web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pacientja shkon në gjendje të rëndë nga injeksioni alergjik, estetistja: Ra me kokë

22 Tetor 2025, 21:18, Denoncim CNA

Pacientja shkon në gjendje të rëndë nga injeksioni alergjik,

Një qytetare denoncoi në emisionin “Stop”, se gjatë një trajtimi estetik në klinikën “La Luna” në Tiranë, me stomatologen Tea Loka, për filler nasolabial dhe dermapen, ajo pësoi një reaksion serioz. Pacientja tha, se gjatë aplikimit të lidokainës me adrenalinë, që iu dha pa e informuar, ajo humbi ndjenjat. Ngjarja ndodhi më 29 shtator.

Ambulanca u thirr vonë dhe u la për disa orë në QSUT, ku trajtimi filloi vetëm pas ndërhyrjes së familjarëve nga mjeku Eulgert Karriqi, i cili konstatoi gjendjen e lipoteminës nga lidokaina.

“Një shoqja ime ma rekomandoi më tha që është shumë e mirë dhe shkova. Do bëja nasolabial, e bëra herën e parë ma bëri gabim, shkova e shkriu. Më pas do e bëja për herë të dytë, më ndodhi kjo që më ndodhi sepse më aplikoi lidokainë me adrenalinë, pa ndjenin time. Di që doktoresha ka mbaruar për stomatologji dhe asnjë më shumë. Nuk më është hapur asnjë kartelë, nuk jam pyetur nëse kam alergji nga ndonjë gjë dhe as nuk më është thënë çfarë do të më bëhet. Sepse herën e parë që shkova mu vendos vetëm kremi mpirës dhe mendova se do të ishte e njëjta gjë. Do bëja dermapenin dhe fillerin, më vendosin kremin mpirës dhe ndjej dy pickime. Te pickimi i dytë më dogji dhe e pyes çfarë me vendosi, më tha lidokainë me adrenalinë, shqeva sytë dhe i thashë që jam alergjike nga kjo. Alergjia është diçka e rëndë. Atje nuk mbaje mend më asgjë sepse më ka rënë të fikët, deri në momentin që më zgjuan”, tha denoncuesja.

Në një takim të mëvonshëm me Tea Lokën, stomatologia pranoi mungesën e protokollit të pyetjeve dhe informimit ndaj pacientes, duke marrë përgjegjësinë për moshapjen e kartelës dhe mospyetjen për alergjitë.

Pacientja shpreh shqetësim për vonesën në marrjen e ndihmës së shpejtë dhe thirrjes së ambulancës.

“I thashë nuk po marr dot frymë, të lutem merr në telefon ambulancën, u neglizhua një gjë e tillë dhe nuk u bë absolutisht. Por rrinte në telefon me një doktoreshë, duke i shpjeguar asaj problemin. I kam kërkuar për një kohë të gjatë ambulancën, ndërkohë që unë villja, nuk merrja dot më frymë, isha nxirë në fytyrë dhe kisha gjendje të fikti. Më pas lajmëruan ambulancën dhe i thanë që kemi një paciente që ka rënë me kokë. Nuk munda që t’i them atij të ambulancës që më kanë bërë lidokainë me adrenalinë. Më çuan në spital mbaj mend që erdhi dhe Tea e klinikës dhe nga ora 14:30 deri në orën 16:00 nuk më ka prekur asnjë njeri me dore, më kanë bërë vetëm serum edhe pse unë isha në gjendje të rëndë. Sepse Tea i tha doktoreshës i tha që ka vetëm panik dhe ankth nuk i tregoi asnjë më shumë. Erdhi një familjari im, që kishte ardhur në spital, po më kërkonte, por nuk po më gjente sepse unë isha nxirë në fytyrë dhe më ka gjetur pas një orë e gjysmë. Pastaj i thashë që thirr një doktor sepse mua më kanë injektuar lidokainë me adrenalinë dhe më pas mu dha ndihma e parë nga doktor që më ka ndjekur nga ora 16:00 deri në orën 00:00”, shton denoncuesja.

Tea Loka sqaroi, se tentoi të menaxhonte situatën vetë, duke përmendur edhe mjeken emergjente Evisa Deçe, për të cilën rezulton se nuk është e licencuar në Urdhrin e Mjekëve.

Tea Loka- Hë më zemra, si je?

Qytetarja – E para, nuk jam mirë. E dyta, atë ditë, që më bërë Lidokainën…

Tea Loka – Po!

Qytetarja – ..me Adrenalinën, nuk më hape një kartelë.

Tea Loka – Po! Është e vërtetë. Thjesht, ngaqë erdhëm kështu, e kupton? Hutohemi me muhabet, me gjëra. Është faji im. Për këtë pjesën, patjetër, që është faji im dhe duhet të ta kisha hapur dhe mundësisht me firmë.

Qytetarja –E dyta: As nuk më pyete, nëse kam alergji nga ndonjë gjë, apo jo?

Tea Loka – Po! Nuk të pyeta.

Qytetarja – Unë të thashë. që jam alergjike ndaj kësaj.

Tea Loka – Po!

Qytetarja – Në momentin. që ti shikon. që ka një rënie të fikti dhe dikush para dy minutash tha. që jam alergjike…

Tea Loka – Hë, hë…

Qytetarja – Gjëja e parë, që bëhet, mendoj, që të lajmërohet ambulancë.

Qytetarja 1 – Më fal, Lidokaina me Adrenalinë, lejohen të përdoren të dyja bashkë?

Tea Loka – Po, pse si është Lidokaina? Lidokaina pa Adrenalinë nuk është se arrin, që ti të mpihesh aq mirë dhe unë thjesht dy pika bëj, për të hyrë, sepse kështu kryhet procedura, që ajo mos të ndiejë, sepse është një dhimbje goxha e fortë.

Qytetarja – Kur është marrë ambulanca? Nuk e di kush e ka marrë, është thënë, që ka përplasur kokën.

Tea Loka – Nëse unë po flisja me doktoreshën dhe po i shpjegoja, sepse është mjeke urgjencë. Është mjeke, që punon dhe merret me pafund raste dhe gjëra të tjera dhe unë e kam suport gjithmonë, sepse është njeriu, që më ka trajnuar, më ka trajnuar fillimisht dhe këto raste di, t’i zgjidhi më së miri. Dëgjo! Arsyeja, që nuk po e merrnim që në fillim, ishte thjesht, që mund ta menaxhonim dhe ti nuk kishe nevojë, që të shkoje deri në spital.

Qytetarja – Më fal është ajo mjekja, mjekja e urgjencës ajo bjonda, që…

Tea Loka – Jo! Jo! Jo! Është Evisa Deçe.

Qytetarja 2 – Më falni juve jeni dermatologe?

Tea Loka – Ç’lidhje ka dermatologe?

Qytetarja 2 – Po ju pyes!

Tea Loka – Jo! Kam mbaruar stomatologji. Që do të thotë nervat dhe çdo gjë nga fytyra, i njof më së miri, më shumë se çdokush.

Tea Loka – Përdoret edhe në fytyrë e dashur.

Nga QSUT konfirmohet se kartela e pacientes është hapur më 29 shtator dhe trajtimi u ndoq nga mjeku Eulgert Karriqi, ndërsa periudha 14:30-16:00 mbeti pa informacion të dokumentuar./tvklan.al





Lajmet e fundit nga