
Kur flitet për burgosje politike ka një keqkuptim, referuar emrave të politikës aktuale në Shqipëri.
Për shembull, si mundet të jetë burgosje politike edhe e Berishës, edhe e Erion Veliajt? Apo edhe e Ilir Metës dhe Ilir Beqajt? Edhe e Ervin Salianjit, edhe e asaj që u dënua për një arkë peshk?
Si mund të jetë burgosje politike kur Erion Veliaj, në fakt, ishte numri dy i Partisë Socialiste, kryetar i Bashkisë Tiranë, njeriu kryesor i partisë që udhëhoqi Reformën në Drejtësi, mik i ngushtë i Fatmir Xhafajt, i mbështetur prej tij. Për më tepër, Erioni e mbështeti më pas, me gjithë drejtorët e tij të dosjes “5D”, që ta bënin Xhafajn deputet dhe tani del me pretendimin si i burgosur politik.
Ilir Meta ka të drejtë të pretendojë sepse thotë se socialistët, për 12 vite në pushtet, e bënë reformën, megjithëse ai luftoi që të gjente konsensusin, se Rama e keqpërdori, se nuk është reformë, se është Rama-formë e të tjera.
Sali Berisha gjithashtu e sulmon dhe thotë se këtë e bëjnë hetuesit e Sigurimit të Shtetit.
Por Erion Veliaj thotë se bëhet fjalë për burgosje politike, kur vetingun e bënte PS-ja, reformën e bëri PS-ja dhe reforma në fund ka futur në burg Metën dhe ka çuar në arrest shtëpie Berishën.
Sot ka dalë edhe një kryetar tjetër bashkie, Edison Memolla, i cili ka mbajtur një qëndrim, teksa shprehet se është burgosje politike dhe thotë se gjyqtari ka lidhje politike.
Tani në Shqipëri çdo njeri ka lidhje, ka një familjar në PD, në PS, mund të jetë gjyqtar, mund të jetë prokuror, ka një kushëri në një parti politike, ka një të afërm drejtor. Për më tepër, kundërshtarët politikë në Shqipëri s'flasin fare as me njëri-tjetrin.
Puna e këtyre socialistëve që thonë se është persekutim politik nga gjyqtarët e prokurorët, kur kapen njëri duke vjedhur votat e tjetri duke firmosur fondet për t'ia marrë gruaja, nuk është ndonjë çudi e madhe, duke ditur si mashtrojnë me propagandën e tyre.
Të ankoheshin Berisha dhe Meta, të gjithë do ta pranonin, (hajde po e pranojmë edhe Salianjin, megjithëse e ka marrë pushteti), duke thënë se Rama është në pushtet, ka 12 vjet, ka mandatin e katërt, se i ka bërë të gjitha dhe se është i kapur. Do të besohej më shumë dhe kishin njëfarë të drejte.
Opozita thotë edhe që Erion Veliajn e futi në burg Edi Rama. Ndërsa Erion Veliaj, nëpërmjet lobistëve dhe studiove ligjore, pretendon se është i burgosur politik.
Cili është persekutimi politik që Erion Veliajn dhe Edison Memollën i ka futur në burg Edi Rama, në një kohë që këta janë përfaqësues të Partisë Socialiste?
Por si i futi në burg Edi Rama këta kryebashkiakë? Njëri bleu vota për PS-në, tjetri ishte kryetari i PS-së Tiranë dhe u fut në burg para fushatës. Se ky persekutimi politik i këtyre sikur nuk shkon, se në fakt Ramës i bënte dëm. Por rezultoi që, edhe pse Erion Veliaj u fut në burg, Rama mori më shumë vota dhe më shumë mandate.
Por përtej të gjithave, ky persekutim politik që pretendohet është thjesht dhe vetëm një instrument justifikues për propagandën e ditës dhe për të mbajtur sa më afër militantët apo për t'iu justifikuar dhe zgjatur karrierën politike, asgjë më tepër sesa kaq.
Ndërsa Berisha e zgjat pretendimin si i burgosur politik dhe shpeshherë kontradiktor në qëndrimin ndaj SPAK-ut apo GJKKO-së, vlerëson vetëm vendimet ku dënohen socialistët, duke luajtur politikisht, fundja opozitë është. Këta kryebashkiakët apo zyrtarët socialistë nuk arrijnë dot ta përballojnë këtë pjesë. Kopjojnë Saliun.
Pas këtyre perlave që vijnë nga qëndrimet e zyrtarëve deri te lobimet e Veliajt, s’ka ngelur gjë tjetër përveçse Edi Rama të thotë se ministrat e tij hajdutë dhe Zdromsin e Tiranës ia futi në burg Saliu. Kjo s’ka ndodhur ende, kryeministri ka shkuar deri tek akuzat për prokurorët dhe gjykatësit për t’i intimiduar ata, te Saliu s’ka shkuar ende. Shpresojmë shumë që fajin këtë herë ta ketë vetë Saliu./CNA
“Arrestoni popullin, lironi Veliajn” duket të jetë qëndrim...
Quhet Gent Ibrahimi! Milioner nga prindërit ish-pronarë, ...
U bë gati një vit që prokurorët e SPAK-ut edhe gjyqtarët e...
Befas, dje mediat shërbëtore të kryebashkiakut të Tiranës,...
Carlo Bollino është një nga botuesit e mediave në Shqipëri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza të rënda,...
Inceneratorët kanë gllabëruar qindra miliona euro nga taks...
Një sqarim i shkurtër për shumë miq dhe gazetarë. Banda e...
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së S...
Ka disa kohë që një grup personash kanë të njëjtin artikul...
Plaku maç apo derri maç në letra i ngjan shumë Carlo Bolli...
Në vitin 2026, Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën fytyrë...
Disa mendime që do t’i paraqisja në tryezën e 9 janarit, t...
Mjerë ata që të keqen e quajnë të mirë e të mirën të keqe,...
Bankat moderne, që nisën të paktën me familjen Medici ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot është paraqitur para SPA...
Klodjan Braho mori zyrtarisht detyrën e kreut të SPAK-ut, ...
Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve mori një v...
“Djemtë e Mulit” dhe “Djemtë e Gridës” nuk po luftojnë një...
Një grup biznesmenësh, shtetasit G.S., F.B., M.P, Sh.F,...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...