“Do ta vras”, i çon lopët te dera/ Sherri mes fqinjëve në Vlorë
Emisionin “Stop” në Tv Klan këtë të premte, 21 nëntor, ndo...

Zyrtarë të ndryshëm kanë punuar në institucione dhe nivele shumë të larta të shtetit shqiptar. Deri para ardhjes së reformës në drejtësi, apo dhe përtej saj. Sot shumë zyrtarë ndodhen pas prangave, të tjerë po përballen me ligjin. Por ka dhe nga ata që ndoshta kanë qenë për dekada në institucione dhe struktura e nivele të larta, por kanë marrë arratinë.
Tenderë, investime publike dhe përfundimi është se paratë kanë shkuar në xhepa zyrtarësh të korruptuar. Projekte që nuk kanë përfunduar, investime që janë ku thërret qameti dhe zyrtarë që kanë mbushur xhepat. Klasa politike shkon e vjen. Administrata, zyrtarët e niveleve të poshtme janë nga ata që mbajnë jo pak përgjegjësi.
CNA ka filluar një investigim dhe do të sjellë ditë pas dite emra të ndryshëm zyrtarësh të administratës publike që janë në detyra apo që kanë qenë më parë punonjës të zyrave të prokurimeve publike. Zyrtarë përgjegjës, pjesë të njësive të zbatimit të projekteve. Dhe sot po e fillojmë nga më e dhimbshmja. Më e dhimbshmja është Ministria e Shëndetësisë. QSUT-ja, spitalet, investimet. A janë kryer investime në këto spitale, ndër vite? Patjetër. Qindra miliona euro dhe gjendja e tyre është katastrofike. Klasa politike vjen dhe ikën, ministri, zëvendësministri, drejtori qarkullojnë. Kurse ai zyrtaruci atje poshtë mbush xhepat.

Një nga rastet është Betina Kalaja. Një zyrtare për 19 vite në Ministrinë e Shëndetësisë, te zyra e prokurimeve. Zyrtare e larguar nga detyra. Pikërisht si gjyqtarët apo prokurorët e korruptuar të reformës në drejtësi. Po këtë nuk e kapi vetingu. Mbushi xhepat, mori avionin dhe u largua.
Betina Kalaja rezulton me apartamente, me vila, sa tek ajo që quhet kulla e “Vodafonit” në qendër të Tiranës, në Green Coast, apo te Fusha e Aviacionit. Si mund të krijojë pasuri të tilla një zyrtar i thjeshtë me një rrogë 500 mijë apo 700 mijë lekë? Është pyetje e thjeshtë dhe ka një përgjigje: ajo ka dyshime për korrupsion.
Përgjigjen e gjejmë gjithashtu te pyetjet: Sa janë fondet që kanë qarkulluar te Ministria e Shëndetësisë? Sa janë projektet ku është përfshirë Betina Kalaja dhe “Betinat” e tjera të administratës publike? Nuk është thjesht një emër. Ne po e marrim si shembull.
Ikën gjyqtarët, vazhdojnë hetimet, të përjashtuar, kurse këta të administratës që shkojnë e shtojnë pasuritë, nuk i heton askush, nuk i vlerëson askush. A mundet një ministër ta bëjë vetë korrupsionin? A mundet një zyrtar ta bëjë i vetëm korrupsionin? Apo një drejtor? Ndoshta është më keq se humoret e “Portokallisë”, ku ka një të ndershëm, një të korruptuar dhe një drejtor që mbledh.
Dhe po ta shohësh piramidën, zyrtarët e llojit të Betinës nuk përjashtohen kurrsesi nga simbolika e korrupsionit. Jo thjesht si fjalë. Por si zyrtarë që kanë krijuar pasuri, që kanë qenë pjesë e njësive të zbatimit të projekteve, pjesë e investimeve në spitale dhe qendra shëndetësore, të cilat janë ku thërret qameti. Kanë ikur dhjetëra ministra Shëndetësie, por Betina ka qenë më jetëgjatë se çdo ministër tjetër, gati 19 vjet në zyrën e prokurimeve publike.

Dhe si ajo ka dhe dhjetëra të tjerë. Flitet shumë të ruajmë administratën, po kur na ruan administrata? Cila është përgjigjja që marrim? Mjafton të shihen, të hapen disa dosje. Shumë prej tyre mund të jenë parashtruar, kanë kaluar vite. I tillë është ligji, pasojat janë atje brenda. Zyrtari bëhet me apartamente, vila e shumë shtëpi, kurse qytetari vazhdon të rropatet dyerve të shëndetësisë. Sepse ka pasur të tillë zyrtarë si Betina Kalaja, që sot nuk dihen ku janë. Ka dhe dhjetëra të tjerë, si kjo dhe më keq. Por që nuk bëjnë përjashtim se janë shkaktarët kryesorë që me “artin” e tyre të korrupsionit kanë katandisur në gjendje të mjerë, të dhimbshme, shëndetësinë, arsimin apo shumë fusha të jetës së shqiptarëve. Janë hedhur qindra miliona euro dhe përfundimi është ai që prekin qytetarët çdo ditë.
Për këtë përgjegjës nuk është vetëm kasta politike. Por janë edhe nivelet e dyta apo të treta të poshtme të pushtetit, ata të piramidës së përqindjeve, që shtojnë pasurinë çdo ditë./CNA
Emisionin “Stop” në Tv Klan këtë të premte, 21 nëntor, ndo...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në Kukës, ku Isa Gashi ...
Emisioni “Stop” ndodhet në Elbasan, ku në vitin 2020 Kadri...
Kthimi i Ministrisë së Bujqësisë në një stallë të madhe në...
Në qendër të qytetit të Sarandës, përballë hotelit histori...
Në disa prej kalave dhe parqeve arkeologjike më të njohura...
Marrja peng e prokurimeve të IT-së me skemat e ankimim...
Situata në Ministrinë e Bujqësisë po agravon ditë pas dite...
Komisioni i Prokurimit Publik është institucioni i cili sh...
CNA publikoi më herët ditën e sotme një rast ku zyrtarë të...
Në dy materiale CNA ka sjellë një skemë të qartë ndërt...
Një tjetër denoncim në lidhje me nënkryetarin e Bashki...
Blendi Sulaj u zgjodh nënkryetar bashkie për territorin dh...
Pasi i shembi vilat me një vendim arbitrar, IKMT ka njoftu...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi tre...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli denonc...
Një marrëveshje e nënshkruar mes Qendrës Kombëtare të Bizn...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur...
Dodi Troqi është një grua invalide dhe me probleme të shën...
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ar...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...