Arrestohet ish-princi Andrew, vëllai i Mbretit Charles
Ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor është arrestuar ...

Mbreti Charles III ka reaguar pas arrestimit të vëllait të tij, ish-princit Andrew. Në reagim thuhet se autoritetet hetimore dhe drejtësia kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të familjes mbretërore që kjo çështje të hetohet siç duhet.
Ndër të tjera, Mbreti Charles shprehet se ndërsa procesi vazhdon nuk do të ishte e drejtë që të komentonte sërish mbi çështjen.
“Me shqetësimin më të thellë mësova lajmin për Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimet për sjellje të keqe në detyrën publike. Ajo që vijon tani është procesi i plotë dhe i drejtë me anë të të cilit kjo çështje hetohet në mënyrën e duhur dhe nga autoritetet përkatëse. Siç e kam thënë edhe më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe me gjithë zemër.
Më lejoni ta them qartë: ligji duhet të marrë rrugën e vet. Ndërsa ky proces vazhdon, nuk do të ishte e drejtë që unë të komentoja më tej mbi këtë çështje. Ndërkohë, unë dhe familja ime do të vazhdojmë detyrën dhe shërbimin tonë ndaj jush të gjithëve”, thuhet në reagim.
Princi dhe Princesha e Uellsit mbështesin gjithashtu deklaratën e bërë më parë nga Mbreti Charles III në lidhje me arrestimin e Andrew Mountbatten-Windsor.
Ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor është arrestuar nga policia britanike nën dyshimin për sjellje të keqe gjatë ushtrimit të detyrës publike. Policia deklaroi më herët se vëllai i Mbretit Charles është dërguar në paraburgim.
Andrew dyshohet se po hetohet për ndarjen e informacioneve të ndjeshme shtetërore me Jeffrey Epstein, ndërsa shërbente si i dërguar tregtar i Mbretërisë së Bashkuar.
Vetë ai ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij dhe ka këmbëngulur se nuk ka qenë kurrë dëshmitar ose i dyshuar për ndonjë nga sjelljet për të cilat akuzohet Epstein. Ai nuk ka komentuar mbi akuzat e fundit për sjellje të pahijshme në detyrën publike.
Kujtojmë se pak javë më parë, Pallati i Buckingham-it tha se do të ishte i gatshëm të mbështeste policinë nëse do të kontaktohej në lidhje me pretendimet e bëra kundër ish-princit. /CNA
Ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor është arrestuar ...
Një çift britanik, i ndaluar në Iran që nga janari i vitit...
Shtëpia e Bardhë e ka paralajmëruar Iranin se do të ishte ...
Gjermania, Franca dhe Spanja kanë planifikuar për vite me ...
Bill Gates nuk do të mbajë fjalimin e tij të planifikuar n...
Një muaj pas nënshkrimit ceremonial të Kartës së Bordit të...
Vetëm pak ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump kriti...
Tetë skiatorë që u zhdukën pas një orteku pranë liqenit Ta...
Një gjykatë e Koresë së Jugut pritet të japë vendimin e sa...
SHBA po përgatitet të tërheqë trupat e saj nga Siria gjatë...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh sot lidhur me gjyqin që...
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka thënë të mërkur...
Reshje të dendura dëbore kanë mbuluar qytetin e Bukureshti...
Shtëpia e Bardhë ka reaguar pasi Vatikani ka deklaruar se ...
Një tragjedi është shënuar në një minierë në Nigeri. Të pa...
Një person ka vdekur dhe të paktën tetë fëmijë janë plagos...
Qeveria turke ka njoftuar një ndihmë financiare prej 100,0...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë të ...
Bisedimet midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së që synojnë t'...
Statusi i strukturave dhe shërbimeve shëndetësore dhe arsi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...