
Situata në Ministrinë e Bujqësisë po agravon ditë pas dite që me vajtjen e ministrit të ri Andis Salla, që po kërkon ta kthejë ministrinë në stallë ose institucion paraburgimi ku ka drejtuar edhe më parë.
Në të gjitha skemat dhe skenarët e tij Salla përdor sekretarin e përgjithshëm të institucionit, Dritan Palnikaj, ky i fundit i njohur si person nën hetim nga SPAK-u për skandalin e vjedhjes së disa dosjeve hetimore online. Palnikaj është thirrur në SPAK më 20 mars 2025.
Ai është nipi i Agim Ismailit, person i marrë nën akuzë nga SPAK-u pas arrestimit të Arnold Rrokajt dhe Zambak Gjonit.
Dritan Palnikaj njihet si një nga njerëzit e përdorur nga Engjëll Agaçi, si mercenar i këtij të fundit, kohë më parë ai u përfshi në skandal kur ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme duke shkatërruar procesin e mirëmbajtjes së regjistrit kombëtar të gjendjes civile.

CNA ka zbuluar skemat nga burimet e “zëdhënësit fuqiplotë” të Ministrisë së Bujqësisë, Arjan Demiri, i cili raportohet si figura kyçe që koordinon këto ndryshime me Palnikajn dhe urdhrat antiligjorë të ministrit Salla që ndoshta e shikon ministrinë si stallë apo burg ku duhet të përfundojnë shkelësit e ligjit, disa bashkëpunëtorëve të vetë ministrit.
Burime nga korridoret e ministrisë raportojnë se Sekretari i Përgjithshëm Dritan Palnikaj, me urdhër të ministrit, ka bërë presion që Enton Spaho, drejtor i Përgjithshëm i Peshkimit dhe i titulluar Doktor Shkencash të lirojë vendin e drejtorit i emëruar në nëntor 2024 dhe të kthehet te drejtoria e Arian Demirit.
Në vend të tij, sipas informacioneve që ka siguruar CNA, kërkohet që të vendoset Vasjar Sherrmadhi nga Shtermeni i Cërrikut, i cili do të emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Peshkimit. Ndërkohë, Spaho pritet të konkurrojë për një vend tjetër pune brenda ministrisë.
Burimet e CNA-së theksojnë se ndryshimet bëhen pjesë e një lëvizjeje më të gjerë politike brenda ministrisë, që synon të vendosë persona dhe vegla të ministrit në pozicione kyçe, duke përfshirë edhe zëvendësimin e drejtuesve aktualë, që njihen si profesionistë, me militantë dhe sekserë të ministrit.
Arjan Demiri raportohet si figura kyçe që koordinon këto ndryshime në bashkëpunim me Dritan Palnikajn.
CNA ka mundur të sigurojë informacion edhe për emra të tjerë që pritet të marrin poste kyçe në Ministrinë e Bujqësisë që po kthehet në “stallën” e ministrit Salla dhe vartësve të tij nën hetim nga SPAK-u./CNA
Komisioni i Prokurimit Publik është institucioni i cili sh...
CNA publikoi më herët ditën e sotme një rast ku zyrtarë të...
Në dy materiale CNA ka sjellë një skemë të qartë ndërt...
Një tjetër denoncim në lidhje me nënkryetarin e Bashki...
Blendi Sulaj u zgjodh nënkryetar bashkie për territorin dh...
Pasi i shembi vilat me një vendim arbitrar, IKMT ka njoftu...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi tre...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli denonc...
Një marrëveshje e nënshkruar mes Qendrës Kombëtare të Bizn...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur...
Dodi Troqi është një grua invalide dhe me probleme të shën...
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ar...
Gjatë bisedave tërësisht të papërshtatshme, mjeku i Qendrë...
Rasti flagrant që trajtohet sot në emisionin “Stop” në Tv ...
Pas denoncimit të CNA-së për marrëveshjen mes Qendrës Komb...
Lidhur me ngjarjen e rëndë, të ndodhur në Vlorë në gusht 2...
Një histori tronditëse vjen në emisionin “Stop” në Tv Klan...
Në fshatin Burimas të Bashkisë Maliq, banorët kanë dalë so...
Një marrëveshje e nënshkruar mes Qendrës Kombëtare të Bizn...
CNA ka marrë sot një denoncim, në lidhje me një skandal, n...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...