web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bashkëpunim apo favorizim?/ Bisedat që ngrenë dyshime për QKB-në

8 Nëntor 2025, 13:48, Denoncim CNA

Një marrëveshje e nënshkruar mes Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Institutit të Ekspertëve Fiskalë, e prezantuar si ndihmë për bizneset, po rezulton të jetë shumë më komplekse nga sa është komunikuar publikisht.

Pas premtimit për një platformë falas për fiskalizim dhe kontabilitet, të ofruar nga kompania private SmartFin, në bashkëpunim me QKB-në dhe IEF-në, bisedat e siguruara nga CNA mes bizneseve të reja, me IEF dhe SmartFin zbulojnë konfuzionin e shkaktuar dhe mungesën e transparencës.

Në bisedat që po publikojmë këtë të shtunë, dëgjohen përfaqësues të SmartFin dhe IEF, të cilët japin shpjegime të ndryshme për natyrën e bashkëpunimit me QKB-në dhe periudhën “falas” të aplikacionit, duke i lënë bizneset në pasiguri se kush qëndron realisht pas këtij shërbimi: shteti apo një kompani private.

Bashkëpunim apo favorizim?/ Bisedat që ngrenë dyshime për

Në një nga bisedat, një biznes i ri kontakton kompaninë SmartFin pas marrjes së një e-mail-i që e njoftonte për një “fiskalizim falas” në bashkëpunim me QKB-në dhe IEF-in.

Në fillim, operatori i SmartFin shpjegon funksionet e programit, duke theksuar se është “falas deri në janar 2026”, por më pas pranon se nuk dihet çfarë do ndodhë pas kësaj periudhe. Kur biznesi pyet nëse është një program i ofruar nga shteti, përgjigjja e SmartFin tregon konfuzionin që ka shkaktuar komunikimi publik i nismës. Sipas SmartFin, ky bashkëpunim lidhet me marrjen e të dhënave bazë të bizneseve përmes sistemit të QKB-së, duke lehtësuar regjistrimin në platformë. Por fakti që SmartFin përfiton një akses të drejtpërdrejtë në të dhënat publike të regjistrimit të bizneseve, krijon një avantazh që operatorët e tjerë privatë nuk e kanë.

 

Në një tjetër bisedë, biznesi kontakton Institutin e Ekspertëve Fiskalë për të marrë më shumë informacion mbi marrëveshjen në fjalë. Përfaqësuesi i IEF pohon se aplikacioni është në bashkëpunim me QKB-në. Por sapo pyetet për periudhën pas përfundimit të ofertës falas, IEF shton se nuk e di se çfarë do të vendosë kompania.

Pra, edhe vetë IEF, organizata që ka nënshkruar marrëveshjen me QKB-në, nuk disponon informacion të plotë për modelin e biznesit, tarifimin apo afatin e shërbimit falas.

Bashkëpunim apo favorizim?/ Bisedat që ngrenë dyshime për

Bashkëpunim apo favorizim?/ Bisedat që ngrenë dyshime për

Bashkëpunim apo favorizim?/ Bisedat që ngrenë dyshime për

Bashkëpunim apo favorizim?/ Bisedat që ngrenë dyshime për

Bashkëpunim apo favorizim?/ Bisedat që ngrenë dyshime për

Redaksia e CNA-së më herët ka kërkuar zyrtarisht informacion nga QKB mbi bazën ligjore të marrëveshjes me IEF-në.

Në përgjigjen e saj, QKB nuk ka dhënë shpjegime të detajuara për mënyrën se si është përzgjedhur SmartFin, nëse janë bërë konsultime me operatorët e tjerë privatë të licencuar, apo nëse është kryer ndonjë vlerësim i ndikimit në treg para nënshkrimit të marrëveshjes.

Bashkëpunim apo favorizim?/ Bisedat që ngrenë dyshime për

Bisedat mes bizneseve, SmartFin dhe IEF, nxjerrin në pah edhe më shumë situatën problematike, ku një bashkëpunim publik-privat po perceptohet nga bizneset si një shërbim shtetëror falas. Në praktikë, kjo krijon konfuzion në treg, duke i dhënë SmartFin një pozicion të privilegjuar përballë konkurrentëve të tjerë që ofrojnë shërbime të ngjashme me pagesë.

