
Mund të duket e pabesueshme apo qesharake, por kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg për 13 akuza të rënda penale, po tërheq zvarrë institucionin, ku ai ka kryer një sërë veprash penale, për të cilat është hetuar nga SPAK-u dhe ndodhet në gjykatë.
Burime zyrtare i thanë CNA-së se padia e bërë në Gjykatën Administrative kundër prokurorit Ols Dado, përfshin aty brenda Bashkinë e Tiranës.
Sipas të dhënave që ka siguruar CNA, por raportuar dhe në mediat e tjera, Gjykata Administrative i ka kthyer padinë kryebashkiakut Veliaj dhe Bashkisë së Tiranës për plotësim dokumentacioni.
Sipas të dhënave të siguruara, konfirmohet se në padi është përfshirë Bashkia e Tiranës. Çfarë pune ka Bashkia e Tiranës që çon në një padi administrative një prokuror?
Së dyti, në krye të Bashkisë së Tiranës aktualisht ndodhet Anuela Ristani, e cila është e deleguar me firmë dhe me vulë.
Ndërkohë që bëhet një padi në një gjykatë administrative dhe sërish përdoret emri i Bashkisë së Tiranës.
Erion Veliaj nuk ka të drejtë të përdorë vulën e Bashkisë së Tiranës, për sa kohë ky institucion drejtohet nga Anuela Ristani, e cila ka marrë detyrën e kryetares së Bashkisë dhe përdor vulën.
Si mundet Erion Veliaj nga burgu të përdorë vulën kur nuk është kryetar në detyrë, por e ka deleguar pozicionin e tij?
Dhe për këtë arsye Gjykata Administrative ia ka kthyer për plotësim procesin administrativ që ka hapur kryebashkiaku Veliaj. E ka bërë vetë, e ka bërë bashkia, janë lojërat e tij apo të dikujt tjetër, e vërteta është shumë e thjeshtë.
A do ta dorëzojë Bashkia e Tiranës dhe Anuela Ristani vulën tek Erion Veliaj në burgun e Durrësit? Apo në bazë të ligjit, ashtu siç e ka marrë detyrën do vazhdojë ta zbatojë atë. Është shumë e thjeshtë.
Askush nuk mund të firmosë padi në emër të Bashkisë së Tiranës, as Erion Veliaj vetë në momentin që ai ka deleguar detyrën si kryetar bashkie. Në momentin kur ai delegon detyrën, personi përgjegjës i cili ka marrë përsipër zbatimin e saj, është ai që përdor vulën dhe firmën.
Tani, shumë thjesht i bie që paditë t’i bëjë Erion Veliaj nga burgu dhe vula dhe firma të përdoret e Anuela Ristanit. Ose në çdo bashki tjetër, kur delegohet detyra, të fillojë çdo zyrtar i deleguar të firmosë dhe vulosë padi për të cilat ndoshta dhe s’ka dijeni fare. Por kjo i përket një tjetër investigimi.
Tashmë është e qartë. Skemat vazhdojnë dhe Erion Veliaj nga burgu i Durrësit porosit padi dhe i vendos emrin e institucionit, ndërkohë që e çon pa vulë. Përfshin institucionin, por në fakt, se çfarë lidhje ka një bashki dhe një ministri me një prokuror të caktuar i cili ka hetuar, apo me disa prej tyre.
Kjo është vetëm në mendjet e sëmura të taktikave të personave të korruptuar të cilët duan t’i shmangen drejtësisë dhe me procedura dhe teknikalitete, në vend që të shkojnë dhe të provojnë pafajësinë e tyre, gjejnë instrumenta për të krijuar konfuzitet, rrëmujë.
Nga ana tjetër ndoshta dhe për të përfshirë në përgjegjësi penale zyrtarë të cilëve u është deleguar detyra./CNA
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segment...
Gazetari Mentor Kikia ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ...
Erion Veliaj është pa dyshim “peshku” më i madh dhe ndër “...
Artan Shkreli është larguar nga detyra në krye të Institut...
Sot shënohet dita e 15-të e bllokimit të sistemit të fiska...
Një fenomen shqetësues me të cilin përballesh sapo vendos ...
Ditën e sotme është zhvilluar seanca paraprake në Gjykatën...
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Tiranën gjatë di...
CNA TV ka bërë një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij ...
Në qytetin e Korçës, në ambientet e Universitetit “Fan Nol...
Demokrati Lisandër Hoxha ka ndarë sot një qëndrim lidhur m...
Ka përfunduar në GJKKO seanca për kryebashkiakun e arrestu...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet socia...
Komisioni "Xhafaj" ka shkelur sërish ligjin. Pas inspektim...
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim kryetarin e Bashkis...
Këtë të hënë, mbërriti në SPAK ambasadori i Spanjës në Shq...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, para SPAK-ut ka reaguar në lid...
Banorët e fshatit Luzi kanë dalë sërish në protestë për të...
Kreu i PD-së Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në ...
Ka nisur nga sot procesi i plotësimit të formularit A1, pë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...