
Një nga çështjet mbi të cilat CNA hodhi dritë përgjatë 2025 ishte se çfarë fshihej pas goditjeve dhe sulmeve ndaj kompanisë ajrore shqiptare "Air Albania".
Pas sulmeve të njëpasnjëshme që merrte kjo kompani, CNA nisi një investigim për të kuptuar se çfarë po ndodhte me "Air Albania"-n dhe për të mësuar se kush po i orkestronte këto sulme.
Investigimi nisi duke kërkuar bilancet në QKB, të cilat nuk ekzistonin. Duke parë këtë, CNA i dërgoi një sërë e-mail-esh “Turkish Airlines”, kompanisë mëmë të “Air Albania”-s, e cila është dhe aksionerja me përqindjen më të lartë, audituesit “Big four Ernst & Young (EY)” në lidhje me bilancet e kompanisë dhe me auditimin e tyre, por si përgjigje morëm HESHTJE.
Gjithashtu nxorëm një vendim gjykate, që tregonte dhe zbulonte një abuzim, ndoshta një vjedhje të madhe me miliona euro, që lidhej me kateringun, ku sipas të dhënave, 120 persona në ditë udhëtonin me “business class” me “Air Albania”. Një avion i tërë në ditë “business class”. Sërish heshtje. Pas një shkrimi në CNA, u hodhën të tjera shkrime kundër “Air Albania”-s. U tha se nuk kishte paguar qiratë e avionëve. Një “zbulim” që vinte nga Zvicra. Ne i shkruam kompanisë ku “Air Albania” kishte marrë avionë me qira, por na thanë me e-mail “NO COMMENT”.
Çdo e-mail kishte pyetje që drejtoheshin në lidhje me çfarë shkruhej për të kuptuar të vërtetën, por të gjithë heshtën, morëm vetëm një koment.
Kompania “Air Albania” mori goditje të njëpasnjëshme, u abuzua, u keqpërdor nga menaxherë, drejtues, ish-drejtues, të cilët ishin nën strehën e vetë “Turkish Airlines”, kompanisë mëmë që kishte përqindjen më të lartë të aksioneve të ‘bijës’ së saj “Air Albania”.
Nga ana tjetër bilancet e "Turkish Airlines" sa vinin e rëndoheshin, ndërsa kjo kompani kishte premtuar se do t’i jepte bijës 7 avionë dhe në fund nuk i bën dot as dy avionë.
Të gjitha abuzimet dhe vjedhjet që u bënë tek "Air Albania" dolën në pah përmes një vendimi gjykate.
Vetëm pak kohë pas denoncimeve, kompania "Turkish Airlines" shiti aksionet që kishte në "Air Albania".
Në fund, u zbulua se ajo që ndodhi me "Air Albania"-n ishte një sulm i dirigjuar dhe i mirorkestruar me një qëllim final për ta falimentuar dhe për ta rrjepur atë./ CNA
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka filluar kontrollet ...
Mungesa e ndriçimit në rrugët dhe lagjet e Prrenjasit ësht...
Dëmi i shkaktuar shtetit nuk është vetëm pasuria publike e...
Mbrëmjen e sotme emisioni “Plug” me Flavio Qarrin në Syri ...
Emisioni “Plug” nga gazetari Flavio Qarri në Syri Tv publi...
Mbrëmjen e sotme në emisionin "Plug" me Flavio Qarrin në S...
Mbrëmjen e sotme emisioni “Plug” me Flavio Qarrin në Syri ...
Që prej vitit 2013, emri i Carlo Bollinos është përfshirë ...
CNA një ditë më parë publikoi një material ekskluziv nga d...
CNA po sjell ekskluzivisht një pjesë të mesazheve nga ...
Rruga Maliq–Lozhan i Ri–Strelcë, e përfunduar vetëm pak ko...
Në fshatin Karkavec të Përrenjasit jeton Dylaver Buzani, 8...
Qytetarja Mimoza Bekaj iu drejtua emisionit “Stop”, pasi a...
David Shkurtaj, banor i lagjes “Mark Lula” në Shkodër, jet...
Zyrtarë të ndryshëm kanë punuar në institucione dhe nivele...
Emisionin “Stop” në Tv Klan këtë të premte, 21 nëntor, ndo...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në Kukës, ku Isa Gashi ...
Emisioni “Stop” ndodhet në Elbasan, ku në vitin 2020 Kadri...
Kthimi i Ministrisë së Bujqësisë në një stallë të madhe në...
Në qendër të qytetit të Sarandës, përballë hotelit histori...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...