Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Të hënën e datës 10 shkurt 2025, ora 13.56, në mediat e pushtetit transmetohej se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, po zhvillonte një aktivitet në një kopsht në kryeqytet.
Në fakt, këto ishin pamjet e fundit mediatike të Veliajt në një aktivitet si kryebashkiak i Tiranës, sepse kur mediat transmetonin kasetën e shpërndarë nga propagandistët e bashkisë, në zyrën e Veliajt ndodheshin oficerët e BKH-së me një urdhër shoqërimi, sipas një vendimi të GJKKO-së me kërkesë të SPAK-ut.

CNA është media e parë që raportoi shoqërimin e kryebashkiakut Veliaj, në orën 13.56 të 10 shkurtit 2025, duke siguruar foto e më pas edhe videot teksa dilte nga dera e bashkisë bashkë me oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në pamjet e para, Veliaj shfaqej duke mbajtur një dosje gri në dorë (pa pranga, në shkelje të protokollit të shoqërimit), teksa pak minuta më parë i ishte komunikuar në zyrën e tij vendimi i GJKKO-së për masën e sigurisë “arrest me burg”.
Pamje të tjera nga shoqërimi i Erion Veliajt:


Për shumë aktorë dhe faktorë të medias, politikës, drejtësisë, shoqërisë civile e të tjerë, shoqërimi i Veliajt drejt qelisë derisa të jepej verifikimi i masës së sigurisë nga gjyqtari Erion Bani ishte një lajm i pabesueshëm.
Prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani i kishin hedhur prangat kryebashkiakut, ndaj të cilit më pas me mbylljen e hetimeve i njoftuan 13 akuza dhe ende ka një tjetër dosje nën hetim.
“Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ‘Arrest në burg’, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim E. V., me detyrë, Kryetar i Bashkisë Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 260 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal”,-thuhej në njoftimin e SPAK-ut.
Erion Veliaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
1. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “A. K.” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Fusha” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
3. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Palushi” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
4. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Gerard-A” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
5. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

6. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
8. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
9. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
10. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;
11. “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal;
12. “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;
13. “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Për këtë rast, në komunikimin nga Prokuroria e Posaçme doli në skenë edhe përfshirja e bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa.

“Organi procedues ka mbledhur prova, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm mbi ekzistencën dhe funksionimin e një skeme korruptive, nga zbërthimi i së cilës në përmbledhje rezulton se fondet publike që dalin nga institucioni i Bashkisë Tiranë kanë kaluar drejtpërsëdrejti te bashkëshortja e këtij të fundit dhe rrethi i saj familjar…,” thuhej ndër të tjera në njoftimin e SPAK-ut.

Ndaj Xoxës u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për korrupsion pasiv në disa raste.
“Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ‘Arrest në shtëpi’, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen nën hetim A. X., si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’, kryer në bashkëpunim (9 herë), ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal”, saktësohej në njoftim.
Hetimi i SPAK-ut hodhi dritë edhe mbi shpenzimet marramendëse për mallra luksi, rroba dhe bizhuteri të gruas së kryebashkiakut Erion Veliaj. Hetimet çuan në vila, apartamente dhe shuma të mëdha të përfituara nga bashkëshortja e Veliajt për shkak të detyrës së burrit të saj si kryebashkiak.
Në Tiranë, një nga kryeqytetet më modeste në Europë, ku paga mesatare është 600 euro në muaj, Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, dyshohet se shpenzonte mbi 100 mijë euro në vit vetëm për blerje në internet.
Hetimi i Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka zbuluar rreth 130 deklarata doganore në emrin e saj ose të bashkëpunëtorëve të ngushtë midis 2016 dhe 2021, për një shumë totale prej 860 mijë eurosh.
Mallrat e luksit të importuara përmes shitësve online si Net-a-Porter, Moda Operandi dhe Mercedes Distribution Moda, përfshin një gamë të gjerë fustanesh, bizhu, bikini, çorape, aksesorë, produkte “make up”-i, si dhe produkte të tjera luksi nga marka si “Louis Vuitton” dhe “Prada”. SPAK-u zbuloi rreth 900 mijë euro blerje në disa vite.
“Veprimet hetimore të kryera në lidhje me shpenzimet e bëra nga Ajola Xoxa dhe të afërmit e saj në shifrën e 86,721,175 (tetëdhjetë e gjashtë milionë e shtatëqind e njëzet e një mijë e njëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë për rroba, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj,” shkruan SPAK-u në kërkesën për masën e sigurisë ndaj Xoxës dhe Veliaj.
Nën akuzë u vunë edhe biznesmenët apo bashkëpunëtorët e çiftit: Elman Abule, G. S., F. B., M. P., Sh. F., S. K., Mirton Lika, Linda Kazani, Erald Simixhiu, Ina Goxhaj, Frosina Bollo, Valmir Xoxa, Adela Kondakçiu, Flutur Xhani dhe Fatjon Baci.

