QKB favorizon kompaninë private/ Platforma “falas” që prish konkurrencën në treg
Një marrëveshje e nënshkruar mes Qendrës Kombëtare të Bizn...

Në fshatin Burimas të Bashkisë Maliq, banorët kanë dalë sot në protestë duke bllokuar punimet për ndërtimin e një linje të re ujësjellësi që do të lidhë Burimasin me fshatin Zvezdë. Ata shprehen të revoltuar, pasi ndërhyrja është bërë gjatë natës, pa asnjë njoftim paraprak nga autoritetet. Protestuesit pretendojnë se nuk janë informuar për projektin dhe dyshojnë se nga depoja e tyre e ujit do të merret ujë për t’u dërguar në fshatra të tjera. Ata theksojnë se burimi aktual është siguruar me kontributet e vetë banorëve dhe nuk pranojnë që të cenohet.
Kryeplaku i fshatit, Edmond Agolli, u shpreh se pavarësisht komunikimeve me bashkinë dhe drejtorinë e ujësjellësit, askush nuk ka dhënë sqarime të plota mbi projektin. Ai tha se banorët kanë bllokuar punimet pasi dyshojnë se lidhja e tubacioneve do të ndikojë në furnizimin e tyre me ujë.
"Unë kam folur me kryetarin e bashkisë, me administratorët, na thonë që është projekti, nuk do të marrim ujë. Te depoja jonë që është aty lart, për të futur ujë nuk ka, kurse për të nxjerrë ujin është dalja. Prandaj dyshojmë që duan të marrin ujë nga depoja jonë. U ngrit gjithë fshati në protestë. Punimet këtu i bllokuam pasi do të bëhej lidhja me tuba dhe s'i lejuam që t'i lidhnin. E keqja është që pse s'vijnë nga bashkia dhe drejtoria e ujësjellësit të na sqarojnë si është projekti."
Banorët tregojnë se pusin e kanë hapur vetë, me ndihmën e disa biznesve lokale, pa mbështetje nga shteti. Ata akuzojnë punonjësit e ujësjellësit se kanë nisur punimet gjatë natës, ndërsa mëngjesin e sotëm janë përpjekur të lidhnin tubat, gjë që është penguar nga vetë komuniteti.
"Jemi fshatarë të fshatit Burimas, kemi hapur një pus mbi fshat me kontributin tonë, dhe ndihmë nga gurorja, pra e hapëm ne jo shteti. Këta të ujësjellësit kanë punuar natën këtu dhe kërkojnë të marrin ujin e fshatit tonë dhe ta çojnë në Zvezdë. Po protestojmë, i ndaluam dhe punimet."
"Për këto punime që po bëhen tani nuk është vënë në dijeni asnjëri, as kryeplaku i fshatit, as ne si banorë. Punimet u bënë natën pa dijeninë tonë. Ne si fshat nuk jemi dakord që uji jonë të merret."
Një tjetër banor, 82 vjeç, kujton se Burimasi ka qenë për vite burim furnizimi me ujë edhe për fshatrat përreth, si Sheqerasi, Rëmbeci dhe zona e fushës së Maliqit, por sot, sipas tij, fshati ndodhet sërish në vështirësi për ujin e pijshëm.
"Jam 82 vjeç, këtij fshati i kanë rënë më qafë për ujin pasi ky fshat ka furnizuar edhe Sheqerasin, edhe Rëmbecin dhe gjithë fushën e Maliqit që në kohën e monizmit."
Ndërkohë, përfaqësues të ujësjellësit kanë mbërritur në terren për të biseduar me protestuesit. Ata kanë sqaruar se projekti nuk synon të marrë ujë nga Burimasi, por të krijojë një linjë të përbashkët që do të garantojë furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt për të dy fshatrat.
Fshati Burimas numëron rreth 800 banorë dhe është përballur ndër vite me mungesë të ujit të pijshëm, duke zhvilluar disa herë protesta për këtë problem./CNA
Një marrëveshje e nënshkruar mes Qendrës Kombëtare të Bizn...
CNA ka marrë sot një denoncim, në lidhje me një skandal, n...
Një gjendje kaotike ka përfshirë zonën në afërsi të Mjull-...
Në Durrës, qytetarja Gjinovefa Menalla u përball me një ma...
Prej katër vitesh, Natasha Shyti nga Sukthi, ka pritur, që...
Fadil Mziu, pronar i një shtëpie me dokumentacion të rregu...
Një qytetare denoncoi në emisionin “Stop”, se gjatë një tr...
Lidhur me ngjarjen aksidentale, të ndodhur në familjen Bur...
E dhimbshme, por fatkeqësisht e vërtetë. Trafiku rrugor i ...
Frida Krifca la sektorin privat për t'u bashkuar me qeveri...
Plug ka zbuluar skemën se si u abuzua me 35 milionë euro n...
Në Njësinë Administrative Bushat të Vaut të Dejës, Nik Jah...
Prokurorja e Sarandës, Esmeralda Basho, ndodhet në qendër ...
Bllokimi i prokurimeve në IT me një skemë, jo vetëm të dys...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në qytetin e Vlorës, pa...
Në qershor në Bashkinë e Vlorës u miratua pozicioni i “Për...
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara në APP, prej më shum...
Dje, CNA publikoi një skandal, disa pamje ku shihej makina...
Makina e deputetit socialist, Ardit Bido, i zgjedhur në ma...
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Du...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...