Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur me shpërthim të kontrolluar tri vila në zonën e Saukut të Tiranës, duke pretenduar se bëhej fjalë për ndërtime pa leje. Por dokumentet zyrtare tregojnë se objektet ishin ndërtuar në përputhje me ligjin dhe kishin marrë leje ndërtimi të miratuar nga autoritetet kompetente.

Sipas të dhënave, ndërtimi i kompleksit rezidencial është kryer në bazë të lejes së ndërtimit me numër R-1539/4, për projektin “Kompleks rezidencial me objekte banimi 1, 2 dhe 3 kate me 1 dhe 2 kate nëntokë, me pishina, basen ujor, mur rrethues dhe kabinë elektrike”.
Referuar dokumentacionit, sipërfaqja totale e ndërtimit të miratuar ishte 13,666.6 m² mbi tokë dhe 10,314.9 m² nën tokë.
Pas kësaj lejeje, subjekti zhvillues, kompania “Austrian Construction Albania” sh.p.k., në bashkëpunim me “Lani” sh.p.k. si subjekt ndërtues, ka aplikuar në vitin 2023 në Bashkinë e Tiranës për ndryshim të projektit ekzistues, pa ndryshuar parametrat themelorë të lejes, si numrin e kateve apo sipërfaqet ndërtimore. Ndryshimet kishin të bënin vetëm me fizionominë arkitektonike dhe funksionalitetin e brendshëm të objekteve.

Në relacionin shpjegues të lejes thuhet se projekti synonte zhvillimin e një kompleksi modern banimi me standarde të larta ndërtimi dhe infrastrukturë bashkëkohore.

Megjithatë, pavarësisht kërkesës për miratimin e ndryshimeve nga Bashkia e Tiranës, institucioni nuk ka dhënë përgjigje, duke shkaktuar vonesa dhe kosto shtesë për biznesin.
Nga verifikimet në terren rezulton se sipërfaqja aktuale e ndërtuar është madje më e vogël se ajo e miratuar: 13,094 m² mbi tokë dhe 9,199.1 m² nën tokë, duke përjashtuar mundësinë e ndonjë ndërtimi shtesë jashtë lejes. Rreshti i vilave që duket i shtuar në pamje, në fakt nuk përbën shtesë ndërtimi, pasi hapësirat ndërmjet godinave janë më të mëdha. Kështu edhe pse duket sikur janë tri vila më shumë, sipërfaqja e përgjithshme rezulton më e vogël se ajo e miratuar.

Pavarësisht këtyre fakteve, IKMT ndërhyri me forca të shumta policie dhe procedurë të menjëhershme, duke shembur objektet në një akt arbitrar dhe duke ngjallur terror ndaj pronës private./CNA
Dodi Troqi është një grua invalide dhe me probleme të shën...
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ar...
Gjatë bisedave tërësisht të papërshtatshme, mjeku i Qendrë...
Rasti flagrant që trajtohet sot në emisionin “Stop” në Tv ...
Pas denoncimit të CNA-së për marrëveshjen mes Qendrës Komb...
Lidhur me ngjarjen e rëndë, të ndodhur në Vlorë në gusht 2...
Një histori tronditëse vjen në emisionin “Stop” në Tv Klan...
Në fshatin Burimas të Bashkisë Maliq, banorët kanë dalë so...
Një marrëveshje e nënshkruar mes Qendrës Kombëtare të Bizn...
CNA ka marrë sot një denoncim, në lidhje me një skandal, n...
Një gjendje kaotike ka përfshirë zonën në afërsi të Mjull-...
Në Durrës, qytetarja Gjinovefa Menalla u përball me një ma...
Prej katër vitesh, Natasha Shyti nga Sukthi, ka pritur, që...
Fadil Mziu, pronar i një shtëpie me dokumentacion të rregu...
Një qytetare denoncoi në emisionin “Stop”, se gjatë një tr...
Lidhur me ngjarjen aksidentale, të ndodhur në familjen Bur...
E dhimbshme, por fatkeqësisht e vërtetë. Trafiku rrugor i ...
Frida Krifca la sektorin privat për t'u bashkuar me qeveri...
Plug ka zbuluar skemën se si u abuzua me 35 milionë euro n...
Në Njësinë Administrative Bushat të Vaut të Dejës, Nik Jah...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...