Në rreth 12 vite në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj u pa edhe si pasues i Ramës, kontradiktat me të cilin kanë qenë shpeshherë edhe mediatike, që me arrestimin e tij morën një udhë tjetër.
Sulmet mediatike ndaj prokurorëve të SPAK-ut dhe gjyqtarëve të GJKKO-së janë sistematike, jo vetëm nga kryebashkiaku i arrestuar, Erion Veliaj, por edhe nga njerëzit afër tij.
U bë një vit që prokurorët e SPAK-ut edhe gjyqtarët e GJKKO-së sulmohen dhe intimidohen nga Veliaj në media të huaja, shërbëtorët e tij në Tiranë, por edhe nëpërmjet lobimit në SHBA.
Për gjatë një viti, janë një sërë shkrimesh, artikujsh të porositur, qëndrimesh e opinionesh, të cilat sponsorizohen, mbështeten, ku me pagesë, ku jo, me një qëllim të vetëm. Erion Veliaj kërkon konflikt me prokurorët, të heshtin apo të tërhiqen, që në finale t’i lehtësohet masa e sigurisë.
Prej një viti me gënjeshtra, mashtrime e skema, nga të padobishmit, servilët, klientët e përfituesit apo bashkëpunëtorët, disa dalin nëpër ekrane dhe po aq në rrjetet sociale që prodhojnë lajme, por që paguhen për të krijuar një frymë të përgjithshme presioni dhe manipulative me goditje ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, në përpjekjen e Erion Veliajt për t'i kërcitur dhëmbët drejtësisë nga qelia.
Erion Veliaj e nisi angazhimin si aktivist me krijimin e lëvizjes MJAFT!, që vepronte në atë kohë gjatë qeverisjes së Fatos Nanos dhe ishte një nga bashkëpunëtorët kryesorë të Sali Berishës në protestat dhe lëvizjet kundër PS-së dhe qeverisë së saj.

Më tej, Veliaj vijoi me themelimin e partisë G-99 në vitin 2008 dhe më pas në 2009 në zgjedhjet parlamentare mori vota më pak se komunistët e çdo aleat tjetër i PS-së. Sot, kandidatët e tij të atëhershëm janë në elitën e PS-së, megjithëse disa nuk kanë marrë dot as votat e familjes.

Në vitin 2011, Veliaj u bashkua me radhët e Partisë Socialiste të Shqipërisë, ku u emërua Sekretar për Rininë dhe Imigracionin.

Edi Rama e strehoi në PS dhe e bëri një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë, duke i dhënë edhe drejtime sekretariatesh dhe përgjegjësi organizative. Raportimet me mashtrime te zyrtarët e BE-së për çështjen e Elvis Roshit apo “boja e kuqe” në kokat e protestuesve të 21 janarit nga ish-çunat e Mjaft-it, që dikur ishin aleatët e Berishës dhe më pas ishin bërë pjesë e strukturave socialiste, do t’i jepnin pikë karrierës së Veliajt. Në vijim, për shkak të shumë veprimeve e mosveprimeve politike, u konsiderua si “i përkëdheluri” i Ramës.

Në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, Erion Veliaj u zgjodh si deputet i Qarkut të Gjirokastrës dhe u emërua më pas ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Rrugës, një dasmë që kaloi nga një kala, e vazhdoi një javë në restorantet dhe hotelet më luksoze, “me pensionin” e nëna Shqiponjës, u bë lajmi i vitit.

Në shtator të vitit 2014, Veliaj nuk ishte thjesht një yll në ngritje në politikë, por edhe në showbizz. Kishte tejkaluar çdo dasmë VIP-ash, ditëlindjen e Ilir Metës apo Ramës, se dasmat e tjera po e po.
Në prill 2015, Veliaj u emërua kandidat për kryetar bashkie i Partisë Socialiste në Tiranë. Ai fitoi zgjedhjet lokale të vitit 2015 në Shqipëri dhe mori detyrën më 31 korrik 2015. Ai u rizgjodh në vitet 2019 dhe 2023.

