Planet për reformën e pensioneve
Plani për të reformuar sistemin e pensioneve në Gjermani k...
Plani për të reformuar sistemin e pensioneve në Gjermani k...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani drejtoi sot Liturgjinë Hyjnore në të Dielën e Tagrambledhësit dhe Fariseut.
Kryepiskopi u shpreh se kjo e diel është e veçantë për Kishën Orthodokse, pasi shënohet nisja e Triodit të Shenjtë.
Gjatë predikimit të tij, Kryepiskopi ndau edhe një mesazh të vyer se kjo periudhë e Triodit duhet të shërbeje për të shprehur pendesë dhe për të reflektuar thellësisht para Zotit.
Predikim i plotë nga Kryepiskopi Joan:
E diela e sotme është një e dielë e veçantë në kishën tonë sepse fillon Triodi. Triodi është pjesa më intensive e jetës shpirtërore në kishë; përgatitja për Pashkën. Edhe është një periudhë pendimi, reflektimi për gjithsecilin nga ne. Dhe kisha, në urtësinë e saj, ka zgjedhur një shëmbëlltyrë shumë të rëndësishme për jetën shpirtërore: të Fariseut dhe të Tagrambledhësit.
Në pesë-gjashtë rreshta përshkruhet një ngjarje dhe me një thellësi shumë të madhe shpirtërore. Vetëm mendja hyjnore mund ta përmblidhte në pesë-gjashtë rreshta një shpjegim që ndoshta do donte orë e orë të tëra për ta shpjeguar.
Dy njerëz shkuan në tempull për t’u falur, thotë. Njëri ishte Farise e tjetri ishte Tagrambledhës. Dhe Fariseu hyri në kishë sikur gjithë kisha i takonte atij, dhe filloi të lutet me veten e tij duke thënë: "Të falenderoj o Zot, thotë, sepse thotë nuk jam si këta të tjerët, nuk jam as vjedhës, as mashtrues, as i moralshëm, agjëroj dy herë në javë, jap një të dhjetën," e gjithë këto gjëra.
Dhe Tagrambledhësi qëndronte në fund të kishës, nuk guxonte as sytë t’i ngrinte në qiell dhe thoshte vetëm këto fjalë duke rrahur gjoksin: "Mëshiromë o Perëndi, mua mëkatarin."
Dhe në fund Zoti e mbyll shëmbëlltyrën duke thënë që: "Të gjithë ata që mburren e lartësojnë veten e tyre, do ulen poshtë. Ndërsa ata që përulen, do lartësohen." Ky është Ungjilli i sotëm.
Dhe këtë histori dhe shëmbëlltyrë Zoti e tregon pikërisht sepse iu drejtohej disave që besonin në vlerën e tyre dhe nuk mbështeteshin tek Perëndia, dhe lartësonin veten e tyre dhe përçmonin të tjerët. Për këtë e tregon Zoti.
Çfarë përfaqësojnë këto dy persona? E para, Fariseu ishte pjesa udhëheqëse e Izraelit. Ishte pjesa më fetare, e cila mbante tempullin, zbatonin Ligjin e Moisiut. Por lutja e tij nuk i pëlqeu Perëndisë. Ndonëse e kishte bërë disa vepra të mira, nuk i pëlqeu sepse zemra ishte krenare. Ai i lutej Perëndisë duke mbajtur sytë lart në qiell, po zemra e rëndonte poshtë. Dhe Zoti nuk impresionohet nga fjalët e bukura që mund të themi ne, por se çfarë flet zemra.
Dhe aty jepet një detaj shumë i rëndësishëm: Fariseu nuk po thoshte fjalët me zë të lartë, po po lutej me veten e tij. E lutja e tij ishte një mburrje, nuk ishte një lutje përpara Perëndisë. Ai mburrej, ndonëse maskohej duke thënë që "falenderoj Perëndinë" për këtë gjë, që nuk ishte si gjithë njerëzit e tjerë. Dhe kjo lutje nuk i pëlqen Zotit. Mburravecët, mendjemdhenjtë, krenarët nuk janë të pëlqyeshëm përpara Perëndisë. Sa herë që e shikojmë veten tonë duke mburrur diçka, le të kujtojmë këtë shëmbëlltyrë. Sepse kjo lutje nuk i pëlqen Zotit. Edhe kur mendojmë me veten tonë, me buzë ne mund t'i mashtrojmë njerëzit e tjerë, po zemra nuk gënjen asnjëherë. E Zoti lexon zemrat, jo vetëm fjalët që themi ne me gojën tonë.
