web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse Erion Veliaj kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë?

31 Janar 2026, 12:20, Editorial CNA

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza të rënda, me një dosje prej 60 mijë faqesh të dërguar për gjykim, Erion Veliaj ka depozituar një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë arrest me burg në GJKKO.

I pandehuri Veliaj po kërkon zbutje të masës së sigurisë. Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Veliajt do të zhvillohet nesër, ndërkohë që do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda.

Seanca do të zhvillohet një ditë para seancës që do të zhvillohet në datën 2 shkurt në GJKKO. 

Pse Erion Veliaj po kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë arrest me burg?

Erion Veliaj u arrestua në 10 shkurt të vitit 2025. Mbi të rëndojnë akuza për vepra penale si shpërdorim detyre, pastrim i produkteve të veprës penale, korrupsion, mosdeklarim i pasurisë dhe futja e sendeve të ndaluara në qeli, vepra këto që kanë parashikime ligjore nga 5 deri në 15 vite burg.

Që prej momentit të arrestimit të tij, Veliaj nisi një fushatë të gjerë sulmesh dhe akuzash ndaj drejtësisë, me shpifje dhe fyerje ndaj prokurorit të çështjes dhe gjyqtarëve.

Nga skutat e qelisë së burgut të Durrësit, Erion Veliaj përgatiste skema, presione dhe shantazhe ndaj SPAK-ut dhe prokurorit Ols Dado. CNA i ka zbardhur dhe publikuar gjithë skenarët që Veliaj dirigjonte kundër drejtësisë (lexo ketu)

Veliaj i vendosi prokurorët dhe gjyqtarët në një tabelë qitje, duke e sulmuar dhe duke e shantazhuar, duke akuzuar se prokurori i kishte kërkuar shtesë mbi lejen e ndërtimit dhe se Veliaj e kishte refuzuar ndaj dhe kishte nisur një hetim ndaj tij.

Ky një mashtrim që zgjat prej 167 ditësh, pasi as vetë kryebashkiaku i arrëstuar dhe as gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, nuk kanë publikuar asnjë dokument me firmën e prokurorit Ols Dado për kërkesën mbi shtesën e lejes dhe asnjë dokument me refuzimin e lejes nga Veliaj.

Veliaj vijon ende sulmin duke përdor në mënyrë abuzive mediat si instrument për të gënjyer, për të shpifur, për të mashtruar.

Lobon për të sulmuar drejtësinë, SPAK-un dhe prokurorin. CNA ka publikuar dokumentet, raportin e dëguar nga kompanitë lobiste në Departamentin e Drejtësisë, i cili tregon lobimin 220 mijë dollarësh të Erion Veliajt dhe vëllait të tij.

Në atë raport janë rreshtuar njëri pas tjetrit gënjeshtrat e atij që quhet ndryshe mashtrues kronik si Erion Veliaj.

Njeriu të cilit SPAK i ka kopsitur dosjen me 13 akuza dhe e ka dërguar në gjykatë ka frikë të përballet në gjykatë duke u shmangur prej 7 muajsh.

Me teknika, makinacione, 1001 kleçka zvarrit seancat gjyqësore, gjen pretekste dhe justifikime të ndryshme për të mos u përballur me drejtësinë, fakte dhe provat që kanë gjetur prokurorët, në një dosje me 60 mijë faqe.

Në vend që të përballet me drejtësinë, Erion Veliaj kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë? Pse?

Cilat rrethana kanë ndryshuar që Erion Veliaj të dalë nga burgu?

Erion Veliaj është futur në burg sepse prishte provat këto të provuara nga hetimet e kryera.

Veliaj është serish kryetar bashkie i shpëtuar me nje veëndim skandaloz të Gjykatës Kushtetuese e cila është e përbërë nga gjyqtarë të shantazhueshëm dhe me profil të mjerë juridik. Veliaj është në burg dhe atje e ka zyrën sepse po të shkojë tek ajo në qendër të Tiranës, pra te zyra e kryetarit të bashkisë, prish prova dhe SPAK-u këtë e ka kapur në përgjime, është e vërtetuar dhe e faktuar.

Nuk ka fakte dhe prova lehtësuese për të liruar Erion Veliajn. Jemi në të njëjtat fakte dhe prova, jemi në të njëjtën situatë. Për më tepër, akuza i është çuar në muajin korrik dhe ne jemi në Janar.

Pas më shumë se 7 muajsh janë është zhvilluar dhjetra seanca të cilat shtyhen pambarimisht, sepse Erion Veliaj nuk shkon të përballet në gjykatë, sepse e di shumë mirë çfarë veprash të rënda penale ka konsumuar dhe çfarë provash ka çuar prokuroria në gjykatë.

Çfarë ka ndryshuar në situatën e tij ligjore që ai të kërkojë ndryshim të masës së sigurisë?

Veliaj vijon të ketë të njëjtat akuza, dosja e tij ka shkuar në gjykatë dhe me taktikat e tij ka shtyrë plot 14 seanca.

Veliaj shtyn 14 seanca, kërkon zëvendësim të masës së sigurisë, por është një frikacak që nuk shkon të përballet në gjykatë me faktet dhe me provat. Po të përballej me provat e drejtësinë pas 7 muajsh Erion Veliaj s’do të kishte nëvojë të kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë, sepse ose do kishte dalë i pafajshëm ose do ishte dënuar si i korruptuar./ CNA





Lajmet e fundit nga