Ambicia e Veliajt për karrierë politike vazhdoi edhe më thellë pas marrjes së pushtetit nga socialistët, duke u shfaqur në krah të Ramës si pasardhës i tij. E ndërkohë që Veliaj shtonte dëshirën për protagonizëm publik, pas imazhit të tij filloi të fshihej edhe falsiteti, abuzimi me pushtetin dhe ndërtimin e një administrate skandaloze dhe të korruptuar në Bashkinë e Tiranës. Nga dosja hetimore “5D”, që çoi në pranga gjithë zinxhirin komandues të Bashkisë Tiranë, tek arrestimi i vetë kryebashkiakut Veliaj, janë faktet se si ndërtohet një “kala” korrupsioni e skandalesh nga një grup individësh që kërkonin trashëgiminë politike të PS-së.
U bë një vit nga arrestimi i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, dhe megjithëse duket e pabesueshme, ka ende shumë të pazbuluara për çështjen, e shumë zhvillime të tjera që priten në vijim. Një tjetër dosje vazhdon të jetë nën hetim.
Pavarësisht se ndodhet në burg me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, skandalet e Veliajt shkojnë edhe më tej.

Pas ndalimit, publikimi i dhjetëra faqeve përgjime me direktiva, sulme e akuza ndaj prokurorëve, ishte një rast i padëgjuar e i palexuar më parë. Një skandal që kalonte çdo kufi të imagjinatës njerëzore dhe tregonte si përdorej pushteti për “luftë” ndaj drejtësisë duke sulmuar dhe mashtruar në media. Pa lënë mënjanë betejat në rrjetet sociale, nga “redaktori” që në atë kohë ishte armiku i SPAK-ut dhe u përball jo pak me drejtësinë, por afrimi i zgjedhjeve e zbuti dhe u tërhoq, duke parë kostot që po i vinin politikisht.

Me vendimet e të gjitha gjykatave në çdo nivel Erion Veliaj ngeli në burg, ku qëndron prej një viti. Nga 24 korriku i vitit të kaluar, çështja është dërguar në gjykatë nga prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani, por Veliaj nuk i ka ndaluar lojërat e tij me skema e mashtrime për drejtësinë duke i shtyrë për 7 muaj seancat gjyqësore ndaj tij dhe vendimin për shqyrtimin e çështjes në themel.

Vetëm më 9 shkurt 2026, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi ka vlerësuar se hetimet janë të plota dhe ekzistojnë provat e duhura për t’u gjykuar.
Në një vit në qeli, Veliaj i ka kaluar edhe duke shtyrë seancat e tij gjyqësore, duke tërhequr zvarrë edhe një numër të madh familjarësh e bashkëpunëtorësh, të cilët rrezikojnë dënime të rënda penale.

Erion Veliaj, përgjatë një viti ka treguar se i trembet përballjes me faktet, provat dhe mbi të gjitha me drejtësinë dhe një proces të rregullt ligjor.
Maskat ranë, ndryshe nga politikani “europian” që e ka predikuar veten ndër vite. Veliaj u pa në fytyrën e tij shumëdimensionale që nga përgjimet, sulmet mediatike, mbrojtja nga persona nën akuzë nga SPAK-u apo avokatët e krimit, e deri te lobimet me raporte gënjeshtrash e shpifjesh nga më monstruozet.
Pas një viti në qeli, Erion Veliaj është ende i pafajshëm, por me 13 akuza të rënda penale dhe me surratin e tij të vërtetë në publik, atë të “Zdromsit”, siç vetëquhej./CNA
Banorët e Durrësit kanë zhvilluar edhe ditën e sotme prote...
SPAK-u ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kr...
Një shqiptar ka dalë i përfshirë në dosjen e financierit a...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një paralajmërim për...
Policia e Tiranës ka njoftuar masat, pasi përfaqësues të P...
Kosova është vlerësuar me 43 pikë në Indeksin e Perceptimi...
Ofruesit e shërbimit të internetit duhet të përcaktojnë në...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi është shpre...
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me kërkesën...
Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një thirrje për q...
Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla është vetëdorëz...
Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se mosmarrja e një v...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka komentuar ...
Politologu Ermal Hasimja ka komentuar mbrëmjen e sotme rea...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas kërkesës së Pr...
Vendimi i fundit i Kushtetueses, që lidhet me çështjen e B...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka komentua...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbërritur para kryeministrisë...
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar pas lajmit...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...