrë aktive dhe të trajtojnë me përparësi çdo rast të raportuar të fëmijës së shfrytëzuar, përfshirë fëmijët në situatë rruge.
"Këto struktura janë përgjegjëse dhe kanë të drejtë të ndërmarrin veprime konkrete, me mbështetjen e organeve të Policisë së Shtetit, për largimin e fëmijës nga situata e shfrytëzimit ekonomik apo situata e rrugës", thuhet në ligj.
Rreth 2 dy vite më parë, të paktën nga informacionet që janë ofruar zyrtarisht, policia dhe Bashkia e Tiranës organizuan ngritjen e disa grupeve pune që do të monitoronin terrenin me qëllim identifikimin, vlerësimin e nevojave, dhënien e ndihmës apo referimin e rasteve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.
Plani i masave kishte si qëllim mbrojtjen e fëmijëve, por përse ky qëllim nuk vijoi edhe në 2024 apo edhe deri sot? Pse policia e shtetit nuk reagon, por edhe nëse reagon, nga situata në rrugë nuk duket.
Në këto ditë të nxehta korriku situata mbetet tejet alarmante. Temperaturat e larta, kanë zhvendosur shfrytëzimin e të miturve në orët e vona të mbrëmjes, siç shihet edhe nga këto, ku prindërit apo tutorët e tyre qëndrojnë ulur në këtë stol, ndërsa të miturit enden mes automjeteve për të marrë ato pak para që mund t'u ofrohen./ CNA
View this post on Instagram
Një denoncim është publikuar sa i përket emërimit të dyshi...
Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmace...
Kryeministri Edi Rama, dje në një fjalim të mbajtur pë...
Në një zbërthim informacionesh, mbledhje të dhënash, CNA z...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot...
CNA publikoi të dhëna që tregonin se shqiptarët për nj...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, që ndodhet në pa...
Pasi fali portin ekzistues të Vlorës për 1 euro tek kompan...
Disa biseda të zbardhura nga mediat greke, pas arrestimit ...
Risjellim në vëmendjen e opinionit publik sërish proku...
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve, është një nga...
Nga një vështrim kritik mbi artikullin e EU Reporter ...
DigitAlb ka qenë dikur kompania më e madhe e transmeti...
Në vitin 2021 emisioni “Stop” ka transmetuar denoncimin e ...
Suzana Gega është një qytetare, që tregon se është aksiden...
Denoncimi i radhës ka të bëjë me një ngërç mes Gjykatës dh...
Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop”...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës që prej vitit 2015, ...
Florenc Gjonaj është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Kl...
CNA ka sjellë një tjetër fakt për prokurorin e SPAK-ut, Dr...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...