Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Në qytetin e Korçës, në ambientet e Universitetit “Fan Noli”, zhvillohet Simpoziumi i Tretë Shkencor për Liqenet e Prespës, duke rikthyer pas më shumë se 20 vitesh një traditë të rëndësishme të bashkëpunimit shkencor për mbrojtjen e njërës prej zonave më të vyera natyrore në Ballkan.
Aktiviteti përkon me Ditën Ndërkombëtare të Ligatinave dhe ka mbledhur për tri ditë studiues, ekspertë dhe akademikë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, të cilët ndajnë të njëjtin shqetësim për gjendjen aktuale të liqeneve të Prespës dhe sfidat që ato po përballen për shkak të ndryshimeve klimatike dhe presionit njerëzor.

Simpoziumi kthehet pas një ndërprerjeje të gjatë kohore, duke ndjekur traditën e dy konferencave të para shkencore të zhvilluara në vitin 1997, që hapën rrugën për shpalljen e Parkut Kombëtar të Prespës dhe më pas për krijimin e parkut ndërkufitar midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Gjatë punimeve të simpoziumit, studiuesit do të prezantojnë studime të detajuara mbi biodiversitetin, hidrologjinë, cilësinë e ujërave dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike në ekosistemin e liqeneve.

Një ndër shqetësimet kryesore, që u theksua nga drejtuesi i PPNEA-s, Aleksandër Trajçe, është rënia drastike e nivelit të ujit në Liqenin e Prespës së Madhe, një fenomen që po rrezikon ekuilibrin natyror të zonës.
“Sot është një ditë e shënuar për gjithë botën, sepse shënohet Dita Ndërkombëtare e Ligatinave dhe mendojmë se është një moment shumë i mirë për të rikthyer një traditë shumëvjeçare për mbajtjen e simpoziumit shkencor për liqenet e Prespës. Ky është simpoziumi i tretë, që vjen pas më shumë se 20 vitesh. I pari është mbajtur në vitin 1997 dhe i hapi rrugën shpalljes së Parkut Kombëtar të Prespës dhe parkut ndërkufitar midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Prespa është një zonë që mban flamurin e ruajtjes së natyrës në Ballkan, për shkak të vlerave të saj unike. Në këto tri ditë kemi mbledhur shumë studiues që do të paraqesin aspekte të ndryshme të biodiversitetit, hidrologjisë dhe zhvillimeve më të fundit shkencore. Zona po përballet me sfida të shumta, pasi vitet e fundit niveli i ujit në Liqenin e Prespës së Madhe ka pësuar një rënie drastike, për arsyet e së cilës ende nuk kemi një shpjegim të plotë”,-tha Trajçe.

Në fokus të diskutimeve është edhe domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërkufitar, pasi liqenet e Prespës ndahen nga tri shtete dhe problemet e tyre nuk mund të trajtohen në mënyrë të ndarë. Eksperti grek Giorgos Katsadorakis vlerësoi organizimin e kësaj konference, duke theksuar se ajo duhej të ishte mbajtur prej vitesh, për shkak të situatës shqetësuese që po kalojnë liqenet.
“Jam nga Greqia dhe punoj për shoqatën e mbrojtjes së Prespës. Konferenca shkencore është shumë interesante sepse është diçka që duhet ta kishim bërë më herët. Tani është koha të bashkojmë shkencëtarë nga të tria shtetet që ndajnë liqenet e Prespës. Kemi probleme të përbashkëta: më pak borë, më pak reshje shiu dhe rënie të ndjeshme të nivelit të ujit për shkak të krizës klimatike. Banorët e zonës, herët a vonë, do të duhet të përshtaten me këto ndryshime, por ne duhet të mbrojmë vlerat natyrore dhe të harmonizojmë masat menaxhuese me jetesën e tyre”,-tha eksperti.

Arjan Merolli, ekspert i mjedisit, vlerëson se Prespa përbën një nga ekosistemet më unike në Europë dhe se ruajtja e saj ka një rëndësi strategjike jo vetëm për zonën, por edhe për ekosisteme të tjera të lidhura me të, si liqeni i Ohrit.
“Është me shumë interes që për herë të tretë organizohet një konferencë shkencore e fokusuar në vlerat e biodiversitetit të rajonit të Prespës. Ky është një nga dy ekosistemet unikale në Europë, për të cilat në vitin 2014, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përgatitën nominimin për shpalljen e rezervës ndërkufitare të biosferës. Jam këtu për të prezantuar disa studime që lidhen me batimetrinë e liqenit të Prespës dhe indikatorët mbi nivelin dhe cilësinë e ujërave. Prespa është një shembull i zhvillimit të qëndrueshëm, ku përdorimi i burimeve natyrore duhet të jetë i balancuar. Mbrojtja e liqenit të Prespës ka një rëndësi shumë të madhe edhe për liqenin e Ohrit, pasi rreth 78% e ujërave të tij furnizohen nga Prespa”,-tha Merolli.
Simpoziumi Shkencor i Liqeneve të Prespës synon të krijojë një platformë të përbashkët bashkëpunimi mes shkencës, institucioneve dhe komunitetit lokal, për të garantuar ruajtjen afatgjatë të një zone me vlera të jashtëzakonshme natyrore dhe një zhvillim të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm./CNA
Demokrati Lisandër Hoxha ka ndarë sot një qëndrim lidhur m...
Ka përfunduar në GJKKO seanca për kryebashkiakun e arrestu...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet socia...
Komisioni "Xhafaj" ka shkelur sërish ligjin. Pas inspektim...
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim kryetarin e Bashkis...
Këtë të hënë, mbërriti në SPAK ambasadori i Spanjës në Shq...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, para SPAK-ut ka reaguar në lid...
Banorët e fshatit Luzi kanë dalë sërish në protestë për të...
Kreu i PD-së Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në ...
Ka nisur nga sot procesi i plotësimit të formularit A1, pë...
Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë ka f...
Godina historike e ish-maternitetit të Korçës, e ndërtuar ...
Sot në GJKKO pritet të zhvillohet seanca e radhës për krye...
Analisti Fatos Lubonja ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur blloki...
Është hapur qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. ...
Gazetarja e njohur Rezarta Reçi ka ndërruar jetë në moshën...
Anëtari i PD-së dhe mjeku, Ilir Alimehmeti ka folur ditën ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Vijon prej më shumë se 5 orësh i bllokuar aksi Librazhd- P...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...