web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çmendet Maks Haxhia, gjuhë rrugeçësh dhe fyerje ndaj gazetarëve

30 Tetor 2025, 19:30, Denoncim CNA

CNA ka marrë sot një denoncim, në lidhje me një skandal, një rast flagrant, ku pretendohet për ryshfet në procesin e licencimit të avokatëve nga Dhoma e Avokatisë.

Sipas denoncimit bëhet fjalë për provimet e licencimit të avokatëve, ku paguhen shuma monetare nga 1-3 mijë euro për të marrë licenca nën dorë. Denoncimi thotë se 500 mijë të vjetra paguhen në fillim të hyrjes në shkollë dhe 500 në përfundim, ndërsa për të hyrë në provim për licencë paguhet 100 mijë të vjetra.

Çmendet Maks Haxhia, gjuhë rrugeçësh dhe fyerje ndaj
Denoncimi

Një gazetare e CNA për ta verifikuar informacionin ka telefonuar avokatin Maks Haxhia, i cili është mbrojtësi i familjes Veliaj dhe ne kemi shpjeguar sesi ai në disa raste ka shtyrë me qëllim seancat gjyqësore, duke përdorur protestat, të cilat na paskan pasur qëllime të tjera.

Me gazetaren e CNA, Maks Haxhia ka folur me një gjuhë rrugeçësh, thjesht vetëm se u pyet për denoncimin. Gazetarja tregohet profesionale, e kontaton në telefon, e pyet për të marrë informacion, për të konfirmuar ose që vetë Maks Haxhia të mohonte pretendimet e ngritura në denoncim.

Por më pas, gazetarja përballet me sjellje perverse dhe brutale të Maks Haxhisë. Në një telefonatë të dytë te Maks Haxhia, nga drejtuesit e stafit për të kuptuar dhe sqaruar situatën, ofendimet ndaj gazetares, gjuha e tij bëhet edhe më vulgare, një gjuhë rrugësh me sharje, fyerje, një gjuhë denigruese.

Në fakt çudi, nuk dukej sikur po flisje me një qytetar apo kreun e Dhomës së Avokatisë, por me një rrugaç gojëndyrë. Kjo është sjellja e Maks Haxhisë, që shan, kërcënon e fyen gazetarët në mënyrën më banale, thjesht sepse po kërkonin të bënin punën e tyre e të konfirmonin lajmin.

Ndoshta Maks Haxhia nuk e ndjen veten prind, ndoshta nuk e ndjen veten bashkëshort, ndoshta ende nuk e di se si duhet të sillet me një vajzë aq më tepër me një gazetare.

Ndoshta nuk është mësuar ende si duhet të sillet me një gazetar, cila është etika, pasi e konsideron veten ndoshta mbi të tjerët, ndoshta i plotfuqishëm.

Por ne do të jemi këtu, ditë pas dite do t’ia çjerrim maskën. Do t’i mësojmë etikën dhe edukatën Maks Haxhisë, që të sillet me gazetarët si qytetar dhe me etikë, jo si rrugaç dhe jo me fjalë fyese, as me kërcënime. T’i tregojmë se nuk është thjesht dhe vetëm një pseudoavokat, por dhe një sharlatan që ka nevojë të edukohet, të mësojë të sillet,dhe jo të shfaqet si banditët dhe hajdutët që ai mbron nëpër gjyqe që shumicën i humb. Vetë bëhet milioner, viktimat vuajnë burgjet./CNA





Lajmet e fundit nga