Zbatimi i masës së sigurisë/ Berisha, në SPAK
Kreu i PD-së Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në ...

Banorët e fshatit Luzi kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar përmirësimin e rrugës së lagjes, e cila, sipas tyre, është e dëmtuar dhe e pasigurt. Protesta ka shkaktuar bllokimin e rrugëve hyrëse dhe devijimin e trafikut drejt Fushë-Krujës.
Në mbështetje të banorëve ka qenë edhe gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja, i cili ka theksuar se rruga ka rëndësi jetike për fëmijët që shkojnë në shkollë, për transportin e biznesve dhe kalimin e kamionëve.
Ai i ka bërë thirrje Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) të vizitojë vendin dhe të japë informacion mbi fondet për asfaltimin e rrugës.
Banorët kërkojnë asfaltimin e rrugës me standarde europiane, duke paralajmëruar se protesta mund të përshkallëzohet nëse nuk ka përgjigje konkrete nga autoritetet.
“Edhe sot jemi me banorët e Luzit. Kanë dalë për të drejtën e tyre legjitime për rrugën. Edhe javën e kaluar kanë bërë paralajmërime që do të bllokohet rruga, edhe sot e kanë bllokuar rrugën, sepse janë në të drejtën e tyre. Kjo është një protestë jopolitike, është një protestë vetëm për të drejtat e tyre qytetare. Kemi parë që në të gjithë Shqipërinë po bllokohet rruga, po bien masive dherash, ndërkohë këtu është një problem tjetër. Para 15 vjetësh këta burra edhe ca të tjerë që s'janë më në jetë, kanë dalë këtu për ta bllokuar rrugën që ky aks të mos bëhej, sepse është rrugë lagje, kjo është rrugë fshati. Luzi ia dha këtë rrugë qytetit të Fushë-Krujës, qytetit të Krujës, po edhe të gjithë Shqipërisë. E bëri këtë sakrificë dhe ia dha rrugën dhe ta lësh Luzin në këtë lloj forme është krim. Prandaj është e drejta e këtyre banorëve jo vetëm për të dalë në protestë, por për të bërë dhe akte të tjera edhe më të dhunshme, sepse këtu duhet përgjigje.
Prandaj i bëj thirrje nga Luzi, ARRSH-së, Autoritetit Rrugor Shqiptar, se e dimë se në çfarë skandalesh është përfshirë kohët e fundit. Të vijë këtu ai drejtori edhe të shohë rrugën. Në rast se kalon makina e atij këtu, atëherë t'u thotë luzjanëve që të kalojnë edhe makinat e këtyre. Se janë bërë makinat çdo ditë për servis. Të gjitha bizneset që janë në këtë zonë janë totalisht të rrënuara, të dështuara. Kalamajtë kalojnë këtu përditë për të shkuar te shkolla dhe janë kamionët që rrezikojnë jetën. Nuk bëjnë dot një mbikalim hekuri nga këtu për ta nxjerrë direkt te shkolla? Këto janë kërkesa të cilat janë legjitime për këta njerëz. Çfarë po kërkojnë? Po kërkojnë luks që t'ua shtrojnë me flori? Jo mor vëlla, duan asfalt edhe asfalt cilësor. Jo të vijnë këtu dhe të hedhin çakull e granil, që me shiun e radhës e merr lumi edhe bie poshtë.
E njëjta situatë është edhe te Luzi tjetër, te Luzi poshtë. Është rruga e cila është skandaloze. Prandaj u rregullua çështja e ujit atje se e kanë hapur rrugën edhe nuk e kanë mbyllur dot. Pra, as aty nuk hedhin dot asfalt. Duhet asfalt i trashë, duhet asfalt me standardet europiane sepse këtu kalojnë kamionët dhe është një rrugë që do të prishet. Prandaj, ARRSH-ja duhet të vijë këtu. Ne do të bëjmë një shkresë, se kemi rënë dakord bashkë me banorët. Do të firmosin banorët, do të kërkojmë informacion se ku çaloi kjo pjesë. A është miratuar fondi për rrugën e Luzit apo jo? Në rast se nuk është miratuar, a do të miratohet dhe kur do të miratohet? Se nuk do të vazhdojë pafund.
Banorët kanë ndërmend ta përshkallëzojnë protestën. Policia sot ka bllokuar rrugën, hyrjen e fshatit Luz djathtas edhe këtej nga ana e autostradës dhe e ka devijuar trafikun, dhe ta kuptojë qyteti i Fushë-Krujës që nuk ka sjellë sot përfaqësues këtu, ta kuptojë se çfarë është trafiku i Luzit. Se kanë hyrë kamionët në Fushë-Krujë sot.
Sot i ke kamionët në Fushë-Krujë. Edhe është bërë supertrafik. Mirë që është trafiku i mëngjesit që shkojnë nëpër punë njerëzit dhe nëpër shkolla, po kanë çuar të gjithë kamionët për Fushë-Krujë. I bëj thirrje dhe biznesit të madh që të futet në bisedime me bashkinë edhe të gjejë një zgjidhje. Se mund të gjendet një zgjidhje tjetër, që ta shtrojnë këto fabrikat që veprojnë këtu, që ua morën shpirtin këtyre.
Shtroni rrugën, nuk dalin në protesta, vazhdojnë punët e veta. Edhe ne kemi punë të tjera. Prandaj na kanë detyruar këtu të dalim. I bëjmë thirrje ARRSH-së edhe një herë tjetër”, tha Kalaja./ CNA
Kreu i PD-së Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në ...
Ka nisur nga sot procesi i plotësimit të formularit A1, pë...
Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë ka f...
Godina historike e ish-maternitetit të Korçës, e ndërtuar ...
Sot në GJKKO pritet të zhvillohet seanca e radhës për krye...
Analisti Fatos Lubonja ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur blloki...
Është hapur qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. ...
Gazetarja e njohur Rezarta Reçi ka ndërruar jetë në moshën...
Anëtari i PD-së dhe mjeku, Ilir Alimehmeti ka folur ditën ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Vijon prej më shumë se 5 orësh i bllokuar aksi Librazhd- P...
E njohur si vendi i shqiponjave, Shqipëria po bëhet shpejt...
Këngëtari Redon Makashi ka ndarë disa ndjesi prekëse lidhu...
Këtë të diel, Dardha, fshati malor në Korçë, është mbuluar...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Një trafik i rënduar është raportuar sot nga Hotolishti dr...
Në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në vendin e quajtur D...
Kryeministri Edi Rama, në podcast-in e tij “Flasim” ka rrë...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar të...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...