Dhe lutja e një mendjemadhi, e një krenari, e një mburraveci nuk është e pëlqyeshme tek Zoti. Prandaj Shën Pavli porosit në letrën drejtuar Korinthianëve duke iu thënë se çfarë janë mendjemdhenjtë, ata që mburren, mendjet krenare: "Largohuni prej tyre!". Sepse ata jo vetëm thjesht dëmtojnë veten, por dëmtojnë dhe të tjerët që i dëgjojnë.
Lutja e vërtetë e një njeriu të shenjtë është lutja e përulur. E kemi përmendur disa herë dhe kemi thënë si në Dhiatën e Vjetër dhe në Dhiatën e Re, përse njerëzit më të pastër e më të shenjtë asaj kohe akuzonin veten sikur ishin fajtorë? Lexoni psalmet e Davidit, siç thotë vazhdimisht për veten e tij, thotë që: "Mëkatet e mia e kanë kaluar kokën time dhe janë bërë një barrë e rëndë. Unë e njoh paudhësinë time dhe mëkati im është përpara meje kurdoherë."
Tre djemtë që ishin në furrë në Babiloni, që Zoti i shpëtoi nga flaka, çfarë thonin kur po rrinin atje? Përveçse lavdëronin Perëndinë, akuzonin dhe veten e tyre që: "Jemi mëkatarë, e kemi bërë shumë vepra të gabuara." Profeti Isaia kur pa fronin e Perëndisë tha këto fjalë: "Mjerë unë, një njeri me buzë të ndyra pashë fronin e Mbretit të Lavdisë."
Shën Simeoni, teologu i ri, në lutjet që lexojmë parakungimit, pse thotë disa fjalë që janë shumë të rënda? Kështu thotë ai për veten e tij: "Prej buzësh të ndyra, prej zemrës së fëlliqur, prej shpirtit të papastër dhe zemrës së njollosur." Pse i thotë këto fjalë ai? Sepse ata ishin ndriçuar nga Perëndia. E duke u ndriçuar, ata shikonin çdo grimcë të vogël të mëkatit të tyre brenda tyre. Dhe ne që jetojmë në errësirë, shpeshherë nuk i shohim ata. Prandaj edhe mburrim veten. Lavdërojmë veten, mendje krenare. Gjëra të tilla janë kundërshtim me mësimin e Zotit.
E Zoti pëlqeu më shumë lutjen e Tagrambledhësit, që ishte njeri mëkatar, sepse ndonëse ai mbante sytë për dhe, s'guxonte t'i ngrinte në qiell, zemra e tij fliste lart dhe ngrihej lart. Dhe Shën Joan Gojarti duke predikuar rreth kësaj shëmbëlltyre thotë diçka shumë të bukur. Në atë kohë në Kostandinopojë kishte shumë gara me qerre, ishte sporti më popullor i asaj kohe. Edhe thotë këtë metaforë: "Nëse në një qerre thotë do jetë Drejtësia dhe Krenaria, dhe në qerren tjetër do jetë Mëkati dhe Përulësia, qerrja e dytë do shkojë më përpara dhe do e fitojë garën." Qerrja e parë nuk do e humbasi nga drejtësia, por do e humbasi nga krenaria. E qerrja e dytë nuk do e fitojë nga mëkati, por nga përulësia. Sepse ai njeri që përulet e pranon fajin e tij, ai është ndriçuar nga Perëndia.
Shën Isak Siriani, një nga mjeshtrit shpirtërorë më të mëdhenj të Kishës Ortodokse, thonte këto fjalë: "Ai njeri që dallon mëkatin tek vetja, është më i madh se ai që sheh ëngjëj e ngjall të vdekur." Përse e lartëson kaq shumë këtë gjë? Sepse nuk mund të ketë shpëtim nëse ne nuk e dallojmë që jemi të sëmurë. Njerëzit që nuk besojnë që janë të sëmurë nuk e marrin mjekimin. Vetëm njerëzit që e kuptojnë sëmundjen e tyre e marrin mjekimin. E njëjta gjë ndodh në jetën shpirtërore. Nëse ne nuk e kuptojmë që jemi mëkatarë, diçka nuk shkon mirë brenda nesh. Dhe ne nuk e marrim dot mjekimin, sepse mendojmë që jemi të drejtë. Krenarët nuk pendohen kurrë. Gjithmonë ata mendojnë sikur vetja janë mirë dhe përçmojnë të tjerët.
E sa më tepër njeriu të jetë krenar dhe të lavdërojë veten, aq më shumë i përçmon të tjerët. E e kundërta: shenjtorët që akuzonin veten e tyre, i lartësonin njerëzit e tjerë dhe i donin ata. Sepse në shpirtin e tyre kishte zbritur Hiri i Shenjtë i Perëndisë. Dhe drita e këtij Hiri na ndriçon ne për të marrë njollat tona.
