
Prej vitesh, CNA është një nga mediat që ka denoncuar me fakte dhe dokumente aferën e inceneratorëve atë që quhet afera e shekullit.
Një aferë që nis në Elbasan, ku kemi thjesht një kazan me naftë, shtrihet në Fier me një incenerator që nuk ka përfunduar dhe nuk është vënë në punë dhe përfundon në Tiranë, ku inceneratori thjesht nuk ekziston dhe kryeqyteti është në prag të një katastrofe.
Inceneratori i Tiranës vetëm një gropë e madhe me plehra në prag katastrofe që nuk djeg plehrat, por “djeg” vetëm paratë e qytetarëve shqiptarë dhe buxhetit të shtetit.
Prej vitesh ka filluar një hetim, qindra-mijëra dokumente të çuara nga opozita, nga politika, nga mediat për një skemë korruptive ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, drejtorë, ish-drejtorë, një ish-ministër u dërgua pas hekurave, po ashtu edhe një ish-sekretar i Përgjithshëm, drejtorë dhe zyrtarë të tjerë në burg dhe nën hetim.
Por, ende për aferën e inceneratorit të Tiranës nuk kemi një akuzë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Durrësit për 13 akuza për vepra të rënda penale, i cili është i implikuar në këtë aferë.
Pse? Sepse kemi një prokuror që fle mbi dosje, si Dritan Prençi.
Dritan Prençi është prokurori që fle mbi dosjen e inceneratorit të Tiranës. Pavarësisht se para syve të tij ka faktet, provat, dokumente por edhe denoncimet nga opozita, Dritan Prençi vijon të tërheqë zvarrë këtë dosje.
Vetëm koncesioni i projektuar i Tiranës në 30 vite do të merrte nga qeveria shqiptare 300 milionë euro, iu shtuan qindra miliona euro të tjera nga depozitimi i mbetjeve të Durrësit, pa shkuar më tej te të ardhurat që do të vinin nga prodhimi i energjisë, nga shitja e materialeve të riciklueshme etj.
CNA i ka sjellë para syve Dritan Prençit dokumente.
I pari dokument që Dritan Prençi nuk e shikon është se Erion Veliaj dha “ok” për inceneratorin pa konsultim me Këshillin Bashkiak. Erion Veliaj ka firmosur dokumente të rëndësishme që lidhen me projektin e inceneratorit të Tiranës. Në mars të vitit 2017, Veliaj firmosi një dokument që pranonte studimin e fizibilitetit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Ky studim më vonë rezultoi të kishte kosto të falsifikuara. Gjithashtu, ai firmosi një aneks-kontratë që i kalonte Bashkisë së Tiranës përgjegjësi financiare të konsiderueshme për këtë projekt. Veliaj mori përsipër të përfaqësonte jo vetëm Bashkinë e Tiranës, por edhe katër bashki të tjera të qarkut, pa u konsultuar me to, duke i hapur rrugën një kontrate koncesionare 30-vjeçare me vlerë fillestare prej 128 milionë eurosh. Kjo kontratë është firmosur pa miratimin paraprak të Këshillit Bashkiak, duke shkelur ligjin për vetëqeverisjen vendore.
Ky dokument është prova për të akuzuar Veliajn për shpërdorim detyre dhe angazhime financiare të paautorizuara. Por kryebashkiaku ka më shumë se një firmë të hedhur në aferë. Veliaj me firmën e tij është angazhuar për të kryer të gjitha pagesat për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve me çmimin 29 euro për ton pa TVSH, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëveshjes (për 30 vitet në vijim), por ai gjithashtu u angazhua për të dhënë asistencë për të gjitha procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e inceneratorit inekzistent të Tiranës.
Dokumenti i dytë që duket se prokurori Dritan Prençi nuk do ta shikojë është i drejtorëve të Erion Veliajt të cilët firmosin për t'u bërë “ushtarë” të kompanisë së landfillit të Tiranës. Një marrëveshje që tregon se si drejtorët e Veliajt, por edhe persona të tjerë, ndërtojnë skemën e kontrollit të territorit për dherat, duke i shtuar aferës së inceneratorëve dyfishin e të ardhurave, me një skemë që shkon më shumë se 60 milionë euro, por ndoshta edhe më shumë. Pasi kompania bëri një marrëveshje me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, të cilët duket se nuk kanë asnjë të drejtë të firmosin në atë lloj dokumenti, pasi kontratën e bën autoriteti kontraktor që duhet të ishte Bashkia e Tiranës dhe do të firmoste kryetari, jo një tufë drejtorësh të firmosin ca letra, asaj iu shtuan të ardhurat me dhjetëra miliona euro çdo vit. Shpikën dherat, transportin e tyre në landfill.


Bënë një kontratë, i futën disa vula dhe u lëshuan si hiena mbi biznesin, duke vënë tarifa që dherat të çoheshin me detyrim në landfillin e Sharrës dhe më pas, me detyrim po prapë t’i blije.
Por Dritan Prençi nuk do t’i shikojë këto fakte dhe ka vendosur të flejë mbi dosjen më korruptive të shekullit, që ka gllabëruar me qindra miliona euro nga taksat e shqiptarëve të varfër.
Faktet dhe provat janë aty, CNA po i risjell sërish, korrupsioni është aty i denoncuar në dhjetëra artikuj, por duket se thjesht dhe vetëm Dritan Prençi ka zgjedhur të bëhet avokat i inceneratorëve.
Tentakulat e inceneratorëve janë të thella shkojnë deri te mediat që janë blera dhe kanë marrë para nga grupi i strukturuar kriminal i inceneratorëve./ CNA
Përmes denoncimeve dhe investigimeve CNA ka sjellë përgjat...
Gjatë vitit 2025, CNA përmes një investigimi zbuloi se si ...
Një nga çështjet mbi të cilat CNA hodhi dritë përgjatë 202...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka filluar kontrollet ...
Mungesa e ndriçimit në rrugët dhe lagjet e Prrenjasit ësht...
Dëmi i shkaktuar shtetit nuk është vetëm pasuria publike e...
Mbrëmjen e sotme emisioni “Plug” me Flavio Qarrin në Syri ...
Emisioni “Plug” nga gazetari Flavio Qarri në Syri Tv publi...
Mbrëmjen e sotme në emisionin "Plug" me Flavio Qarrin në S...
Mbrëmjen e sotme emisioni “Plug” me Flavio Qarrin në Syri ...
Që prej vitit 2013, emri i Carlo Bollinos është përfshirë ...
CNA një ditë më parë publikoi një material ekskluziv nga d...
CNA po sjell ekskluzivisht një pjesë të mesazheve nga ...
Rruga Maliq–Lozhan i Ri–Strelcë, e përfunduar vetëm pak ko...
Në fshatin Karkavec të Përrenjasit jeton Dylaver Buzani, 8...
Qytetarja Mimoza Bekaj iu drejtua emisionit “Stop”, pasi a...
David Shkurtaj, banor i lagjes “Mark Lula” në Shkodër, jet...
Zyrtarë të ndryshëm kanë punuar në institucione dhe nivele...
Emisionin “Stop” në Tv Klan këtë të premte, 21 nëntor, ndo...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në Kukës, ku Isa Gashi ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...