CNA është një nga mediat që nuk ka ndalur publikimet, investigimet, denoncimet për çështjen e inceneratorëve, por edhe dosje të tjera me ndjeshmëri të lartë, siç ka qenë dosja “5D”, dosja e kryebashkiakut Veliaj, etj.
Denoncime mbi afera, të cilat kryesisht janë marrë nga SPAK-u dhe shumë persona përgjegjës kanë shkuar në bankën e të akuzuarve përballë drejtësisë.
Një nga më kryesoret është dosja e inceneratorëve, e cila prej 5 vitesh nuk është mbyllur nga prokurori Dritan Prençi, që nuk ka guxuar as ta marrë e ta pyesë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, në lidhje me këtë çështje.
Inceneratori është në Tiranë, ishte në administrimin e Bashkisë Tiranë, në territorin e këtij qyteti në zonën e landfillit ku u humb dhe një jetë fëmije që ishte Ardit Gjoklaj. Ka letra zyrtare dhe deklarime të kryebashkiakut në lidhje me këtë çështje, por prokurori Dritan Prençi duket se po fle mbi këtë dosje.
Ai mund të jetë alamet gjumashi në këtë çështje dhe ndoshta shumë agresiv me dosje të tjera, këtë e zgjedh vetë, por në këtë rast ai bën një “vetëvrasje” publike, jo vetëm të vetes si prokuror, për reputacionin që duhet të ketë, për kolegët e një institucioni si SPAK-u, sepse damkën ia vë SPAK-ut që ka një prokuror që “fle”.
Dritan Prençi tregon standarde të dyfishta se si një prokuror për çështje të caktuara ecën shpejt, kurse për një çështje madhore që ka qindra miliona euro dëme e vjedhje, fle gjumë.
Kjo ngre dyshime për sjelljen e tij: Që është një prokuror me standarde të dyfishta kjo duket, por mund të jetë edhe i paaftë. Më pas lind pyetja si ka mundësi që ndodhet në SPAK?
Dritan Prençi kërkoi masën e pezullimit nga detyra, argumenti ka qenë i thjeshtë: mund të prishë provat.
Në fakt, Belinda Balluku ishte ministre e Energjetikës edhe Infrastrukturës dhe zëvendëskryeministre.
Dritan Prençi në një praktikë normale ligjore mund të shkonte t’i bënte kërkesë Parlamentit për heqjen e imunitetit, ta hetonte në gjendje të lirë siç pretendon mazhoranca.
Së pari, Edi Rama e largon Belinda Ballukun nga ministre dhe e mban zëvendëskryeministre, çfarë do të thotë Dritan Prençi?
Nuk është ministre atje ku pretendon prokurori përkatës se do të prishë provat, Rama e çon në një detyrë tjetër. Është zgjedhja e kryeministrit ta çojë ku të dojë.
Vazhdon detyrën ose jo është në kompetencën e kreut të qeverisë.
Kujtojmë këtu rastin e ish-drejtorit të Tatimeve, Arben Sefgjini, i cili, edhe pse ishte me masë sigurie, ushtronte detyrën nga shtëpia, pasi kishte masë arresti në shtëpi. Erion Veliaj është kryetar bashkie, ushtron detyrën nga burgu i Durrësit.
Dritan Prençi që kërkoi masën e pezullimit, çfarë do t’i thotë një kontrolli të ILD-së apo KLP-së?
Si mundet që të kërkohet një masë sigurie pezullim nga detyra për një detyrë që nuk ka lidhje me hetimin, siç është posti i zëvendëskryeministrit?
E pezulluan nga detyra si ministre e Infrastrukturës, po në rast se e çon ministre Bujqësie Edi Rama, Belinda Ballukun, çfarë do të na thotë Dritan Prençi?
Do të shkojë ta ndjekë ministri më ministri që ta pezullojë nga detyra?
Në momentin e parë në Gjykatën Kushtetuese u dha një vendim, prokurori hodhi një hap të dytë, kërkoi heqjen e imunitetit për të vendosur një masë tjetër sigurie, ndërkohë Gjykata Kushtetuese pa vendim la në fuqi kërkesën e SPAK-ut që zonja Balluku duhej pezulluar nga detyra.
Balluku është e pezulluar, ndërkohë Dritan Prençi ka kërkuar një masë më të rëndë, heqje imuniteti, për të ndryshuar masën e sigurisë.
Gjykata Kushtetuese e ka dhënë pezullimin (pa vendim) çfarë do të bëjë Dritan Prençi, do të heqë dorë nga masa e dytë e sigurisë që kërkoi me shpejtësi pa pritur të zbardhej vendimi i Gjykatës Kushtetuese?
Ka shumë pikëpyetje që lindin nga juristët dhe këto nuk janë të artikuluara thjesht dhe vetëm nga ne si media, por edhe nga juristë, konstitucionalistë, prokurorë, ish-prokurorë dhe gjyqtarë, që thonë se këtu ka një ngërç.
Prokurori që fle mbi dosjen e inceneratorëve shpik pezullimin nga detyra, veprim që Dritan Prençi duket se e bëri me protagonizëm politik dhe publik. Dosja e inceneratorëve “fle”, pezullimi “zgjohet”?!
Ngërçe ligjore dhe publike, debate të lindura mes një institucioni siç është SPAK-u dhe kryeministrit, të krijuara nga paaftësia e një prokurori si Dritan Prençi.
Ky është fakt, ashtu siç është dhe paaftësia e Dritan Prençit për të çuar deri në fund çështjen e inceneratorëve ku ka frikë të marrë në pyetje kryebashkiakun e Tiranës, i cili ishte përgjegjës i territorit ku do të ndërtohej inceneratori që nuk u ndërtua kurrë.
Pa folur më tej për marrjen dhe administrimin e dokumenteve dhe akteve që janë gjetur në kompjuterat e Ajola Xoxës që lidhen me kompanitë e inceneratorëve.
Këtu fillon dhe mbaron debati për “vetëvrasjen” e Dritan Prençit, nga paaftësia, nga “zgjuarsia” apo nga rrethana të tjera që lidhen me kafe, takime, negociata me të burgosurin e Durrësit para se të binte në pranga diku në periferi të Tiranës./ CNA
Inceneratorët janë afera e shekullit, e cila ka zhvatur dh...
Kur flitet për burgosje politike ka një keqkuptim, referua...
“Arrestoni popullin, lironi Veliajn” duket të jetë qëndrim...
Quhet Gent Ibrahimi! Milioner nga prindërit ish-pronarë, ...
U bë gati një vit që prokurorët e SPAK-ut edhe gjyqtarët e...
Befas, dje mediat shërbëtore të kryebashkiakut të Tiranës,...
Carlo Bollino është një nga botuesit e mediave në Shqipëri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza të rënda,...
Inceneratorët kanë gllabëruar qindra miliona euro nga taks...
Një sqarim i shkurtër për shumë miq dhe gazetarë. Banda e...
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së S...
Ka disa kohë që një grup personash kanë të njëjtin artikul...
Plaku maç apo derri maç në letra i ngjan shumë Carlo Bolli...
Në vitin 2026, Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën fytyrë...
Disa mendime që do t’i paraqisja në tryezën e 9 janarit, t...
Mjerë ata që të keqen e quajnë të mirë e të mirën të keqe,...
Bankat moderne, që nisën të paktën me familjen Medici ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot është paraqitur para SPA...
Klodjan Braho mori zyrtarisht detyrën e kreut të SPAK-ut, ...
Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve mori një v...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...