
Carlo Bollino është një nga botuesit e mediave në Shqipëri, emri i të cilit lidhet ngushtë me skandale, afera, përfitime nga fondet, denoncime, padi, akuza, përgjime, etj.
Në faktet e publikuara nga CNA, mediat e tjera, opozita dhe faktorë të shoqërisë civile, Carlo Bollino është i përfshirë në disa skandale dhe i kapur mat me fakte në përfitime gjatë pushtetit të Rilindjes.
Le t'i rendisim një nga një.
Të investuara diku nga qeveria, të administruara nga Carlo Bollino dhe rrethet e tij të OJF-së, që kanë përfitime nga pushteti dhe qeveria e Edi Ramës apo institucionet e drejtuara nga Rilindja, “Bunk’art 1” dhe “Bunk’art 2” janë koncesioni me të cilin Carlo Bollino arrin të thithë çdo vit fonde milionëshe nga buxheti i shtetit apo institucione të tjera, pa përllogaritur këtu fitimet nga pagesa e biletave të vizitorëve.
Projekti “BUNK’ART” është mbështetur nga OJF shqiptare “Qendra Ura”. Opozita ka denoncuar publikisht dhe ka ngritur akuzat se fondet për administrimin e ish-bunkerëve të diktaturës iu dhanë kompanisë private të kontrolluar nga Carlo Bollino, pa garë e në mënyrë të padrejtë. (LEXO KETU)
Sipas denoncimeve të bëra nga opozita, kontratat për përfitime fondesh nga “Bunk’art 1” dhe “Bunk’art 2”, janë bërë në kundërshtim me ligjin, pasi subjekti përfitues, në këtë rast Bollino, nuk është përzgjedhur nga komisioni i ngritur për vlerësimin e cilësisë artistike e ekonomike dhe kolegjiumi.
Më tej u denoncua se përfitimi i fondeve të para shihet se pagesat për "BUNK’ART" i kalojnë një tjetër OJF-je, “QENDRA URA” dhe kjo ka për drejtues Ergys Gezkën. Sipas opozitës, kjo OJF ka përfituar 320.000 euro pagesa nga buxheti i shtetit, përveç të ardhurave të përfituara nga biletat e shitura.
Një moment shumë i rëndësishëm që e lidh Carlo Bollino-n me këto fonde është kompania "Spazio Eventi Albania".
Sipas denoncimeve të opozitës dhe mediave, pjesë shumë e rëndësishme e kallëzimit është emri Ergys Gezka dhe familjarë të tij që kanë ngritur një skemë me disa OJF, të cilat përfitojnë fonde nga buxheti. Ergys Gezka është bashkëpunëtor i Bollino-s.
Këto janë të denoncuara me dokumente dhe të bëra publike nga vetë opozita.
Një tjetër përfitim që i shtohet thesit të madh të përfitimeve të Carlo Bollino-s është pikërisht se si ai mori nga qeveria prona publike në Tiranë për vetëm 1 euro.
Carlo Bollino, me shërbimet propagandistike ndaj qeverisë, arriti të merrte një pronë publike me sipërfaqe 4021.50 m². Carlo Bollino këtë e mori me kontratë qiraje me tarifë vetëm 1 euro.
Me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave u miratua lidhja e kontratës së qirasë me tarifë 1 euro, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si qiradhënës dhe shoqërisë “MTSC” sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë shtetërore “Ish-ndërmarrje metalike ‘Tirana’” (Reparti i orëve), prona nr. 19, me numër pasurie 7/649, me sipërfaqe të përgjithshme 4021.50 m², nga të cilat sipërfaqe ndërtimore 1624.44 m2, dhe sipërfaqe funksionale 2397.06 m2, zona kadastrale 8220, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr. 1, Tiranë, për një periudhë 20 (njëzet) vjet.
Që të arrihej deri në marrjen me qira të kësaj prone, qeveria shqiptare bëri një sërë ligjesh dhe aktesh, VKM, të cilat i ka publikuar edhe CNA.
