Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Policia britanike njoftoi se arrestoi këtë të enjte ish-Princin Andrew (vëllai i mbretit Charles III), me dyshimin për "shkelje të detyrës publike".
Nga një deklaratë e lëshuar nga policia e londineze sqarohet se u arrestua një burrë në të 60-at dhe se ai ishte në paraburgim, ndërsa oficerët po kryenin kontrolle në adresat e tij në qarqet e Berkshire dhe Norfolk.

"Si pjesë e hetimit, sot (19/2) kemi arrestuar një burrë në të gjashtëdhjetat nga Norfolk me dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike dhe po kryejmë kërkime në adresa në Berkshire dhe Norfolk. Burri mbetet në paraburgim policor në këtë kohë",-theksohet në njoftim.

Në një deklaratë menjëherë pas për arrestimin e Andrew pikërisht kur sot festonte 66-vjetorin, Mbreti Charles III, vëllai i ish-princit, i njohur tani si Andrew Mountbatten-Windsor, foli për shqetësimin e tij më të thellë për të mësuar lajmin dhe bëri thirrje për një proces të plotë, të drejtë dhe të duhur.
"Më lejoni të them qartë: ligji duhet të ndjekë rrugën e vet",-theksoi mbreti në deklaratë.
Pra edhe kur bëhet fjalë për vëllain e një mbreti, kërkohet që ligji të bëjë punën e vet, nga vetë mbreti i cili nuk doli në mbrojtje të ish-princit.
Këtë nuk e bënë as mediat e oborrit dhe askush tjetër. Të gjithë mbështetën drejtësinë dhe thanë duhet proces i drejtë. Kaq dhe këtu mbyllet diskutimi edhe kur i arrestuari është vetë vëllai i mbretit.
Në Shqipëri, kemi 'princin' tonë, Erion Veliajn, i cili mesa duket është i barasvlefshëm më atë princin anglez, veçse ky i yni i ka termat ndryshe. P.sh. Erion Veliaj i vetëquajtur 'Zdromsi' do ishte Princi i Paraspuarit të Tërpanit, Poliçan, Berat, sipas të dhënave origjinale të gjendjes civile.

Për atë princin anglez, Mbreti që e kishte vëlla, tha 'ligji dhe vetëm ligji'. Po e ripërsërisim qëndrimin e mbretit Charles III.
"Më lejoni të them qartë: ligji duhet të ndjekë rrugën e vet",-theksoi mbreti në deklaratë.
Ky Princi i Paraspuarit të Tërpanit që është kapur duke prishur prova, me dhjetëra fakte dokumente, me 60 mijë faqe materiale të çuara nga akuza në gjykatë më shpejtësinë maksimale që japin afatet ligjore, rrefuzon publikisht arrestimin e qëndrimin në qeli dhe e quan jo proporcionale dhe burgosje politike.
Në pushtet; partia e tij, reformën; partia e tij, ky krenar për drejtësinë e re vetëm se nuk pranon për qamet të qëndrojë në paraburgim, ndryshe nga qëndrimi që mban mbreti për princin e tij. Ky princi, 'Princi i Paraspuarit të Tërpanit', nuk pranon fare.
Nuk pranon situatën ligjore, shtyn gjyqin prej 7 muajsh kur tani mund të kishte dalë, bën përditë propagandë me 'tallavatë' e tij mediatike, shkruan, sulmon, bën raporte, lobon, shkon në Departament të Shtetit, shkon në Kongres, në Senat, sulmon drejtësinë dhe akuzon prokurorët. Të gjitha me një qëndrim. Paraburgimi jo proporcional e një tufë me mashtrime nga pas.
S'duhet të arrestohet ky Princi i Paraspuarit të Tërpanit, jo! Ai princi i Anglezëve po.
Ndërkohë që ka zyrtarisht 13 akuza dhe vonon gjykimin, Princi i Paraspuarit të Tërpanit vazhdon skenarët kundër drejtësisë që t'i bjerë paraburgimi, atë princin anglez le ta arrestojnë se ne kemi tonin.
Princi i Paraspuarit të Tërpanit, që u bë milioner në Tiranë, nuk duhej arrestuar e paraburgosur. Ai ka vëllanë sponsor me qindra mijëra euro lobime, vëllanë që qarkullon miliona euro fonde, me gruan që qarkullon miliona euro fonde, brekë e veshmbathje, qindra mijëra të tjerë të firmosur me OJF. Këta janë bashkëpunëtorët e Princit të Paraspuarit të Tërpanit.
Veliaj nuk pranon të arrestohet e qëndrojë në paraburgim se prish prova, që jep firmën që paratë nëpërmjet të tretëve t’i marrë gruaja apo t’i marrë vëllai. Nuk pranon të arrestohet ky “princi” për 13 akuza të rënda, prej të cilave në të paktën 9 raste korrupsioni të provuara dhe të ngritura nga SPAK-u.
Ai princi anglez e ka kot burgun në krahasim me këtë princin tonë.
Nuk pranon Princi i Paraspuarit të Tërpanit, Erion Veliaj, ndërsa mbreti Charles III e pranon ligjin e drejtësinë për vëllain e tij!
“Princi” Veliaj nuk s'pranon më asgjë, por do të rrijë në zyrë, o kryetar bashkie, o kryetar i ndonjë OJF-je si Mjaft!-i, o ministër, o të rrijë nga zyra të bëjë ndonjë gënjeshtër siç bënte me Griselën qëmoti, me mashtrime të zyrtarëve të BE-së, t’i mashtrojë ndërkombëtarët.
S’mund të hyjë në burg “princi” ynë!
Ndoshta mbreti e ka gabim për vëllanë e tij dhe mund të ketë të drejtë Princi i Paraspuarit të Tërpanit. Mbreti Charles i III duhet të mendojë si ky “princi” ynë.
Po e lëmë deri këtu për ta shtjelluar më tej në ditët në vijim. Lëre pastaj kur thotë se i është bërë “burgosje politike”, nga ‘pushteti i Sali Berishës apo i Edi Ramës', kjo pastaj është tamam qëndrim prej princi.
Po e mori vesh këtë Mbreti Charles III, do shkojë të bëjë burg vetë me Princin e Paraspuarit të Tërpanit në Burgun e Durrësit./CNA
Në shumë javë, sa herë ka një gjyq Erion Veliaj shohim...
CNA është një nga mediat që nuk ka ndalur publikimet, inve...
Inceneratorët janë afera e shekullit, e cila ka zhvatur dh...
Kur flitet për burgosje politike ka një keqkuptim, referua...
“Arrestoni popullin, lironi Veliajn” duket të jetë qëndrim...
Quhet Gent Ibrahimi! Milioner nga prindërit ish-pronarë, ...
U bë gati një vit që prokurorët e SPAK-ut edhe gjyqtarët e...
Befas, dje mediat shërbëtore të kryebashkiakut të Tiranës,...
Carlo Bollino është një nga botuesit e mediave në Shqipëri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza të rënda,...
Inceneratorët kanë gllabëruar qindra miliona euro nga taks...
Një sqarim i shkurtër për shumë miq dhe gazetarë. Banda e...
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së S...
Ka disa kohë që një grup personash kanë të njëjtin artikul...
Plaku maç apo derri maç në letra i ngjan shumë Carlo Bolli...
Në vitin 2026, Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën fytyrë...
Disa mendime që do t’i paraqisja në tryezën e 9 janarit, t...
Mjerë ata që të keqen e quajnë të mirë e të mirën të keqe,...
Bankat moderne, që nisën të paktën me familjen Medici ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot është paraqitur para SPA...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...