Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Plot 160 ditë janë mbushur sot nga mashtrimi publik i Erion Veliajt dhe gazetarit të familjes së tij, Mero Bazes. 160 ditë pa publikuar asnjë dokument, mbi pretendimet e tyre se prokurori Ols Dado ka kërkuar shtesë mbi lejen e ndërtimit dhe se për shkak të kësaj ka nisur hetimet ndaj kryebashkiakut të arrestuar për 13 akuza të rënda.
Kanë kaluar 160 ditë dhe as Erion Veliaj e as gazetari i familjes së tij, Mero Baze, nuk kanë publikuar dokumentin me firmën e Ols Dados për shtesë mbi lejen dhe as dokumentin me refuzimin me firmë të kryebashkiakut.
Këto mbeten akuza dhe pretendime të pavërteta që vijnë si pasojë e një skenari me dirigjencë nga burgu i Durrësit për sulm ndaj drejtësisë.
Fakt është që Erion Veliaj është kapur me korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim të produkteve penale, futjen e sendeve të ndaluara në qeli dhe me fshehje pasurie, 5 vepra shumë të rënda.
SPAK-u ka kopsitur dosjen e Erion Veliajt dhe e ka dërguar atë për gjykim, ku sërish Veliaj, edhe pse ndodhet përballë akuzave dhe fakteve, ka frikë të përballet dhe po vijon me taktikën e shtyrjeve të seancave gjyqësore.
CNA ka publikuar dokumente dhe fakte që tregonin se si Erion Veliaj dhe vëllai i tij Arbër Veliaj kanë paguar 220 mijë dollarë për lobime, për të sulmuar drejtësinë, prokurorët dhe gjyqtarët.
CNA ka siguruar dhe ka publikuar deklarimet e kompanisë lobiste “Kasowitz LLP”, dorëzuar në FARA, pranë Departamentit të Drejtësisë në SHBA, ku tregohet dhe vlera e paguar nga Erion dhe Arbër Veliaj për lobim në SHBA, e cila shkon në shumën prej 219,945 eurosh.
Në këtë raport, përveç lobimit, evidentoheshin edhe mashtrimet që ka thënë për prokurorin Ols Dado. Në një pjesë të raportit të dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë thuhej se, Prokurori Ols Dado është anëtar aktiv i partisë autoritare të opozitës.
Në raport theksohej se personeli i SPAK-ut që është përfshirë në çështjen e hetimit të Veliajt është në konflikt.
Në dokument thuhet se prokurori Ols Dado është një anëtar aktiv i partisë autoritare opozitare, Partisë Demokratike, kjo e fundit e drejtuar nga Sali Berisha.

Të lexosh këto rreshta është sa skandaloze, aq dhe qesharake. Është një mashtrim publik pasi Sali Berisha është një person që po hetohet nga SPAK-u për korrupsion, ndaj të cilit fillimisht u dha masa e sigurisë arrest shtëpie dhe më pas detyrim me paraqitje, ndërkohë që gjyqi vijon.
Përveç faktit që Sali Berisha është i sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe, është një nga personazhet që më së shumti ka sulmuar SPAK-un.
Një gënjeshtër tjetër e fabrikuar nga Veliaj ishte se Prokurori Ols Dado është zhvillues pronash dhe se ai i ka paraqitur një kërkesë kryetarit të Bashkisë Tiranë për të modifikuar një leje ndërtimi në pronën që zotëronte dhe e cila iu refuzua.
Ky është mashtrimi i cili sot mbush plot 160 ditë. Një mashtrim në bashkëpunim, pasi edhe gazetari i familjes së tij, Mero Baze, ka të njëjtin pretendim, por asnjëri prej tyre nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument që tregon kërkesën me firmë të prokurorit dhe refuzimin me kërkesë të kryebashkiakut.
Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, duke iu referuar të dhënave të raportit dhe ditëve që nga publikimi i mashtrimit të Veliajt janë rreth 300 ditë mashtrime.
Mashtrime, akuza dhe sulme ndaj drejtësisë, prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes “Veliaj”./ CNA
Sot, më 24 janar 2026, së bashku me anëtarë të kryesisë së...
Në zbatim të Planit të Masave nr. 1261, datë 23.01.2026, d...
Ambasada Gjermane ka riafirmuar angazhimin e saj afatgjatë...
CNA po sjell pamje aktuale nga aksi Qukës-Qafë Plloçë, Lot...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Prej dy ditësh, mjegulla është prezente me intensitet të l...
Pasditen e sotme pritet të zhvillohet transferimi i 90 per...
Ditën e nesërme opozita do të zhvillojë protestën e saj të...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe nj...
Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka i është drejt...
Gazetari Isa Myzyraj ka nxjerrë blof të pandehurin Erion V...
Rruga Qukës–Qafë Plloçë është një nga projektet më problem...
Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqi...
Gjithmonë kam mbajtur qëndrim korrekt, kur janë shkelur pa...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj mbrojtë...
Traseja e rrugës Qafë Plloçë-Qukës, në lotin e dytë, në af...
Ministri i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Fed...
Një grup prej 41 organizatash mjedisore nga 28 vende të nd...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar pas o...
Zëdhënësja për antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...