Çarja e rrugës/ Kush është kompania që ndërtoi Lotin II të segmentit Qukës-Qafë Plloçë
Rruga Qukës–Qafë Plloçë është një nga projektet më problem...

Gazetari Isa Myzyraj ka nxjerrë blof të pandehurin Erion Veliaj, kryebashkiakun e arrestuar për 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
Përmes një reagimi në lidhje me padinë e të pandehurit Veliaj për prokurorin Ols Dado, Myzyraj është shprehur se i ka bërë përshtypje fakti që në padi nuk citohej asnjë provë apo një dokument që të mbështeste pretendimin e kryebashkiakut të arrestuar.
Myzyraj deklaron se nga një kërkim i thjeshtë rezultoi se ligji për prokurorinë i miratuar në vitin 2001, lejonte emërimin në detyrën e prokurorit të juristëve që kishin një eksperiencë pune 3-vjeçare në akademi, administratën publike ose policinë gjyqësore, pavarësisht se nuk kishin kryer Shkollën e Magjistraturës. Në fakt po të qëmtosh në dokumentet publike në Nëntor 2008 kur Ols Dado u emërua prokuror kishte të paktën 9 vite punë në profesionin e juristit, nga të cilat 6 vite në administratë publike dhe 3 vite noteri (që për efekt ligji po ashtu konsiderohet nëpunës publik). Nuk do shumë mend dhe doktrinë të stërholluar për të kuptuar që Ols Dado i plotësonte kriteret ligjore për t’u emëruar prokuror. Pas emërimit iu është nënshtruar shumë filtrave institucionalë të gjitha të kaluara me sukses.
Myzyraj thekson se pas sulmeve ndaj drejtësisë dhe baltës mediatike, Veliaj po përpiqet që nëpërmjet proceseve gjyqësore të ngrejë pikëpyetje mbi integritetin e prokurorit që e çoi pas hekurave.
Sipas gazetarit Veliaj duhet të japë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë, pasi ka futur të gjithë familjen në një skenë korruptive.
Deklarata e Isa Myzyrajt
I pandehuri
Lexova me vëmendje padinë e të pandehurit Erion Veliaj kundër prokurorit të SPAK Ols Dado. Më bëri jo pak përshtypje që në një padi me 24 faqe nuk citohej asnjë provë apo dokument që mbështeste pretendimin e Veliaj se Dado ishte emëruar prokuror në kundërshtim me ligjin. Fjali të gjata, retorikë, doktrinë dhe stërhollime nga ato që juristët dinë të bëjnë me shumicë, por asnjë shkresë, dokument, letër që mbështeste hartimin e gjatë të të pandehurit Veliaj kundër prokurorit Dado.
Për shembull i pandehuri Veliaj apo avokatët e tij minimalisht do të duhej që të kishin kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme (organi propozues) dhe Presidenti i Republikës (organi i emërtesës) praktikën e plotë të propozimit dhe emërimit të Ols Dados prokuror. Nga kjo praktikë mund të kishin kuptuar më mirë kushtet dhe procedurat ligjore që janë ndjekur nga asokohe Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama (sot gjyqtare e Kolegjit të Posaçëm të Aeplit) dhe Presidenti i Republikës Bamir Topi. Por as i pandehuri e as avokatët e tij duket se nuk e kanë marrë mundimin, mbase duke ditur se e vërteta do t’u përplaset në fytyrë.
Nga një kërkim i thjeshtë që bëra më rezultoi se ligji për prokurorinë i miratuar në vitin 2001, lejonte emërimin në detyrën e prokurorit të juristëve që kishin një eksperiencë pune 3-vjeçare në akademi, administratën publike ose policinë gjyqësore, pavarësisht se nuk kishin kryer Shkollën e Magjistraturës. Në fakt po të qëmtosh në dokumentet publike në Nëntor 2008 kur Ols Dado u emërua prokuror kishte të paktën 9 vite punë në profesionin e juristit, nga të cilat 6 vite në administratë publike dhe 3 vite noteri (që për efekt ligji po ashtu konsiderohet nëpunës publik). Nuk do shumë mend dhe doktrinë të stërholluar për të kuptuar që Ols Dado i plotësonte kriteret ligjore për t’u emëruar prokuror. Pas emërimit iu është nënshtruar shumë filtrave institucionalë të gjitha të kaluara me sukses.
A i di i pandehuri Erion Veliaj dhe avokatët e tij këto? Sigurisht që po. Por, pasi dështoi me strategjinë e tij të sulmit dhe baltës mediatike, tani po përpiqet që nëpërmjet proceseve gjyqësore të ngrejë pikëpyetje mbi integritetin e prokurorit që e çoi pas hekurave. Lodhesh kot Erion. Sepse edhe sikur ta marrim që ato që thua ti për Ols Dadon janë të vërteta, kjo nuk i zhbën akuzat ndaj teje dhe as të sjell lirinë. Sepse në çdo rast zotë të hetimit janë Kushtetuta dhe ligji dhe gardianë të tij në Prokurorinë e Posaçme janë dy prokurorët më me integritet dhe të ndershëm që ka vendi ynë, Altin Dumani dhe Ols Dado. Por këto nuk i duron dot ti: integritetin dhe ndershmërinë, prandaj kushdo i ka e shpall armik dhe e sulmon me poshërsitë që të karakterizojnë.
Erion, ti po mban peng rreth 1 milionë qytetarë të Tiranës të cilët nuk qeverisen sot, ndaj para se ta përdorësh Bashkinë për interesa personale jep dorëheqje dhe përballu me faktin se ke përfshirë gjithë familjen në një skenë korruptive që veç faktit penal është e turpshme nga ana njerëzore./ CNA
Rruga Qukës–Qafë Plloçë është një nga projektet më problem...
Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqi...
Gjithmonë kam mbajtur qëndrim korrekt, kur janë shkelur pa...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj mbrojtë...
Traseja e rrugës Qafë Plloçë-Qukës, në lotin e dytë, në af...
Ministri i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Fed...
Një grup prej 41 organizatash mjedisore nga 28 vende të nd...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar pas o...
Zëdhënësja për antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, në ...
Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg tre të arrestuari...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, ka zhvillua...
Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, Ulsi Manja, gj...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka kërkuar Ins...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka prezantuar në komisi...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje ng...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur ...
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, ...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje mbrëmjen e sotme l...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike është shprehu...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme edhe lid...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...