Të gjitha aktet janë kryer që Carlo Bollino të përfitonte mbi 4 mijë metra katrorë pronë publike. Ky skandal është denoncuar nga mediat, po ashtu dhe nga Jamarbër Malltezi e opozita.
CNA ka publikuar me fakte dhe pjesë të dokumentuar në dosjen hetimore për zëvendëskryeministren Belinda Balluku ku del edhe emri i Carlo Bollino-s.
U zbardhën detajet se si Carlo Bollino kishte përfituar qindra miliona lekë nga ARRSH. Për këtë janë zbardhur komunikimet në dosjen hetimore ku përmendën shumat e parave.
Sipas komunikimeve të zbardhura në dosjen "Balluku" të bëra publike ekskluzivisht nga CNA, del Carlo Bollino, i cili i çon mesazhe ministres Balluku me persona të tretë që të interesohen te drejtori Evis Berberi për projektet dhe pagesat.
CNA zbuloi për opinionin publik mesazhet, të cilat tregonin qindra milionat e marra nga drejtori i ARRSH-së në atë kohë, Evis Berberi.
Evis Berberi e theksonte qartë se kishte paguar 280 milionë lekë të vjetër pjesën e parë, më pas do të paguante pjesën e dytë 30 milionë lekë të vjetër dhe më pas diferencën që ishte një shumë prej 390 milionë lekësh të vjetër.
Po ashtu u zbuluan edhe mesazhet që Carlo Bollino i drejtonte ministres Belinda Balluku. Mesazhet e bëra publike tregojnë qartë edhe ndërhyrjet që Bollino bënte te ministrja për tenderë të caktuar.
CNA prej vitesh denoncon mediat që kanë marrë pagesa nga kompania e inceneratorëve, për të cilën u arrestuan zyrtarë, ish-zyrtarë, por ende nuk është shkuar te kokat e mëdha apo te mediat që kanë marrë para nga afera e shekullit që ka gllabëruar qindra miliona euro nga taksapaguesit shqiptarë.
Në 2023-shin, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, publikoi pagesat e marra nga mediat e Carlo Bollino-s nga kompania e inceneratorit të Tiranës.
Ai tha se televizioni “Report TV” ka kërkuar buxhet shtesë nga biznesmeni Klodian Zoto sa i takon fushatës së 2021-shit dhe ka marrë 10.600 euro.
Për këtë ai publikoi edhe dokumentet, të cilat mund t’i shihni në linkun më poshtë.
Carlo Bollino dhe mediat e tij paguhen prej vitesh nga pronarët e inceneratorëve me shuma që në total kalojnë qindra miliona lekë. Sipas dokumenteve ekskluzive të siguruara nga CNA.al, “MTSC” e Carlo Bollino-s është paguar rreth 40 mijë euro në 7 fatura të ekzekutuara, ku vetëm në muajin prill janë paguar 18 milionë lekë ose gati 17 mijë euro. Të gjitha këto në kohë fushate.
CNA ka zbardhur përgjimet e bëra ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, në të cilat u zbuluan se mediat përdoreshin për të sulmuar prokurorë e gjyqtarë që merreshin me hetimet ndaj tij.
CNA zbardhi detaje në lidhje me fushatën mediatike dhe se si Erion Veliaj ka urdhëruar vëllanë e tij, Arbër Veliaj, që të merret me mediat.
Në përgjime përmendet edhe botuesi Carlo Bollino, ku thuhet se Arbër Veliaj orientohet nga Veliaj që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh.
Erioni kërkon që mediat të japin në lajmet e tyre statuset e tij, që ato të publikohen live dhe kështu ndodh. Sapo Erioni hedh statuset, ato publikohen.
Por, çfarë përmbajnë këto statuse?
Këto statuse përmbajnë sharje, shpifje, fyerje dhe kërcënime, të bëra ndaj prokurorëve dhe gjykatësve.
Në fakt, emri i Carlo Bollino-s përmendet disa herë në përgjime, të cilat mund t’i lexoni këtu.