Në mungesë të transparencës mbi kriteret e përzgjedhjes, mbetet i lartë rreziku që ky projekt të shtrembërojë konkurrencën dhe të vendosë një kompani private në avantazh të padrejtë falë mbështetjes institucionale.

 

Më poshtë po sjellim bisedat e plota mes bizneseve, me SmartFin dhe IEF:

1. Biseda mes një biznesi të ri dhe SmartFin

Biznesi: Më ka ardhur një email nga ju për një fiskalizim falas thoshte me QKB-në me institutin.
SmartFin: Përshëndetje! Domethënë ju ka ardhur një email në lidhje me aplikacionin Smart Fin-it?
Biznesi: Po. Unë jam biznes i ri. Edhe jam e interesuar normalisht.
SmartFin: Smart Fin-it është një program financiar dhe kontabiliteti që ofron mundësinë e menaxhimit të të gjithë zonave të biznesit tuaj, siç janë dhe programet e tjera financiare. Është një program shumë i automatizuar, i cili ju lejon të mbani faturat hyrëse, raporte financiare, pagesa, menaxhimin e...
Biznesi: Nuk besoj se do më duhet kaq i zgjedhur, më fal, sepse unë sapo e kam hapur dhe shërbime do kem. Po ideja është që unë isha e interesuar për këtë çështjen falas.
SmartFin: Smart Fin-it deri në Janar 2026-tën është falas. Ne nuk kemi ende një njoftim për vazhdim se si do jetë, por që deri në Janar 2026-tën është falas. Ka katër vite në treg si aplikacion dhe falas ka qenë deri më sot, por që nuk e dimë se çfarë mund të ndodhi më tej. Por që gjithsesi, klienti do të lajmërohet fillimisht më përpara para se të bëhet pjesa e tarifimit domethënë, që në qoftë se doni mund të vazhdoni, në qoftë se do ketë një tarifë ose nëse jo.
Biznesi: E kuptoj. Po, aty thoshte që ishte dhe QKB-ja dhe unë kontaktova me QKB-në dhe më thanë që nuk kemi...
SmartFin: Jo nuk është se është QKB-ja, është një bashkëpunim me pjesën e QKB-së në faktin e rrjedhjes së atyre të dhënave që mund të interesohet. Për mos bërë ju një, le të themi pjesën e regjistrimit të një klienti më saktë.
Biznesi: Po?
SmartFin: Ju bëni thjesht emrin ose NIPT-in dhe atje marrin të dhënat automatike vijnë drejt nga QKB-ja. Kjo merr thjesht, thjesht marrja e të dhënave automatike.
Biznesi: Ah, për klientët që do më duhen mua nëse do shes me klientë?
SmartFin: Po. Këto gjëra domethënë, nuk është se ka ndonjë... pjesë bashkëpunimi domethënë që të thuash që të marrësh QKB-në në telefon...
Biznesi: Ah mendova jo, mendova se ishte se atje thoshte në bashkëpunim nga QKB-ja dhe mendova mos e ofronte shteti si program këtë falas.
SmartFin: Jo, jo, jo, jo. Është një program nga një kompani...
Biznesi: Domethënë është një kompani si gjithë kompanitë e tjera që më kanë kontaktuar që kanë...
SmartFin: Po, por thjesht diferenca se është që deri... domethënë për kaq vite sa ka qenë, është falas dhe vazhdon ende të jetë falas. Besojmë se dhe në vazhdim do të jetë në disa paketa, kështu që ende nuk kemi një informacion të saktë.

2. Biseda mes një biznesi të ri dhe IEF

IEF: Falas. Nuk paguan asgjë.
Biznesi: Po për momentin, po për më mbrapa?
IEF: Po më mbrapa nuk e di si do e vendosë kompania. Kështu që...Është më mirë të kontaktosh me ata të SmartFin-it, për të ta sqaruar pak më mirë.
Biznesi: Po jo, jam akoma më e interesuar për këtë të QKB-së, se aty thoshte që është edhe i miratuar nga QKB-ja.
IEF: Po pra po, është. Në bashkëpunim, patjetër. Është e miratuar. Thjesht për të vazhduar më tutje, është e mira që të flasësh me ata të SmartFin-it.
Biznesi: A okej.
IEF: Nëse do keni një pagesë për më vonë apo jo dhe sa mund të jetë pagesa.
Biznesi: Okej, mirë.
IEF: Sepse unë nuk i kam këto informacione për momentin.

 





Lajmet e fundit nga