“Air Albania” në tokë/ Si loja e “Turkish Airlines” po e mbyt “filialin” e saj
Tiranë/Stamboll-Historia e zgjerimit të flotës së “Air...

Banorët e fshatit Zëmblak në Bashkinë e Maliqit janë ngritur sot në protestë, duke kërkuar zgjidhje për mungesën e ujit të pijshëm. Ata thonë se prej më shumë se 7-8 vitesh jetojnë me një furnizim minimal, vetëm për pak minuta në ditë, çka i ka vënë përballë vështirësive të mëdha në përditshmëri. Protestuesit shprehen të lodhur nga premtimet e përsëritura, ndërsa paralajmërojnë se nëse brenda dy javësh nuk merren masa konkrete, do të marrin vetë situatën në dorë.
"Problem është shumë për ujin. Në mëngjes mund të kem gjysmë ore ujë, kurse në mbrëmje 10 minuta. Unë vij nga puna tërë baltë, tërë tym, s’kam ujë. Sot në mëngjes u rrova me kanaçe. Ky problem po bën 7-8 vjet a më shumë. E kemi kërkuar, por s'ka vënë ujin në zjarr asnjëri. Do t'ju themi edhe njëherë, nëse s'bëjnë gjë për dy javë, do të mblidhemi prapë dhe do ta zgjidhim privatisht çdo familje dhe qeveria s'ka më punë me ne",-tha banori.
Një tjetër banor tregon se furnizimi i ujit nuk mjafton për asnjë nevojë bazë.
"Jemi mbledhur për problemin e ujit të fshatit. Ujë nuk kemi, vjen me orar, në mëngjes 1 orë, në darkë 1 orë dhe gjithë ditën mbetemi pa ujë fare. Dikush ka ndonjë depozitë, dikush e mbledh në mëngjes. Nga depoja e ujësjellësit vetëm 1 orë vjen. Na kanë premtuar që do të vijnë dhe nuk po vijnë. Ne jemi të lidhur me Bashkinë e Maliqit, por na ka kaluar tek ujësjellësi i Korçës",-tha banori.
Më të moshuarit e fshatit shprehen se janë të braktisur.
"Problemi kryesor është i ujit. Ka 6 vjet na gënjejnë. 400 e ca shtëpi jemi në fshat. Kemi mbetur vetëm pleq këtu dhe kush na e var? Marrim fuçi me karroca me gomerë dhe mbushim në lumin Devoll që të kemi për të larë. Për të pirë kemi vajtur të mbushim në Cangonj. Një orë e ca duam të vemë të marrim ujë për të pirë deri në Cangonj."
"Problem është uji në fshatin tonë, ka vite që është kërkuar, na është premtuar edhe para fushatës elektorale që do të bëhet brenda 2 muajsh ujësjellësi i Zëmblakut. Ka mbetur vetëm në letër, premtime, premtime dhe asgjë. Ne jemi të moshuar e kemi nevojë për ujë. S'na del uji as për të larë sytë. Një orë në ditë vjen, si mund të plotësohen nevojat e këtij populli me 1 orë ujë."
Pas protestës së Zëmblakut, ku banorët e këtij fshati kanë thkesuar mungesën e ujit të pijshëm, ka reaguar kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, i cili ka theksuar se ujësjellësi i Zëmblakut është në procedurë tenderimi dhe pritet që së shpejti të nisë ndërtimi i tij. Ndërsa menaxhimi do të kryhet nga Ujësjellës Kanalizime Korçë.
“Problemi i ujësjellësit të Zëmblakut është kompleks për disa arsye. Ne kemi ndërhyrë si bashki para dy vjetësh, duke ndërtuar dy linja të reja. Aktualisht ka një rënie të burimeve gjithandej, por kjo nuk do të thotë që banorët s'kanë të drejtë. Tani që flasim jemi në procedurë prokurimi nga ndërmarrja e ujësjellësit në Korçë, e cila kryen menaxhimin e gjithë ujësjellësve të bashkisë sonë dhe në rang rajoni. Nga informacionet që kemi, ata janë në fazë tenderimi të një pusi, një stacion pompimi, linjat kryesore, por problemi është kompleks. Brenda fshatit ka shumë linja dyfishe, merret ujë nga grup banorësh në linjat e sipërme dhe ujësjellësi i Korçës do të ndërhyjë shumë shpejt për zgjidhjen e kësaj situate. Besoj se brenda këtij viti do të kemi 24 orë ujë edhe në fshatin Zëmblak”,-tha Topçiu.
Ndërsa banorët thonë se durimi i tyre ka mbaruar dhe se nuk do të ndalen pa një zgjidhje të prekshme, bashkia siguron se tenderi i nisur do të sjellë furnizim të qëndrueshëm brenda vitit. Deri atëherë, për fshatin me rreth 400 shtëpi, uji i pijshëm mbetet luks i përditshëm, dhe premtimet e përsëritura, siç thonë vetë ata, janë të vetmet që nuk u mungojnë./CNA
Tiranë/Stamboll-Historia e zgjerimit të flotës së “Air...
Në disa shkrime të njëpasnjëshme CNA ka sjellë materia...
Delirim, fshehje nga e vërteta. Kjo është sjellja që do të...
Nëpërmjet një investigimi që lindi menjëherë pas publikimi...
Evi Kokalari është një personazh jo i panjohur për pub...
Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgji...
Në hyrje, kazanë plehrash që kutërbojnë duke qelbur dynjan...
“Air Albania” erdhi si një diamant për Shqipërinë, emri i ...
Një nga thesaret më të çmuara arkeologjike dhe historike t...
Mero Bazes po i dalin zbuluar të gjitha zullumet dhe pasur...
Skemë për pastrim parash / Resorti i sekuestruar nga SPAK-...
Pak ditë më parë CNA publikoi një material informativ ...
Kompania DigitAlb, e cila së fundi u reklamua nga Lori...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike për Degën Vlorë, Atird ...
Një sipërfaqe e konsiderueshme prone publike dhe private n...
Disa ndërtime që po kryhen së fundmi në zonën e Jalës po s...
Inceneratorët janë afera shekullore, gropa më e madhe e ko...
Kandidati i zgjedhur deputet i Partisë Socialiste nga zgje...
CNA ka siguruar një dokument për një nga kandidatët e zgje...
Në një konferencë për teknologjinë shkurtin e vitit të kal...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...