Prandaj dhe Triodi është një periudhë pendimi për gjithsecilin nga ne. Për ta filluar jetën me një pendim shumë të madh. Dhe pendimi në kishën ortodokse nuk është vetëm thjesht pranim i një gabimi, nuk është shkelja e një rregulli. Ky është kuptimi legalistik i mëkatit. Mëkati thellë-thellë në kishën ortodokse është një prishje marrëdhënie. Prishja e marrëdhënies me Perëndinë. Adami dhe Eva nuk është vetëm thjesht se shkelën një urdhërim të Zotit, por prishën një marrëdhënie. Dyshuan tek Zoti, iu bindën fjalëve që i tha gjarpri dhe menduan që Zoti nuk i donte dhe nuk ishte aq i mirë sa kujtonin ata. Kjo prishje marrëdhënie është pikërisht mëkati i madh. Dhe pendimi është pikërisht restaurimi i kësaj gjëje, ndryshimi i mendjes tonë, i mënyrës së të jetuarit, i mënyrës së të menduarit.
Prandaj dhe Triodi është një pjesë e rëndësishme në jetën tonë shpirtërore. Le të mundohemi ta mbajmë këtë gjë. Sepse nëse ne nuk do pendohemi, do thotë që jemi krenarë. E duke qenë krenarë, gjithmonë do mburremi. E Shën Pavli shkruan përsëri në letrat e tij: "Përse, thotë, e shikon veten sikur je ndryshe nga të tjerët? E nëse ke diçka, a nuk është kjo që të është dhënë? E nëse të është dhënë, përse mburresh për këtë gjë?"
Çdo gjë që mund të kemi ne e mund të kemi bërë, nuk e kemi bërë nga fuqia jonë, por nga mëshira e Perëndisë. Sepse na ka ndihmuar Hiri i Tij për të realizuar diçka. Edhe nuk është e jona. Nuk mund të mburremi për veten. Mund të mburremi vetëm për Krishtin dhe për Perëndinë. Sepse mburrja për vete do të thotë që nuk e njohim më veten tonë. Të gjithë njerëzit që mendojnë se janë shumë të mirë, e janë të drejtë, e janë më të mençur se të tjerët, janë njerëz të gabuar. Për fat të keq ne sot gjithmonë i dëgjojmë këto gjëra. Ja të gjithë historitë e njerëzve kështu janë: "Sa mirë e bën ky, sa keq e ka bërë ai tjetri." Fjalë të tilla nuk vijnë nga një zemër e pastër. Një zemër e pastruar fokusohet dhe përqendrohet tek vetja e tij.
Prandaj dhe të përulurit nuk merren me të tjerët. Krenari merret me të tjerët. Dhe Fariseu duke qenë krenar filloi të merret me të tjerët, madje tha "nuk jam as si ky Tagrambledhësi", thotë, "unë jam ndryshe nga të tjerët".
Kjo lutje që sa herë ndoshta mund ta kemi thënë ne me buzë, ose në zemrën tonë, nuk është e pëlqyeshme tek Perëndia. Ne vijmë në kishë për t'u shëruar. Nuk vijmë për t'i mburrur Perëndisë se sa të mirë që jemi. Nëse do e kuptojmë sëmundjen tonë, ne nuk shkojmë te mjeku për t'u mburrur për shëndetin tonë, e sa të shëndetshëm jemi. Shkojmë për t'i treguar sëmundjen që mjeku të na japë shpëtimin.
Dhe Tagrambledhësi erdhi tek Mjeku i Vërtetë pikërisht duke i treguar sëmundjen e tij që ishte mëkatar, dhe i lutet Perëndisë që të ketë mëshirë. E Perëndia ka dhëmbshuri të jashtëzakonshme. Siç thotë dhe psalmisti: "Zemrën e thyer e të përulur, Perëndia nuk do ta përbuzë." Asnjë përulësi nuk përjashtohet nga Perëndia. Përulësia është dera e hapjes së pendimit.
Prandaj dhe sot në Triodin, fillojmë këndojmë për herë të parë vargun dhe troparin e famshëm që i lutemi Perëndisë që të na hapi derën e pendimit. Sepse nëse do hapet dera e pendimit, do hapet pikërisht nga përulësia. Sa më të përulur të jemi, aq më shumë Perëndia do na ndihmojë e do na ndriçojë.
