Fotolajm/ Pas batutave në takim, Rama dhe Gonzato bisedojnë në Kryeministri
Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i BE-së në Tiranë, Si...

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, ka reaguar në rrjetet sociale pas dënimit të tij me një vit burg.
Memolla u dënua nga Apeli i GJKKO-së dy ditë më parë, më pas u vetëdorëzua në polici dhe ditën e djeshme u dërgua në burgun e Rrogozhinës.
Në reagimin e bërë, Memolla e cilëson veten një të burgosur politik dhe pretendon se është dënuar nga gjyqtarë që i cilëson kundërshtarë politikë.
Më tej, në reagimin e tij, Memolla shprehet se është sulmuar dhe burgosur sepse ka ndihmuar dikë në nevojë si dhe deklaron se do ta çojë çështjen në Straburg.
Kryebashkiaku socialist akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” i kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet e SPAK-ut është konstatuar dhe provuar se Memolla, në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022, ka ndikuar tek elektricisti Blerim Xhamani që të mos i ndërpresë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim votën në favor të tij, si dhe komunikoi me të për punësimin në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.
Reagimi i Memollës
Miqtë e mi, t'ju flas tashmë në cilësinë e një ish kryetari është normale por në cilësinë e një të burgosuri politik me apo pa të drejtë sigurisht që është e rëndë.
Së pari, falenderoj me zemër çdo mik/e, shok/shoqe, koleg/e, mbështetës/e, qytetar/e dhe familjarë për mbështetjen e pakufijshme që më keni dhënë nga dhjetori i vitit 2020 e deri më sot, bashkë kaluam sfida përtej asaj çfarë mendonim se ishim të aftë të përballonim por sot fjalët për të përmendur arritjet tona mendoj që janë të tepërta pasi kush ka pasur sadopak besim dhe dëshirën e mirë, ka parë transformimin dhe 'luftën' e pastër që të gjithë bashkë kemi bërë krah për krah për të bërë më të mirën për qytetin tonë.
Së dyti, kushtet në të cilat flas nuk janë absolutisht ato që prisja nga vetja ime dhe nga drejtësia për të cilën kam luftuar fort, por mesa duket tentakulat e gjyqtarëve kundërshtarë politik, shtrihen më gjerë sesa besimi dhe forca që ka drejtësia e re, ama lufta ime nuk mbaron këtu, do përdor çdo mundësi ta fitoj të drejtën time deri në Stasburg.
Së treti, fjala merr dhenë më shpejt se era dhe përveçse flitet se këtë situatë e kam "peshqesh" nga kundërshtarë politik, nuk më pëlqen aspak ideja që diskutimi zgjerohet duke thënë që "peshqeshi" vjen nga rradhët e partisë socialiste qoftë brenda qytetit apo më lart.
Miqtë e mi, me Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama në krye, në Rrogozhinë, kemi fituar pesë palë zgjedhje, qytetarët na besuan plot pesë herë për aq kohë sa kam qenë drejtues apo kandidat, nëse do kishte sulme personale, askush s'do më kishte lejuar të ushtroja këtë "pushtet" me të gjithë ju përkrah nëse punët do ishin ndryshe nga çfarë janë, unë jam socialist dhe i tillë do mbetem dhe ju duhet të siguroheni që me ose pa mua të qëndroni të bashkuar, mos lejoni as kundërshtarët politik dhe as njëri tjetrin që t'ju distancojë nga qëllimi final, këto s'janë vetëm fjalët e një të burgosuri por janë fjalët e dikujt që njeh çdo rrënjë, degë apo gjethe të familjes së madhe socialiste.
Së katërti, sulmet personale, politike madje edhe familjare kanë qenë të njëpasnjëshme që në momentin që kam futur këmbët në zyrën e kryetarit të bashkisë Rrogozhinë dhe kam pasur bindjen që janë normale por të sulmohem dhe të burgosem sa kam ndihmuar dikë në nevojë, e kam shprehur dhe do ta them sërish...sa herë të kem mundësi t'i qëndroj pranë dikujt në vend që ta "gjunjëzoj" përballë vështirësive të jetës, çdo herë do kisha bërë të njëjtën sjellje për ta ndihmuar, qoftë kjo për energjinë elektrike apo nevoja të tjera jetësore. Kryetarllëku ikën e vjen po dashtë zoti jeta do të jetë shumë më e gjatë sesa kaq.
Së pesti, do ketë plot që do mërziten sikundër do jenë të shumtë dhe ata që janë gëzuar për gjendjen ku ndodhem, kam dy fjalë edhe për këtë...ndoshta do quhem i korruptuar, ndoshta hajdut, ndoshta i pabesë, ndoshta zaptues i asaj karrigeje, ndoshta do përflitem që mora apo lash stafetë kur ndërkoh aty vendoset ai që populli dhe drejtuesit mendojnë të aftë, ndoshta quhem si dikush që i ka rënë dikujt kot në qafë, mund të hidhet vrer mbi mua apo dhe ndaj familjes time, këto janë fjalë që do thuhen qofsha un më i miri apo më i keqi drejtues që ka qenë në krye të atij institucioni por dëshira e mirë dhe të kem dinjitetin tim të paprekur kanë qenë gjithnjë udhëheqësit e mi kryesor.
Së fundmi, qyetarëve i uroj përzemërsisht të kenë shëndet, mbarësi dhe dashuri në familjet e tyre.
Mbështetësve i them besojnë fort që më e mira është përpara, fati bëri një lojë tjetër me mua dhe vendosi që të vuaj dënimin në një institucion për të cilin u bë "molla e sherrit" në "kulmin" e karrierës sime por siç kuptuam edhe atëherë, fundi mund të jetë afër por shpresa për më mirë nuk ka asnjëherë fund. Vazhdoni të besoni dhe të luftoni për idealet tuaja, pavarësisht pengesave që do dalin para.
Dhe e fundit edhe më e rëndësishme, i them familjes dhe të afërmve të mi që të rrijnë me kokën lart, Edisoni juaj është i burgosur por nuk është kriminel, Edi juaj as nuk ka vrarë, as nuk ka prerë dhe as nuk ka vjedhur, ju s'keni gabuar askund ndaj mos u mërzisni, është thjeshtë një sfidë tjetër të cilën do ta kalojmë të gjithë bashkë me miq e shokë zemre pranë.
Për të gjithë...nuk është një lamtumirë por vetëm një mirupafshim për një kohë të caktuar, zoti ju bekoftë!
Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i BE-së në Tiranë, Si...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e 1...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ishte i pran...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me protestën k...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhu...
Gazetari Mentor Kikia ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar pas dhunimit të...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka h...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qel...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në selinë bl...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni G...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Ervin Salianji i njohur ndryshe si Babalja, i dënuari për ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha në fjalën e tij në protestën par...
Aktivisti Aulon Kalaja në fjalën e tij në protestën e opoz...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka lënë selinë blu për t’ju bas...
Kreu i PD-së Sali Berisha vetëm pak minuta para nisjes së ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka folur lid...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve q...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...