Një tjetër përfitim nga Carlo Bollino ka të bëjë me tenderët e AKSHI-t me nënkontraktorë nëpërmjet kompanive të Igli Gjelishtit.
Kjo e denoncuar në emisionin “Plug”, i cili analizoi bilancet e kompanisë “MTSC” sh.p.k., e cila, përgjatë vitit 2020, 2021 dhe 2022, ka marrë të ardhura në formë dividendi nga kompania “C-7 Integrated System”.
“Konkretisht, në vitin 2020 ‘MTSC’ ka marrë 10 milionë lekë të rinj dividend, në vitin 2021 ka marrë 73 milionë lekë dividend dhe në vitin 2022 ka marrë 61 milionë lekë dividend. Në total, në tri vite, kompania e Carlo Bollino-s ka përfituar 145.5 milionë lekë dividend nga kompania ‘C-7 Integrated System’, apo rreth 1.4 milionë euro.
Viti 2020- 10.000.000 lekë
Viti 2021- 73.861.676 lekë
Viti 2022- 61.674.854 lekë
TOTALI: 145.536.530 lekë
Këto të ardhura, kompania ‘C-7 Integrated System’ i ka siguruar nëpërmjet kompanisë ‘IMAGE Communications DEVELOPMENT’ në pronësi të Igli Gjelishtit. Ky i fundit, në pak vite, ka marrë nga qeveria mbi 1.2 miliardë lekë tenderë, nga periudha 2019 deri në vitin 2023. Konkretisht, kompania e Igli Gjelishtit ka përfituar një shumë prej 12 milionë dollarësh, nga institucione buxhetore si AKSHI, Drejtoria e Tatimeve, Bashkia Tiranë etj. Më pas një pjesë e këtyre parave kanë shkuar për kompaninë e Carlo Bollino-s”, thuhet në denoncimin e bërë nga “Plug”.
Ajo që rezulton nga e gjithë kjo është se në aferat apo skandalet më të mëdha në Shqipëri del emri i Carlo Bollino-s.
Carlo Bollino është italiani që erdhi me çantë shpine në Shqipëri dhe u bë miliarder duke përfituar fonde apo tenderë gjatë pushtetit të rilindjes, Carlo Bollino merr toka private dhe ndërton biznes, del në aferën e inceneratorëve, del në aferën e AKSHI-t, del në përgjimet e Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut, merr bunkerët nga Rama dhe fondet e më pas i kthen në biznes.Ndaj tij janë depozituar nga opozita 2 padi që përmbajnë 15 akuza për vepra të rënda penale. (LEXO KETU)
Kjo është “virgjëria” mediatike e Carlo Bollino-s./ CNA
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza të rënda,...
Inceneratorët kanë gllabëruar qindra miliona euro nga taks...
Një sqarim i shkurtër për shumë miq dhe gazetarë. Banda e...
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së S...
Ka disa kohë që një grup personash kanë të njëjtin artikul...
Plaku maç apo derri maç në letra i ngjan shumë Carlo Bolli...
Në vitin 2026, Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën fytyrë...
Disa mendime që do t’i paraqisja në tryezën e 9 janarit, t...
Mjerë ata që të keqen e quajnë të mirë e të mirën të keqe,...
Bankat moderne, që nisën të paktën me familjen Medici ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot është paraqitur para SPA...
Klodjan Braho mori zyrtarisht detyrën e kreut të SPAK-ut, ...
Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve mori një v...
“Djemtë e Mulit” dhe “Djemtë e Gridës” nuk po luftojnë një...
Një grup biznesmenësh, shtetasit G.S., F.B., M.P, Sh.F,...
Prej nëntë muajsh në burgun e Durrësit, i arrestuar me ven...
Në Korçë u vendos një bust i Llazar Fundos, mbi një pie...
Asnjë formë dhune nuk ka treguar aq qëndrueshmëri dhe aftë...
Vendet që ecën me të vërtetë shpejt dhe fort drejt BE-së, ...
Hetimi ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...