Tregohet një histori shumë e bukur se si pendimi i madh sjell shpërblimin. Në kohën kur ishte Mauriku, perandor në Kostandinopojë, ishte një bandit i tmerrshëm në periferitë e Kostandinopojës që kishte përhapur frikë në të gjitha ato zona. Kishte bërë krime pafund. Dhe Mauriku, që ishte një i krishterë i devotshëm, kishte dëgjuar për këtë dhe i dërgoi, i dha një kryq, e duke i kërkuar që të pendohet se do ta falte. Dhe ky kur pa kryqin, iu kujtua fëmijëria, prindërit që i kishin folur për Krishtin, për gjithçka, dhe u pendua. Dhe shkoi dhe u paraqit para perandorit dhe i ra në gjunjë me lot duke i kërkuar falje. E perandori e fali. Dhe 10 ditë ky qëndroi duke u lutur e duke u penduar, saqë shamia e tij ishte lagur edhe ishte bërë qull nga lotët që derdhte vazhdimisht. Dhe ditën e 10-të ndërroi jetë.
Një shenjt i madh që jetonte në atë kohë në një manastir në Kostandinopojë pa një vizion, kur ky u paraqit përpara gjykatëses. Dhe demonët sollën gjithë mëkatet që kishte bërë ai të shkruara nëpër letra dhe i vendosën në peshore. Dhe peshorja u zhyt nga gjithë këto mëkatet e tij. Dhe ëngjëjt po kërkonin që çfarë të mirë ka bërë ky që mund ta ndihmojmë. Dhe në duart e një ëngjëlli u shfaq shamia që ishte lagur nga lotët që kishte 10 ditë ky nga pendimi. Dhe vuri nga ana tjetër këtë shami, dhe ajo tjetra, e ngriti atë tjetrën. Sepse pendimi është i fuqishëm. Pendimi i vërtetë e ndryshon njeriun. Dhe ndryshimi nuk është në zgjatje të madhe në kohë, por është në cilësinë e pendimit.
Prandaj dhe Triodi na thërret të gjithëve ne, pa përjashtim, që le ta fillojmë rrugën e pendimit. E le t'i kërkojmë Perëndisë që të na hapi pikërisht portën e pendimit. Se porta e pendimit është porta për t'u qenë kungim me Perëndinë e gjallë. Nëse ne nuk pendohemi, është vështirë që ne të falemi. Jo se s'nuk do Perëndia, por jemi ne vetë që nuk kemi shëruar. Asgjë e ndyrë nuk do hyjë në Mbretërinë e Qiejve, shkruan Shën Pavli. E kjo është koha jonë për t'u pastruar. Për të pastruar veten tonë, për të pastruar zemrën tonë, e për të ndihmuar gjithë njerëzit që janë rrotull nesh pikërisht për të bërë këtë gjë.
Vetëm njerëzit që do jenë të përulur, e do njohin mëkatin e tyre, e do e kuptojnë që po ecin në rrugë të shtrembër, ata mund të kthehen. E duke u kthyer, padyshim që do shërojnë veten e tyre. Dhe do ndriçojnë veten e tyre. Dhe një kandil i ndezur gjithmonë ndriçon. Ne shpeshherë nuk ndriçojmë sepse kandili jonë nuk është i ndezur. I kandili i fikur nuk jep dritë. Prandaj periudha e Triodit është një periudhë për të ndezur gjithsecilin nga ne kandilin e zemrës së tij. Le t'i lutemi Zotit që të kemi lutjen e Tagrambledhësit, por le të kemi dhe veprat e Fariseut. Sepse veprat e tij nuk ishin të këqija, ishin të mira. Por lutja që bënte ai dhe zemra e tij ishte e rënduar nga hipokrizia. Kisha ne na thërret të gjithëve: që të bëjmë veprat e Fariseut e të kemi përgjithmonë përulësinë dhe njohjen e mëkatit të Tagrambledhësit. Amin.
Një trafik i rënduar është raportuar sot nga Hotolishti dr...
Në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në vendin e quajtur D...
Kryeministri Edi Rama, në podcast-in e tij “Flasim” ka rrë...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar të...
Reshjet e dëborës po vijojnë prej disa orësh në zona të sh...
Gjykata e Posaçme shqyrton sot kërkesën për ndryshim të ma...
Reshjet e dëborës kanë nisur që në orët e para të mëngjesi...
Selin Bollati, një nga banoret e Big Brother Vip Albania u...
Këngëtari Redon Makashi ka reaguar për ndarjen nga jeta të...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri përmes një...
Një listë e gjerë barnash kanë pësuar rritje të çmimit duk...
Në protestën e sotme të Lëvizjes Shqipëria Bëhet përpara K...
Lëvizja Shqipëria Bëhet po zhvillon pasditen e sotme prote...
Një email i zbuluar nga dosja “Epstein” ka tërhequr vëmend...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, aktori Fitim Ma...
Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokuror...
Sot për të pestën ditë radhazi tregtarët e Tregut të Madh ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza të rënda,...
Sot, anëtaret e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlame...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Plani për të reformuar sistemin e pensioneve në Gjermani k...
Deri në vitin 2030 në Gjermani pritet të shpenzohen qindra...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...